Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama: Do japim deri 100 milionë euro mbështetje për bujqësinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rama: Do japim deri 100 milionë euro mbështetje për bujqësinë
Lajmi i funditPolitike

Rama: Do japim deri 100 milionë euro mbështetje për bujqësinë

Published: December 22, 2025
Shpërndaje

Pas çeljes së Grupit të Kapitullit 5 në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare, bujqësia shqiptare hyri në një fazë të re reformash, me fokus tek kapitujt 11, 12 dhe 13, të cilat lidhen me përgatitjen e sektorit drejt standardeve të Bashkimit Europian.

Në aktivitetin “Me fermerët në Shqipërinë 2030”, kryeministri Edi Rama prezantoi mekanizmat praktikë për mbështetjen e fermave, duke theksuar rritjen e mbështetjes së drejtpërdrejtë deri në 100 milionë euro dhe përdorimin e platformës Euro Agro Albania si një instrument të ri koordinimi dhe informacioni për fermerët.

Sipas kryeministrit, çdo projekt i duhur do të financohet, ndërsa Euro Agro Albania do të shërbejë si udhërrëfyes për standarde, afate dhe procedura konkrete, duke krijuar një kanal të hapur dialogu mes fermerëve, AZHBR-së dhe institucioneve financiare.

- Publicitet -

“Me rritjen e mbështetjes së drejtpërdrejtë që duam ta çojmë deri në 100 milionë euro, me mbështetjen e Bankës së Zhvillimit dhe të Bankës së Shqipërisë, që ka vënë në dispozicion një kredi inovative dhe patjetër me mbështetje e AZHBR-së dhe të BE, do të kemi mundësinë që t’i vëmë në dispozicion fermës shqiptare një fakt që për askënd nuk do të jetë çështje lekësh dhe fondesh, për gjithkënd do të jetë një çështje të projekteve të duhura.

Çdo projekt që do të jetë i duhur dhe do të mbështetje me dije nga ana e aplikantit, nuk diskutohet që do të financohet në një mënyrë apo në një tjetër. Euro Agro Albania nuk është një faqe e re interneti, por është një instrument që të gjithë ju dhe të gjithë ata që janë në fermë dhe punojnë duan që të rrisnin prodhimin, cilësinë, eksportet, kapacitetet dhe fondet duhet që ta marrin ta përdorin dhe ta kthejnë në një nga instrumentet e punës së tyre.

Është një udhërrëfyes për të gjithë ju, është një burim informacioni për standarde, afate dhe detyrime konkrete. Është një kanal dialogu, ku çdo kush mund të hyjë aty, të pyesë dhe të marrë përgjigje. Është një mjet koordinimi që mes jush dhe nesh, mes AZHBR-së ka një ndërveprim të vazhdueshëm. Është një derë e re e hapur për të gjithë ju. Është një derë që ka ekzistuar gjithmonë, që ka një qasje dhe një frymë të re për dispozicionin tuaj”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi rëndësinë e përgatitjes për ndryshimet që sjell anëtarësimi në BE, duke paralajmëruar se prodhimet që nuk përmbushin standardet nuk do të pranohen më në tregun europian. Po ashtu, ai prezantoi edhe disa nga ndryshimet konkrete që qeveria po implementon, mes të cilave, finalizimi i regjistrave kombëtarë të fermave dhe kafshëve.

“Çfarë do të bëjmë ne konkretisht? Sepse janë dy anë të të njëjtës medalje. Ne do të bëjmë sistemin e integruar të administrimit të kontrollit, do të finalizojmë regjistrat kombëtarë të fermave, parcelave dhe të kafshëve. Është një punë e nisur dhe do ta finalizojmë. Do të ndërtojmë deri në fund laboratorët e akredituar nga BE.

Sot kemi një nivel krejt tjetër të analizës me Institutin, etj, por duhet të përfundojë gjithë projekti i laboratorëve dhe do të shtyjmë shumë fort, në projektin e shërbimeve këshillimore në terren dhe do mbështetemi tek Universiteti Bujqësor i Tiranës. Ku besojmë se vit pas viti do kemi gjithmonë e më shumë aftësi, për të na udhëhequr, neve si sektor publik dhe juve si sektor privat“, tha Rama.

Këshilla sipërmarrësve të sektorit bujqësor: Do ishte fatkeqësi…

Kryeministri Rama i këshilloi fermerët dhe sipërmarrësit e sektorit të mos neglizhojnë investimin në dijen dhe aftësitë e stafit të tyre.

