Nga Bedri Islami
Lexova në DITA të plotë fjalën e djeshme të kryeministrit. Shefi i qeverisë, megjithëse kanë kaluar thuajse 11 vite nga qeverisja e tij, është i trazuar për gangrenën e korrupsionit, për të cilën, megjithë sukseset që përmend, gjendja është pak, ose aspak e ndryshuar.
Duhet të jesh i vetë kënaqur deri në palcë, për të shitur qeverisjen e tanishme si një hap të thelluar në luftën kundër korrupsionit, dhe këtë mund ta bëjë vetëm një njeri që duke qeverisur i vetëm, nuk e di se çfarë bëhet në nënshtresat e qeverisjes së tij, e deri te majat e piramidës qeverisëse.
Shefi i qeverisë është i trazuar se, me të drejtë, shumë njerëz bëjnë pyetjen krejt normale: si është e mundur që në qeverisjen e tij kemi pasur ministra dhe drejtues të lartë, të cilët, edhe pse kaq pak vite punë serioze të SPAK, janë gjendur thellësisht të korruptuar, pak të korroptuar ose, edhe përtej saj, marrëzisht në akte korruptive.
Njerëzit, megjithëse e dinë krejt më mirë se shefi i qeverisë se nuk janë në monizëm, e dinë, po ashtu se, klithmat e tyre për të ndrequr këtë vend dhe besimi që ata kishin në kreun e shumicës, nuk është nga malli për të apo për të majtën, por nga halli, se, duke e krahasuar me ato që rrinë majë hekurave dhe shpallin luftë me 300 mijë “vojo kushër”, apo të tjerë në majë të çatisë, kur fëmijët e vet i kanë super të pasur dhe thellësisht të korruptuar, u duket më i mirë, më modern, më optimist.
Përse njerëzit ia kërkojnë këtë të drejtë, të drejtën e kontrollit mbi qeverisjen e tij, nga ai vetë, dhe presin nga vetë ai të zgjedhë atë sistem qeverisje që e bën korrupsionin më pak të pranueshëm në jetën e vendit dhe, në të njëjtën kohë, më të lehtë për barrën që i është hedhur qytetarëve mbi shpinë?
E kërkojnë, sepse, mbi të gjitha, kanë votuar për një qeverisje të drejtë, që nuk e kanë; për drejtues dikasteresh të aftë dhe të ndershëm, që nuk i gjejnë, për zgjidhje të problemeve të drejta të tyre, që nuk ua jep askush; e kërkojnë sepse, vetë i pari i qeverisë, kur ishte në opozitë, shpallte se për korrupsionin masiv të qeverisë Berisha, nuk ishin fajtorë njerëzit, por sistemi.
Dhe kanë pritur që ky sistem të ndryshojë, të jetë aktiv, të mos jenë ministrat të pa prekshëm, si dikur anëtarët e byrosë politike; të mos kenë pas vete shoqërues dhe të mos ndizen dhjetra sirena alarmi kur kalon njëri prej tyre. Nuk e di se sa thellë do të futet SPAK në dosjet e qeverisjes 11 vjeçare të së majtës, por, nga 40 ministra që kanë kaluar në 11 vite, do të jetë e vështirë të saktësosh të vërtetën. “Ndiq paranë” – do të jetë deviza e SPAK-ut, por shteti ka edhe institucione të tjera, të specializuara, struktura financiare dhe të sigurisë, që varen nga shefi i qeverisë, dhe që, jam i bndur, do e informojnë atë.
Njerëzit ia kërkojnë të parit të qeverisë, pasi ai i ka zgjedhur këto njerëz – ministra, drejtorë, shefa, shpesh herë pa pyetur askënd në partinë e tij, i ka besuar këtyre njerëzve dhe nuk mund të lajë duart si Pons Pilati dhe të kthejë kokën mënjanë, sikur të mos ishte vetë ai shefi i tyre politik dhe qeveritar.
Ia kërkojnë , sepse u ka ardhur shpirti në majë të hundës, pasi, më lehtë mund të takosh Presidentin e Republikës dhe shefin e qeverisë, se sa një nëpunës kadastre; më lehtë mund të gjesh rrugë të hapur në një ambasadë se sa në dyert e një dikasteri; sepse për të kërkuar të drejtën, ama vetëm të drejtën, duhet të paguajnë përtej asaj që mendohet. Se institucione të tëra, në varësi të shefit të qeverisë, janë bërë shushunja të së keqes.
E përse nuk paska përgjegjësi shefi i qeverisë për to? Në se jo ai, atëherë kush? Kaq i pa përgjegjshëm është ky shtet, që një ministër, aq i përfolur për akte korruptive, kudo ku ka qenë, bëhet numri dy i qeverisë dhe shefi i tij nuk di asgjë? Si ishte kaq i sigurtë ky ministër, që, edhe kur ishte i shkarkuar, fliste me përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, krejt i sigurt, se, së shpejti , do të jetë përsëri ministër?
E përse nuk paska përgjegjësi shefi i qeverisë kur një kilometër rrugë kushton në shtetin shqiptar shumë më shtrenjtë edhe se autostradat në Gjermani, apo, edhe më tej, kur ata që ndërtohen me financime të BE janë më të lira se sa me paratë e taksa paguesve shqiptarë?Besimi është i ndërsjelltë. Nuk ka vend për krahasimme kohën moniste, kur gjithçka pritej nga i pari i shtetit, por edhe atëherë, mund të trokisje të dyert e shtetit , dhe, në mos në një derë, në një tjetër do të gjeje një të drejtë që të mungon sot. Mund të shkoje pa frikë në spital, edhe nëse nuk kishe asngjë në kuletën tënde.
