Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shtohen mashtrimet në emër të bankave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Shtohen mashtrimet në emër të bankave
AnalizaKronikeLajmi i fundit

Shtohen mashtrimet në emër të bankave

Published: August 17, 2026
Shpërndaje

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) u ka bërë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm, pasi janë shtuar tentativat e mashtrimit që përdorin emrin dhe identitetin e bankave për të vjedhur të dhënat personale dhe financiare.

Sipas AKSK-së, ditët e fundit janë evidentuar më shumë raste të fushatave të njohura si “phishing” dhe “smishing”, ku qytetarëve u dërgohen mesazhe SMS ose email që duken sikur vijnë nga banka që ata përdorin.

Në këto mesazhe përdoren logoja, emri dhe identiteti vizual i institucioneve bankare për t’i bërë ato sa më bindëse. Zakonisht pretendohet se ka pasur aktivitet të pazakontë në llogarinë bankare, se shërbimi është bllokuar ose se klienti duhet të konfirmojë urgjentisht të dhënat e tij.

- Publicitet -

Qëllimi i këtyre mesazheve është t’i bindin qytetarët të klikojnë në lidhje mashtruese ose të japin informacione konfidenciale, si PIN-in, fjalëkalimet, kodet OTP apo të dhënat e kartës bankare.

Për këtë arsye, AKSK u bën thirrje qytetarëve të mos reagojnë menjëherë ndaj mesazheve që krijojnë ndjesinë e urgjencës dhe të mos ndajnë asnjëherë të dhënat e tyre bankare përmes SMS-ve, email-eve apo telefonatave.

Autoriteti këshillon që çdo komunikim i dyshimtë të verifikohet vetëm përmes kanaleve zyrtare të bankës, ndërsa përpara se të hapet një lidhje, qytetarët duhet të kontrollojnë me kujdes adresën e faqes ku po drejtohen.

Nëse dikush dyshon se ka dhënë të dhëna sensitive, AKSK rekomandon të kontaktojë menjëherë bankën për të marrë masat e nevojshme.

“Siguria e të dhënave financiare fillon me kujdesin ndaj çdo komunikimi të dyshimtë. Përpara se të klikoni ose të ndani informacion, ndaloni dhe verifikoni”, apelon Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Anonymous says:
    August 17, 2026 at 3:07 am

    Ketu afer pallatit, ku une banoj, dikur ishte nje shkolle private, ” Meridian” e kishte emrin. Ashtu si shume institucione private mesimore, qe lene shume per te dyshuar, per nivelin e mesimdhenjes, programet mesimore, kategorite e qytetareve qe i frekuentojne, karakteristikat perzgjedhese te nxenesve qe duhet te frekuentojne keto lloj institucionesh private mesimore nuk kaluan asnjehere ne siten shteterore te kontrollit dhe konkurrences.
    Psh. nese ne institucionin privat mesimor te ” Meridian” do te zhvillohej nje ore mesimi ne Histori -Politike per ish lideret Abdullah Ocalan, lideri i partise PKK te Kurdistanit dhe Muhamar Kadaf ish liderit te Libise, ne menyre paralele i shtohet nje ngjarje historike shqiptare e ” Masakres se Tivarit”, Durresi do te shfarosej teresisht, Dhe historia do te fillonte ne nje lokal qe dikur ne 2010 une e frekuentoja per ” historine qe do te shkruhej dhe paralajmerimet” e buducnost…” Bar Tivari”

    Reply
    • Haxhi ta hy says:
      August 17, 2026 at 12:47 pm

      I shkreti ti ANONIM ngele e anonim do vdesesh po dil ketej nga M.SHyri te pallohesh nje her me K….se do kenaqesh o ANONIM.

      Reply
    • Haxhi Peza says:
      August 17, 2026 at 12:48 pm

      I shkreti ti ANONIM ngele e anonim do vdesesh po dil ketej nga M.SHyri te pallohesh nje her me K….se do kenaqesh o ANONIM.

      Reply
  • Tirona says:
    August 17, 2026 at 4:40 am

    Masa e pensionit sipas ISSH ishte perpara dt.8/7/2026 me e madhe se masa e pensionit qe me jep banka. Mbas kesaj date , pasi informova banken masat u barazuan ne te njejten vlere qe .e jepte banka.A ka mundesi qe edhe banka te nderhyje ne pasqyrat e ISSH?

    Reply
  • Varicarious albanian says:
    August 17, 2026 at 12:52 pm

    Nuk ka mundesi, nuk ndodhin keto gjera ne Shqiperi. Te kap shteti dhe te shtrydh koqet… Ne jemi ne vend te pare per sigurine kibernetike.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rishikimi që prek 106 nenet, cilat janë ndërhyrjet kyçe që vështirësojnë hetimet kundër korrupsionit
  • A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  • “Është sistem alarmi, unë këtu fle me gocën…” Hila i kreu vetë filmimet, si gënjeu kur miku i tij i zhveshur vuri re kamerën e fshehur
  • E pazakontë: I mbijeton dy herë dozave të helmit, dështon ekzekutimi i të dënuarës në SHBA
  • Shkoi të inauguronte kardiokirurgjinë, Rama pritet me protesta

Komentet e Fundit

  1. Muradie on Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”
  2. Qamili vogel on Nga falsifikimet në Seman te hektarët në Palasë, biznesmenit i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”
  3. xxx on 16 kulla mbi 15 kate marrin leje, Tirana kryeson listën e projekteve të reja
  4. xxx on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  5. Buda on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?