“Nuk është diçka që duhet thënë se kështu e do muhabeti, por është diçka që del si mësim nga ajo çfarë kanë bërë të tjerët më parë. Mos lini pa investuar tek mendja e kompanisë, mos lini pa investuar tek fuqia njerëzore e kompanisë, mos lini ditë të kalojë pa trajnuar fuqinë njerëzore, pa sjellë diçka të re, sado të vogël në aspektin e të mësuarit, sepse dija është ajo që kur ka munguar, ka sjellë falimentim të menjëhershëm në momentin e hapjes së dyerve të BE-së. Thjesht dhe vetëm të vendoset dryni dhe nuk t’i pranon më njeri ato që prodhon, sepse nuk je më si sot. Sot je një fermer eksportues, që eksporton jashtë BE-së. Nesër do të prodhosh për BE-në, njëlloj si nga Lushnja për Tiranën. Nëse je ti problem për sigurinë ushqimore në Lushnjë, t’i bllokohesh në Lushnjë dhe mbaron. Do ishte fatkeqësi të vijë dita që Shqipëria të jetë anëtare në BE dhe qoftë një sipërmarrës i vetëm të thotë, nuk e dinim që do përballeshim me këto kushte të reja, nuk u përgatitëm për këto kushte të reja, apo nuk u informuam. Detyra jonë është t’ju informojmë. Detyra juaj është të informoheni. Detyra e përbashkët, që këtë ta shfrytëzojmë për të rritur kapacitetet që reciprokisht t’i vëmë në dispozicion të këtij sektori kaq jetik dhe kaq të rëndësishëm“, tha kryeministri.

Rama e përfundoi fjalën e tij duke uruar një vit të ri të mbarë dhe të suksesshëm për fermerët, familjet e tyre dhe punonjësit e sipërmarrjeve bujqësore.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
16 Comments
  • Berati says:
    December 22, 2025 at 12:07 pm

    Bastardi tenton perseri te genjeje. Ne ka nje gje qe e ka trenuar ajo pikerisht bujqesia. I peshtire.

    Reply
  • Humoristi says:
    December 22, 2025 at 12:49 pm

    Pararate do te administrohen nga ministreshat,nga te dashurit administratore strategjik!?Identik si dikur jevga e pd-se Sudja!?

    Reply
  • Urrah urraah urraah says:
    December 22, 2025 at 12:54 pm

    Akademia e barinjve po shkelqen! Te gjitha fondet e IPARDit u jane shperndare fermereve nje me nje te cilet te gezuar do ta nisin vitin 2026 me bollek e mbaresi! Bile ata pretendojne, mbi gjithe parashikimet, ta kalojne pllanin me 120%!
    Rrogte partia! Rrofte Lideri yne suprem!

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    December 22, 2025 at 1:18 pm

    Ky ka dale ketu qe te hutoje fshataret dhe te habise Nderkombetaret me konferenca,pasi IPARD JA KA NDERPRERE FONDET PER BUJQESINE,qe i vodhi te tera me Frida Grifshen dhe Ilir Beqen.
    ky Edvin Rama ka zevendesuar Ardit Gjebrene qe po qorrollis per 30 vjet popullin bixhozxhi,se cmimi i telebingos VITIT RI,per fshataret do shkoje do shkoje 100 miljon euro. Blini bileta llotarie o fshatare,por mos i therni lopet se na moret ne qafe me kosin Lufra dhe Mireli,qe nuk i ha as qeni.

    Reply
  • demo says:
    December 22, 2025 at 1:24 pm

    Po ku ka fermer qe te beson ty,o Edi!Ja,me gjej nje Fermer te vertete,qe ka perfituar nga Ato fondet e BE per bujqesine,qe i vodhet juve me Krifcen?Nje emer te vetem.

    Reply
  • Tartari says:
    December 22, 2025 at 1:26 pm

    Nje qind milion euro (100)? Shume pak!
    Ne nuk kemi takat te konkurojme ne industri me fuqite europiane, ne duhet te kemi nje Bujqesi te konsoliduar nese duam te perfitojme nga Turizmi!. C’duhet bere? Nje takim i perbashket Pozite-Opozote vetem per kete sektor, pastaj nje konference kombetare me eksperte te kesaj fushe, per te petcaktuar prioritetet kombetare ne kete sektor, ku te vendosen piketa te perbashketa, nga te cilat asnjera pale nuk duhet te terhiqet gjat qeverisjeve te alternuara, persa kohe ligjin 7501 e kane miratuar me konsensus te dy palet!

    Reply
  • intelektuali says:
    December 22, 2025 at 3:10 pm

    ME ENVERIN DHE BEQIRIN DREJT MAJAVE TE LARTA TE FITORJES NE 2030!

    Keshtu duket parrulla e cunit te Kristaqit, KILLERIT te Enverit ne nje kohe qe SPAK i ka dale nga dora dhe ja ka zbathur breket hajduterise se tij,

    njashtu:

    Si parrulla e Ramizit dhe Nexhmijes ne Kongresin e Vazhdimshmerise, kur Fatos Nano me Haki Tosken grabiten 340 ton lingota floriri nga Rubiku dhe e cuan me aeropllan ne Cyrih, Zvicer, pasi Caushesku dhe bashkeshortja e tij ishin pushkatuar ne Bukuresht te Muri i Turpit nga turma e babezitur per Drejtesi.

    Reply
  • intelektuali says:
    December 22, 2025 at 3:36 pm

    O @Tartari i Putinit (se Trartar tjeter nuk e di se ku mund te kete):

    100 milione euro te duken pak, si pare xhepi ty?

