Në vitin 2023, gjysma e pensionistëve morën pagesa të pjesshme, për arsye se nuk kanë arritur të përmbushin kriteret e ligjit për Sigurimet Shoqërore për përfitimin e pagesave të plota.
Të dhënat zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore tregojnë se që nga zbatimi i reformës së pensioneve, përqindja e pensionistëve me pagesë të pjesshme është rritur ndjeshëm.
Më 2014 kishte 460,736 pensione pleqërie gjithsej, teksa 28% e tyre, ose 128,214 morën pagesa të pjesshme.
Përqindja e pensionistëve me pagesa të pjesshme nga 28% në vitin 2014, arriti në 50% më 2024.
Ekspertët e sigurimeve shoqërore pohojnë se kjo përqindje do të zgjerohet më tej gjatë viteve në vijim, pasi aktualisht po del në pension brezi i tranzicionit që ka punuar në të zezë ose ka paguar shumë pak sigurime, duke mos përmbushur kriteret.
Shumica e pensionistëve po përfundojnë me pagesa mujore afër pensionit minimal dhe atij social.
Personat që dolën në pension gjatë vitit 2023 morën pagesë mesatare rreth 15,569 lekë, vlerë kjo 15% më e ulët se pensioni mesatar për të gjithë pensionistët.
Teksa një numër gjithnjë e më i madh pensionistësh po marrin pagesa të pjesshme, nga ana tjetër, qeveria dhe sektori privat kanë përshpejtuar ritmet e rritjes së pagave, duke thelluar më tej pabarazinë në të ardhura ndërmjet pensionistëve dhe të punësuarve.
Mosplotësimi i kritereve për pension të plotë rrezikon të rrisë varfërinë në moshat e vjetra, teksa vendi ynë nuk ka të zhvilluar mbrojtjen sociale dhe qendrat e kujdesit për të moshuarit.
Gjithashtu shoqëria civile mbetet e paorganizuar për të ofruar mbështetje për moshat e treta, si në vendet e tjera të zhvilluara.
Skema e sigurimeve shoqërore lejon që të gjithë personat të cilët nuk i kanë plotësuar vitet e nevojshme të punës sipas ligjit, të përfitojnë pension të pjesshëm të pleqërisë.
Kjo do të thotë se ata do të marrin pensionin për aq vite pune sa kanë investuar në skemë, por jo më pak se 15 vite gjithsej.
Personat që kanë periudha sigurimi, kanë të drejtën e përfitimit të pensionit të pjesshëm të pleqërisë kur plotësojnë moshën 65 vjeç për burrat dhe 60 vjeç për gratë.
Sipas ligjit për Sigurimet Shoqërore, ata duhet të kenë jo më pak se 15 vjet periudha sigurimi dhe jo më shumë se 35 vjet periudha sigurimi dhe të jenë tërhequr nga veprimtaria ekonomike.
Për përfitimin e pensionit të plotë të pleqërisë duhen së paku 38.2 vite sigurime këtë vit për të përfituar pension të plotë dhe deri në vitin 2030 do të duhen 40 vite punë me sigurime, kritere që nuk po përmbushen nga pjesa më e madhe e personave që dalin aktualisht në pension.
Monitor
Na darovit ndonje gje te vogel per Bajram,o Edi! Te shtofte perendia turizmin tyja!
Pse ne pensioniste ki shtet qe nuk na pret ne zyra,nuk na e shjegon unline se pensioni im eshte x leke!?Drejtori e Sigurimeve e Tiranes.gov,al,nuk denjon as te na prese,e as te na ktheje pergjigje ne muaj te tere!?Pse eshte hapur kjo adrese qeveritare!?
Me jeqja eshte se ne oensioniste as direkt,as online ky shtet nuk na hep shojegime ose eshte x keje pensioni yne mjeran.Na drejtijne ne shkurte e driza private per shpjegime!?
Nuk e kuptoj c’fare lloj qeverisje Rama eshte.As komuniste dhe aq me keq kapitaliste.
Qeveria paska vendosur te hedhe qindra milion euro per zgjerim rrugesh nacionale.
