Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shtohen forcat e policisë dhe EULEX-it afër barrikadës në veri të Mitrovicës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shtohen forcat e policisë dhe EULEX-it afër barrikadës në veri të Mitrovicës
AktualitetKosovë

Shtohen forcat e policisë dhe EULEX-it afër barrikadës në veri të Mitrovicës

Published: December 29, 2022
Shpërndaje

Lëvizje të shpeshta të automjeteve të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it shihen afër barrikadës të vendosur dy ditë më parë tek udhëkryqi afër shkollës teknike në veri të Mitrovicës.

Barrikada vazhdon të qëndrojë në këtë vend, ndërsa shihen edhe persona civilë nga ajo pjesë të cilët kanë shtuar lëvizjet e tyre pranë barrikadës.

Situata e sigurisë aktualisht është e qetë. Policët janë duke vazhduar patrullimet nëpër zonat e banuara me popullatë të përzier në veri të Mitrovicës, duke ofruar kështu rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim.

- Publicitet -

Barrikadat në veri, që u bënë pengesë për lirinë e lëvizjes, duket se po numërojnë orët e fundit. Kështu të paktën ka lënë të nënkuptohet nga fjalët e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, që dha një afat kohor deri të premten mbrëma se kur do të mund të hiqen.

“Për 24 orë apo 48 orë do të hiqen barrikadat”, tha ai pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova të mërkurën mbrëma në kazermën e Ushtrisë Serbe në Rashkë, afër kufirit me Kosovën.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se është çështje orësh heqja e barrikadave në veri të vendit. Ajo tha se nëse nuk hiqen barrikadat, institucionet e Kosovës do të veprojnë për shkak se sipas saj, sa më shumë që të mbesin barrikadat aty, aq më shumë po rrezikohet jeta e qytetarëve.

Këto deklarime erdhën pas ndryshimit të masës së sigurisë për ish-policin Dejan Pantiq, i cili u arrestua më 10 dhjetor si i dyshuar për terrorizëm dhe sulm ndaj institucioneve të Kosovës. Pushteti akuzoi gjyqësorin për ndryshimin e masës, ndërsa opozita fajësoi qeverinë për marrëveshje të fshehtë me Serbinë.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Haga i dënoi me 81 vite burg, Kurti reagon pas vendimit për ish-krerët e UÇK-së
  • Ringrihet sërish Bordi i Transparencës
  • “Sot u dënuan çlirimtarët”, vajza e Jakup Krasniqit shpërthen pas vendimit në Hagë
  • Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar
  • Vendimet e Hagës për ish-krerët e UÇK, vjen reagimi i parë nga qeveria Kurti

Komentet e Fundit

  1. xxx on VIDEO: Vendimet e Hagës, si reaguan ish-krerët e UÇK kur u komunikuan dënimet përkatëse
  2. xxx on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar
  3. BARDI on “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit
  4. xxx on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar
  5. nastradini on Gjykata e Hagës shpall Hashim Thaçin fajtor e dënon me 25 vite burg. Dënohen edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?