    SA TONELATA KOKAINE DUHET TE SHESESH NE BOTE O MAVRI?

    sepse:

    Nuk e di se ku do t’i gjeje keto qindra meleon euro gangsteri Edi Rama, ne nje kohe qe Shqypnia nuk prodhon dot nje gozhde per ta ngulur ne koken bosh te Tartarit te Putinit, hypur mbi kuaj qe zbriten ne Ballkan dhe therren burrat e Sllaveve te Jugut, palluan grate e tyre dhe krijuan Jugosllavine, Maqedonine dhe Bullgarine.

    Reply
  • Ramalluku i Surrelit says:
    December 22, 2025 at 3:57 pm

    U thashe ketyre eunukeve te mi,
    ku marr vesht une per Bujqesi?

    por ata ma shkruan fjalimin shpejt e shpejt,
    dhe une ate c’me shkruan ua lexova krejt,

    vetem se u thashe – jo me rrena me shume se 100 milion,
    por ata me siguruan – vazhdo se ky popull rrenat ti beson!

    Reply
  • Ppsh says:
    December 22, 2025 at 4:03 pm

    Hahaaaaa
    Vodhe 110 milion grante te BE qe dha per bujqesine sot ata kerkojne parate se nuk i shkuan bujqesise dhe po te kercenojne o kthe parate ose gjej autoret qe i vodhen
    Tani ti ke surrat e flet per bujqesine
    Po ti ske aftesi te investosh ne buqesi me parate e europes do e besh me buxhetin tend te dhjere

    Reply
  • Aldrinp says:
    December 22, 2025 at 4:14 pm

    Ky e ka me gjithe mend qe do ngreje Akademine Baritore.
    Po ben plan qe te vjedhi dhe 100 milione euro te tjera.
    Nga aja cka eshte bere, dhe cka per te bere..
    Investime ne mendje
    Ky qelbesira, qe drejtjuesit e shtetit i ka me dy klase shkolle, si Berberi dhe Benet Beci
    Ky qe i ka vene BE kusht te ktheje parate e vjedhura
    Kjo eshte pertej paciperise
    O qelbesire
    Stop vjedhjes se popullit shqiptar

    Reply
  • Ela says:
    December 22, 2025 at 4:17 pm

    Erdhen leket thote mafia ecccccccc atyyyyy

    Reply
  • Aldrinp says:
    December 22, 2025 at 4:19 pm

    Detyra jote nuk eshte te informosh si do falimentoje Bujqesia perballe BEse
    Sepse, pikerisht ky nuk duhet te jete Misioni jot. Te falimentosh bujqesine.
    Por, veprimtaria jote kunder Shtetit na u paraqitka si E LIGJSHME.
    Te informoj se do falimentosh.
    Cfare kuptimi ka kjo, or Antishqiptar i Felliqur?
    Detyra jote eshte te mbrosh Bujqesine Shqiptare nga falimentimi. Jo ta informosh qe do falimentoje
    Per kete i merr leket ti, o kurve e Dules?
    Grabit qindra miliona per ti informuar njerezit qe do shkaterroje bujqesine dhe ekonomine e vendit
    Kjo eshte e paimagjinueshme

    Reply
  • demo says:
    December 22, 2025 at 4:35 pm

    Ligji 7501 eshte c`bere me kohe..Keshtu me fletore zyrtare,qe ne vitin 1993,Realisht ka prapaveperuar edhe gjate sundimit te dyte te Berishes,2005-2013 me Te Ashtuquajturin Pretendim:Plotsim Toke. Paralelisht ketyre Ligjeve te PALIGJSHME,KA VEPRUAR DHE LIGJI TURMAVE BARBARE:TOKE E XANUN. Te gjitha keto gjema kunder Tokes shqiptare i intrigoi nje malok I Zi nga Lugu Zi,.Kujton se u be deti kos ,do marri pushtet per here te trete,se vjedh ky maskarai hajdut i Kristaqit.
    Pa mobilizuar Policine dhe Ushtrine,tu ktheje token,livadhet,pyjet,cifliqet,pronareve me Tapi te Zogut dhe katundaret zaptues me gjithe rrugacerine e tokave,te shkojne ne picket te semes,andej nga kane ardhur,HIQENI NGA MENDJA SE BEHET BUJQESI E BLEGTORI NE KETE VEND.
    Edi Rama le te jape mend per standartet e BE te prodhimit Bujqesor,se me bukur se jep mend nje,qe s`ka mbjelle ne jeten e tij nje rrenje trendafili,nuk flasin dot as Agronomet,.Ktheji Token Pronarit,po deshe te shohesh bujqesi dhe Blegtori.
    Hesapet behen me te Zotin e Tokes,Nuk behen me qiraxhine!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply
  • Dursakja says:
    December 23, 2025 at 12:53 am

    Mund të japësh sa të mundësh, por tashmë fshati nuk ka më fshatarë.
    Tashmë është tepër vonë, mbaj oligarkët.

    Reply
  • nje shqiptar says:
    December 23, 2025 at 7:23 am

    Humoristi , je me te vertete shume humorist i zoti qe e gjete dhe Suden por ke harruar qe sot kemi Diellen e ” pa korruptueshme” qe na i mbron leket Tona . Me duket se diella ka ikur ne drejtim te pa ditur !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?