Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shtrenjtimi i sheqerit me 3.5%, grosistët: Çmimi, i stabilizuar për 2-3 muaj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shtrenjtimi i sheqerit me 3.5%, grosistët: Çmimi, i stabilizuar për 2-3 muaj
AktualitetEkonomi

Shtrenjtimi i sheqerit me 3.5%, grosistët: Çmimi, i stabilizuar për 2-3 muaj

Published: September 21, 2022
Shpërndaje

Pak ditë më parë Bordi i Transparencës dhe Monitorimit të çmimeve për produktet e shportës shtrenjtoi rreth 3,5% çmimin e sheqerit krahasuar me muajin qershor. Për muajin shtator sipas vendimit të fundit të bordit çmimi i shitjes së sheqerit është 118 lekë nga 114 lekë për kg që tregtohej më parë.

Në fillim të muajit qershor, konkretisht më 10 qershor, Bordi i Transparencës kishte marrë vendim për uljen e çmimit të sheqerit me 16% nga 121 lekë në 104 lekë për kg. Për shkak të  rënies së çmimit, disa dyqane të pakicës dhe supermarkete për disa javë të muajit qershor nuk mundën të tregtonin sheqerin, për shkak të mosfurnizimit nga pikat e tregtimit me shumicë.

Mungesa e sheqerit u kthye në shqetësim edhe për konsumatorët të cilët ato ditë në disa pika pakice nuk kanë mundur të blejnë produktin. Distributorë e produkteve ushqimore në Shqipëri sqaruan se mungesa e produktit në treg nuk u ndikua nga problemet me importet, por për shkak të çmimit nën koston e furnizimeve të përcaktuar nga Bordi i Transparencës.

- Publicitet -

Përfaqësues të kompanisë “Ferro & Co” një nga importuesit më të mëdhenj të sheqerit në vend të kontaktuar nga “Monitor” pohuan se aktualisht shtrenjtimi i çmimit është ndikuar nga rritja e çmimit në bursa. Grosistët nuk arrijnë të parashikojnë se çfarë do të ndodhë në muajt në vijim me çmimin e sheqerit në tregjet e huaja. Por sipas tyre të paktën për 2-3 muaj çmimi do të jetë i stabilizuar në këto nivele për shkak të kohëzgjatjes së furnizimeve.

Produkti tjetër ushqimor çmimi i të cili monitorohet nga bordi është edhe për miellin masiv. Në vendimin e muajit shtator çmimi i miellit u ul në 83 lekë nga 90 lekë për kg që ishte përcaktuar më 10 qershor. Rënia e çmimit është ndikuar nga ndryshimet e çmimeve të grurit në tregjet e huaja. Pas përfundimit të sezonit të korrjeve çmimet pësuan rënie të lehtë, duke u kotuar nën nivelin e 400 USD/ton.

Stabilizohet çmimi i vajit

Prej disa muajsh sakaq stabilizim ka shënuar edhe çmimi i vajit të lulediellit. Pas rritjeve të njëpasnjëshme të çmimit, për muajin korrik vajit i lulediellit arriti 280 deri 290 lekë për litër nga 370 deri 380 lekë për litër që shitej më parë. Tendenca rënëse e çmimit nisi që në mesin e muajit qershor, ku çmimi i shitjes së vajit nga 381 lekë arriti në 370-375 lekë/litër (rënia 1,6 -3 %). Ndërkohë çmimet e shitjes së vajit vijojnë të jenë në nivelet e 280 deri 290 lekë për litër.

Importuesit pohojnë për Monitor se stabilizimi i çmimit është ndikuar nga importet e vajit në Ukrainë. Në kahun tjetër kostot e larta të transportit rrugor dhe vështirësitë e importit në këtë periudhë vijojnë të mbajnë çmimin e furnizimit rreth 20% më të lartë se në periudhë normalitetit. Grosistët thonë se nëse kostot e transportit nuk do të ishin të larta, vaji në Shqipëri do të vinte me çmim më të lirë.

Çmimet e larta të vajit të lulediellit dhe krijimi i rezervave familjare për shkak të panikut ndikoi te rënia e konsumit të këtij produkti. Për muajin gusht importuesit pohuan se konsumi ishte rreth 30-40% më pak se vjet. Për muajt janar-qershor 2022 konsumi ra 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021-it. Ndërkohë për shkak të informalitetit të lartë dhe mungesës së marketimit të shitjes fermerët shqiptare që posedojnë disa rrënjë ullinj kanë ende stok të pashitur në shtëpitë e tyre vajin e ullirit vendas. Përfaqësues të hoteleve në qytetin e Beratit pohuan se shumë fermerë kanë të depozituara në shtëpitë e tyre 400 deri 500 litra vaj ulliri të pashitur, pasi mungon orientimi për tregtimin e tij.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Është ndaluar disa herë por është liruar për një rastësi, çfarë e tradhtoi këtë herë vrasësin e trefishtë
  • Djali u përfshi në sherr, babai 69-vjeçar humb jetën nga një ndalim zemre
  • Ish-krahu i djathtë i Ilir Prodës shpallet në kërkim pas një incidenti në Dhërmi
  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?