Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shtetet e Evropës ku hotelet dhe restorantet janë më të lirat e të shtrenjtat, si renditet Shqipëria e Kosova
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Shtetet e Evropës ku hotelet dhe restorantet janë më të lirat e të shtrenjtat, si renditet Shqipëria e Kosova
EkonomiKryesoreShoqëri

Shtetet e Evropës ku hotelet dhe restorantet janë më të lirat e të shtrenjtat, si renditet Shqipëria e Kosova

Published: December 26, 2022
Shpërndaje

Teksa jemi në ditët e fundit të vitit, shumë persona planifikojnë ta kalojnë festat në shtëpi, të tjerë në lokale, por ka edhe prej atyre që nuk ngurrojnë të udhëtojnë.

Evropa ka shumë alternativa, disa të lira, mesatare apo dhe shumë të shtrenjta.

Eurostat ka publikuar indeksin e çmimeve të restoranteve dhe hoteleve, të matura sipas fuqisë blerëse, ku si bazë krahasimi merret mesatarja e Bashkimit Evropian (BE=100).

Shteti më i shtrenjtë në Evropë është Zvicra, ku hotelet dhe restorantet kushtojnë sa 168% e mesatares evropiane.

Shpenzimet nominale për banor për hotele e restorante në vitin 2021, sipas Eurostat, në Bashkimin Evropian ishin 1067 euro, ndërsa në Zvicër i kalojnë 2,200 euro.

Në nivele të ngjashme me Zvicrën janë dhe shtetet nordike dhe Islanda, ku duhet të paguani 32-66% më shumë sesa mesatarja e Bashkimit Evropian.

Më shumë sesa mesatarja duhet të paguani edhe në Belgjikë (123%), Francë (121%), apo Austri ( 116%).

Në Itali, Angli, apo në Gjermani, çmimet e hoteleve e restoranteve luhaten rreth mesatares së Bashkimit Europian.

Në Qipro dhe Maltë treguesi zbret në rreth 90% të mesatares evropiane dhe në Greqi dhe Kroaci, luhatet në rreth 81-84%.

Portugalia është një nga vendet më të lira të Bashkimit Evropian për të qëndruar në hotel dhe për të shkuar në restorante, me rreth 73% të mesatares evropiane. Për disa vite me radhë kryeqyteti i Portugalisë, Lisbona, u rendit si një nga destinacionet kryesore të Evropës.

Rajoni nuk kushton

Vendet e rajonit në përgjithësi janë ndër më të lirat në Evropë, ku akomodimi dhe ushqimi kushton mesatarisht sa gjysma apo më pak e mesatares evropiane.

Më të shtrenjtat në rajon janë Mali i Zi, me rreth 57% të mesatares Evropian dhe Serbia dhe Bosnja me 55%.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë jo vetëm më të lirat në rajon, por edhe ndër më të lirat në Evropë, me 46.2% të mesatares evropiane.

Sipas Eurostat, Të dhënat e Eurostat tregojnë se Shpenzimet nominale për banor për hotele e restorante në vitin 2021 në Shqipëri ishin 185 euro.

Vitet e fundit vendi ynë është bërë një destinacion tërheqës për turistët nga e gjithë bota, që vijnë të shijojnë jo vetëm bukuritë natyrore, por edhe çmimet ende më të lira se në shumë shtete të tjera të Europës.

Për 11 mujorin, sipas INSTAT, vendin e vizituan një numër rekord prej 7.1 milionë të huajsh, duke tejkaluar me 17% edhe nivelin e para pandemisë, raporton Monitor.

Shifrat për Kosovën mungojnë, por renditje të tjera tregojnë se niveli i çmimeve është pak më i lirë sesa Shqipëria.

Më e lira në Evropë është Turqia

Turqia është destinacioni i shumë shqiptarëve si gjatë verës ashtu dhe në periudha festash. Dhe jo më kot. Akomodimi dhe ushqimi në Turqi është më i liri në Evropë, me vetëm 42% të mesatares evropiane.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • 3D says:
    December 26, 2022 at 1:28 pm

    Dihet përse se shqiptarët kanë investu vetëm në ndërtim në shte të EU ndërtimi merret si damtim teritori dhe si kapital i vdekur

    Reply
  • Andis says:
    December 26, 2022 at 4:44 pm

    Keni harruar edhe Estonine dhe Moldavine kur cmimet jane te ulta

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Përvojë transformuese”! Turistë të huaj i bashkohen protestës
  • “E keni kokën e mbushur plot me gënjeshtra”, Rama përplaset me gazetaren nga Rumania
  • MPJ e Iranit këshillon Ramën “të qetësohet”: Trego respekt për popullin tënd, mos na përdor ne si kokë turku
  • Zbardhet zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, u mor peng dhe dyshohet se është ekzekutuar
  • GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg bashkëpunëtorin e drejtësisë

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Thirrje moderatorit on Shqipëria e bukur është në shesh
  3. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  4. Detari on Shqipëria e bukur është në shesh
  5. Thash_e_S'them-e-xhiU on MPJ e Iranit këshillon Ramën “të qetësohet”: Trego respekt për popullin tënd, mos na përdor ne si kokë turku

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?