Janë mbi 670 mijë pensionistë në të gjithë vendin që duke nisur nga muaji tetor do të marrin pagesat e reja mujore, në të cilat është pasqyruar edhe rritja me 6 për qind (indeksimi) i miratuar vetëm pak ditë më parë nga Këshilli i Ministrave. Vendimi me kategoritë që kanë të drejtë të përfitojnë nga ky indeksim është zbardhur tashmë në Fletoren Zyrtare të Qeverisë. Sikundër edhe është deklaruar, ndarja e shtesave do të nisë gjatë muajit tetor, por që rritja do të përfshijë pensionin e muajit shtator. Ndarjen e plotë të të gjitha kategorive përfituese e gjeni të detajuar në vijim të shkrimit.
Krahas kategorive që janë aktualisht pjesë e skemës së përfitimeve të sigurimeve shoqërore, indeksimin e pensionit në masën gjashtë për qind e përfitojnë edhe pensionet që do të caktohen pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi dhe në vazhdim, me kusht që data e fillimit të pensionit të jetë deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, përfshirë edhe këtë datë.
Masa e re e pensioneve mujore
Sipas ndryshimeve të bëra, pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare, të caktuara sipas dispozitave të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me përjashtim të pensioneve, të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96, të këtij ligji, si dhe pensionet e pleqërisë të punonjësve të minierave në nëntokë, të caktuara me ligjin nr. 150/2014, që kanë datë fillimi të së drejtës deri më 31 dhejtor të vitit 2014 me indeksimin e ri të bërë nuk do të jenë më pak se 15 822 lekë në muaj dhe jo më shumë se 31 644 lekë në muaj.
Po sipas vendimit të zbardhur pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare, të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me datë fillimi deri më 31.12.2014, pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi nuk do të jenë më pak se 10 834 lekë në muaj, por jo më shumë se 15 822 lekë në muaj. Po ashtu edhe pensionet e parakohshme, të caktuara sipas ligjit nr. 10142 me datë fillimi nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi e në vazhdim, nuk do të jenë më pak se 15 822 lekë në muaj.
Vendimi gjithashtu përcakton se përfituesit e pensioneve, do të vazhdojnë të përfitojnë edhe kompensimet për të ardhura mujore minimale, në masën dhe kriteret e përcaktuara në vendimet e Këshillit të Ministrave nr. 401, datë 21.6.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”; nr. 763, datë 27.12.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve”; nr. 415, datë 27.4.2009, “Për rritjen e pensioneve”; nr. 474, datë 30.6.2010, “Për rritjen e pensioneve”, dhe nr. 17, datë 20.1.2007, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve të fshatit”, në atë masë që i kanë përfituar deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
Kompensimet për të ardhura mujore minimale, në masën dhe kriteret e përcaktuara në vendimet e Këshillit të Ministrave do t’i marrin edhe ata persona që do të përfitojnë pensione të parakohshme, sipas ligjit nr. 10142, datë 15.5.2009, me datë fillimi nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi e në vazhdim, me kusht që shuma e pensionit mujor të parakohshëm plus kompensimin e të ardhurave të jetë deri në 17 472 lekë në muaj.
Përfituesit e pensionit familjar, përveç pensionit të caktuar sipas dispozitave të ligjit nr. 7703 datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, do të marrin edhe kompensimet për të ardhurat dhe për ndryshimin e çmimeve, sipas kritereve të përcaktuara në vendime të posaçme të bëra ndër vite.
Me indeksimin e ri të bërë, shuma bazë e pensionit, e përcaktuar sipas pikës 2, të nenit 32, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi e në vazhdim të jetë 8 588 lekë. “Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 tetor 2022”, përcaktohet në vendimin e zbardhur në Fletoren Zyrtare.
Somarjo:
Ndarja e shtesave në masën 6 për qind do të nisë gjatë muajit tetor, por që rritja do të përfshijë pensionin e muajit shtator. Autoritetet e Institutit të Sigurimeve Shoqërore bëjnë me dije se krahas kategorive që janë aktualisht pjesë e skemës së përfitimeve të sigurimeve shoqërore, indeksimin e pensionit në masën gjashtë për qind, e përfitojnë edhe pensionet që do të caktohen pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi dhe në vazhdim, me kusht që data e fillimit të pensionit të jetë deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, përfshirë edhe këtë datë.