Dihet qe keto rruge u ndertuan sipas nje projekti dhe u pagua .Firma qe nderton keto rruge me kontrate jep garanci per disa vite,ne rast te kundert pergjigjet me shpenzimet e saj.
Ne se kontrata eshte p.sh.per 10 vjet ,asnje nuk ka te drejte te vere dore duke nderhyre ne projekti themelor.
Nuk ka nevoje per zgjerim rruge.Kjo rregullohet duke vendosur tabela kufizim te shpejtesise,si e ka gjithe bota.
Keshtu kursehen parate dhe I kalon tek fukaraj.
E dyta :Shitja e naftes se Shpiragut dhe parate e fituara qeveria I kalon ne mireqenien e popullit dhe jo duke rritur rrogat e qeverise.
Cte besh psikollogjia e kapitalizmit, kur nuk prodhon dhe nuk i vlen per asgje te hedhin poshte. Mos prit humanizem.
Gjate kovidit, ne shtepite e pleqeve, i lane pleqte e shkrete me jave pa ngrene, te mos permendesh higjen personale. i braktisen sa hyri ushtria. Nuk u morre vesh sa shkuan ne ate bote, por me shume se 50%.
Por ky i yni eshte me i sofistikuar, ky te pakeson racionin e bukes dhe ta merr shpirtin dale e ngadale.
550 mije pensionistet shqiptare martin ne total shifren ne euro sa per 50 mije italiane. Kaq i kushtojne shtetit te shqetesuar se jane shtuat shume!
allbania urupiane, histori suksesi
Të rinjtë duhet të ngrihen në protestë për prindërit e tyre. Atë që nuk bëri ky brez për prindërit e tij (që shkuan dhe po shkojnë në atë botë të skamur) po e pëson tani. Që brezat e sotëm të mos ta pësojnë këtë tragjedi duhet të ngrihen tani, se me djersën e gjakun e këtyre pensionistëve u bënë agallarë(pa u thënë njeri puna e mbarë) këta horra politikanë. Normalisht, jemi kaq të varfër se vet këta që sot e gjithë ditën aprovojnë ligje i nxjerrin në interes të një kaste politikanësh, një klasë hajdutësh që s’kanë të ngopur. Pra bëheni në traditë o njerëz, qe të ngriheni për prindërit tuaj, që fëmijët tuaj të ngrihen për ju. Një popull që fle meriton të vdes. Ata politikanë horra janë pasuruar nga puna e shqiptarëve, kush popull tjetër në Europë mund ta pranonte këtë poshtërsi? Politika po i shërben vetes dhe një pakice servilësh politike dhe populli për ta është një numër. Ky vend ka mundësi të jetojnë të gjithë me dinjitet, por kur të gjithë kërkojnë atë që u takon. Pajtimi me këtë situatë është mungesë e ekzitencës si qenie njerëzore.
Ne shqiptareve, sidomos ne pensionisteve shqiptar as qe na behet vone se sa pension marrim, per ne ka rendesi qe qeveitaret e politikanet tane te jetojne pa probleme. Per ne ka rendesi te madhe lufta ne Ukraine e ne Gaza. , per ne ka rendesi qe bota po na vlereson duke bere samite ne vendin tone, per ne ka rendesi qe navijne sa me shume turiste et te kenaqen investitoret strategjik pa pune e madhe ne kemi ndonje perfitim ne si popull. Mua me intereson te zgjerohen rruget neper fshatra, te ngrihen hotele me sa me shume kate pavareisht se s’kam as patente e jo makine dhe se marr 93200 leke te vjetra ne muaj. Un (ndoshta dhe ju komentuesit patronazhiste) jam gati bar te ha e ti fal dite nga ditet e juaja mjafton qe Ramen ta kemi shendosh e mire e ne krye te partise , TE RROJE PARTIA ME SHOKUN EDVER,, me falni,te rroje dhe kolonelkapter Temja.
Te gjithe komentuesit ketu jane pensionista lol. vk…
Rinia jashte vendit penaionistat meren me sali-rama nen hijen e minareve.