Indeksimin në masën 6 % do ta përfitojnë:
- Të gjitha pensionet e caktuara sipas ligjeve nr. 4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, nr. 4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, dhe nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
- Pensionet sociale, të caktuara në përputhje me ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
- Përfituesit e shtesës mujore, të përfituar me vendimin nr. 326, datë 21.6.1993, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret e trajtimit të invalidëve të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar”.
- Pensionet e caktuara me dekretin nr. 758, datë 1.2.1994, të Presidentit të Republikës, “Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut”; d) shtesës mbi pension, të dhënë sipas nenit 33, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
- Përfituesit e shtesave mbi pension, të dhëna sipas neneve 38, 39 dhe 48, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 24, të ligjit nr. 4171, datë 13.6.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”.
- Pensionet e caktuara dhe të rillogaritura me ligjin nr. 10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me përjashtim të pensioneve, të caktuara me nenin 21 të këtij ligji.
- Përfituesit e trajtimeve të veçanta financiare të familjeve të pilotëve fluturues, të caktuara sipas ligjeve nr. 8455, datë 4.2.1999, “Për një trajtim të veçantë të familjeve të pilotëve, që humbasin jetën në përmbushje të detyrës, gjatë fluturimit”, të ndryshuar, dhe nr. 9128, datë 29.7.2003, “Për një trajtim të veçantë financiar të pilotëve fluturues, në pension”, të ndryshuar.
- Përfituesit e trajtimeve të veçanta financiare, të caktuara sipas ligjit nr. 9361, datë 24.3.2005, “Për një trajtim të veçantë financiar të efektivave, oficerë dhe nënoficerë, lundrues të nëndetëseve dhe polumbarëve të Forcave Detare në pension”.
- Përfituesit e trajtimeve të veçanta financiare të punonjësve të minierave, të caktuara sipas ligjit nr. 8685, datë 9.11.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, të ndryshuar.
- Përfituesit e pensioneve të pleqërisë të punonjësve të minierave, të caktuara me ligjin nr. 150/2014, datë 6.11.2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”.
- Përfituesit e trajtimeve të veçanta financiare, të caktuara sipas ligjit nr. 9179, datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”, të ndryshuar.
- Përfituesit e pensioneve suplementare, të caktuara sipas ligjit nr. 10139, datë 15.5.2009, “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë”.
- Përfituesit e pensioneve suplementare, të caktuara sipas ligjit nr. 8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar.
- Përfituesit e shpërblimit, të caktuar sipas ligjit nr. 7874, datë 17.11.1994, “Për statusin e veteranit të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar”, të ndryshuar.
- Përfituesit e pensioneve shtetërore të posaçme, të caktuara në përputhje me nenin 5, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
- Përfituesit e përfitimeve, të caktuara sipas ligjit nr. 29/2019, “Për trajtimin financiar suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”.
- Përfituesit e trajtimeve të veçanta financiare, sipas neneve 5/1/a dhe 5/1/b, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
- Përfituesit e trajtimit financiar, sipas shkronjës “a”, të pikës 1, të nenit 10, të ligjit nr. 129/2021, “Për statusin ‘Fëmijë në përkujdesje të Republikës’”.
- Indeksimin, sipas përcaktimeve të pikës 1, të këtij vendimi, e përfitojnë edhe pensionet që do të caktohen pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi e në vazhdim, me kusht që data e fillimit të pensionit të jetë deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, përfshirë edhe këtë datë.

Pershehdetje. Sipas VKM per indeksimin e pensioneve, e perfitojne indeksimin oer shkak te inflacionit nga muaji tetor 2022 edhe pensionet suplementare te punonjesve me tituj akademike. Une jam profesor, ne fillim tw muajit tetor ne e albania tek rubrika pensioni I’m ishte indeksuar pensioni suplementar, por 3 jave me vone kur u be pagesa neoermjet BKT ku une kam llogari, rezultoi I pandeyshuar dhe po ashtu wdhe ne faqen time ne ealbania. Pyetja ime eshte: a duhet te indeksohet ky pension ne frymen e ligjit te miratuar. Ju falenderoj