Të japin besim, sepse duan besim ndaj teje. E kam shkruar edhe një herë tjetër: kontrolli i pasurisë duhet të fillojë nga vetja. Nuk është e mjaftueshme ajo që deklarohet në Institutin e Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, që as deklararat nuk i lexon, dhe përmes tij kishin kaluar gjithë hajduritë e mëdha të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Nuk është e mjaftueshme të shpallësh luftën, kur të keqen e ke brenda qeverisë, titullarët e të cilave, në shumicën e rasteve, janë pasunarë të papritur, me vila dhe jetë luksi, pasuri të tundshme dhe të patundshme, të hapura dhe të fshehura!!!
Nëse duhet të jeni të besuar, fillojani nga vetja. Askush nuk është tabu. As shefi i qeverisë. Të shpallësh luftë kundër korrupsionit, mbi të gjitha, duhet të dëshmosh një shembull konkret, të saktë, të hapur dhe transparent.
Ne kemi tre a katër liderë që prej 33 viteve qeverisin, kapen me njëri tjetrin, grinden, linçohen, e asgjë nuk ndryshon. As pasuria e tyre nuk dihet si u bë.
Le të ia fillojë dikasteri i financave, si shenjë besimi, nga tri objekte dhe tri pasuri: Do ju sugjeroja tri vila: të Edi Ramës, aty ku është ndërtuar, të Ilir Metës në Lalëz dhe të Sali Berishës në shumësinë e tyre.
Cila është pasuria reale e Edi Ramës? Cila është pasuria reale e Ilir Metës dhe Kryemadhit? Çfarë pasurie ka familja Berisha?
Pastaj, njerëzit do ju mbështetin edhe më shumë. Ky ishte sugjerimi im, si një qytetar i zakonshëm i këtij vendi.
Fakti që solla shembullin e vilës së shefit të qeverisë Edi Rama nuk do të thotë se dyshoj në ngritjen e saj, apo që në themelet e saj janë aktet korruptive. Edhe më parë, në disa shkrime, kam sugjeruar që, shefi i qeverisë, në këtë rast Edi Rama, duhet të bëjë transparencën e ngritjes së banesës së tij dhe këtë duhet ta bëjë jo se e kërkon opozita, ndoshta edhe për këtë, por sepse është shembulli më domethënës për një qeveritar të lartë.
Kjo nuk ka asgjë të keqe dhe të panatyrshme. Lideri i një qeverie nuk është imun ndaj kërkesës së zakonshme, të kujtdo qoftë, për të ndriçuar një ngjarje, një pasuri, një rrugëtim. Kjo ndodh në tërë botën.
Ka disa vite që opozita e sulmon egërsisht pikërisht për këtë vilë. Tani e ndërlidh edhe me familjarë të tij. Disa kohë më parë, ish shefi i qeverisë, Berisha, bëri edhe pazaret e llogaritë se sa kanë kushtuar ndërtimet, deri xhamet, duke sjellë shifra qindra mijra eurosh.
Nuk i besoj Berishës. Nuk i kam besuar as në janarin e vitit 1991, si një nga gazetarët e paktë të asaj kohe, në “Zërin e Popullit”, që megjithë presionet e pashembullta, qëndruam kundër rrymës së tij që ishte paralajmërim i fashistizimit të vendit.
Pra, nëse kërkoj që shefi i qeverisë të bëjë një transparencë të zakonshme, çka ndodh me të gjithë liderët e jo liderët në botën perëndimore, nuk e bëj nga dyshimi për të, por nga shembulli që duhet të sjellë njeriu të cilit i kemi besuar, tetë vite më herët e katër vite tani. E ndoshta, edhe katër vite më pas…
Lideri, qoftë edhe i shumicës qeveritare, nuk është tabu, edhe për ndjekësit e tij, edhe për njerëzit e tij të afërt. Edhe në mentalitetin e Edi Ramës është mbajtja pranë e atyre që kanë një mendim ndryshe, deri sa ata vetë largohen prej tij, jo se nuk janë të një mendje, por se pas mendimit ndryshe kanë fshehur qëllime dërmuese për forcën e tyre politike.
Në fillimet e vitit 1991, të ishe kundër Berishës ishte njëlloj, në mos më keq, se sa të ishe kundër Enver Hoxhës në vitet e fundit të jetës së tij. Pak kush guxonte të lëshonte kritikën më të vogël, duke përjashtuar një grup gazetarësh, në fillim të drejtuar nga mjeshtri Spiro Dede e më pas, nga i guximshmi dhe i ndershmi, Namik Dokle.
Të ishe kundër Berishës ishte blasfemi. Ai ishte një temë tabu. Duke pritur të bëhej urë bashkimi , ai po bëhej vijë ndarëse. .Dhe, erdhi viti 1997. Që ka vetëm një emër: vdekje dhe vetëm një urdhër dhënës: atë.
Edi Rama është, si e kam thënë në një shkrim tjetër, kryeministri më i kulturuar i shtetit shqiptar, pas Fan Nolit. Njeri i lexuar, i fjalës së rrjedhshme dhe me ambicie. Pa ambicie nuk mund të bësh shtet. Nuk mund të jesh njeri i politikës. Por, nuk je as i imunizuar nga të tjerët.
Pra, nuk është zot dhe as nuk është mbi ligjet. Ai është njeriu i zgjedhur për të bërë realitet, i pari, e theksoj, i pari, ligjin. Dhe ligji thotë se gjithçka duhet sqaruar saktësisht. Pa asnjë ekuivok. Ndoshta edhe disa herë. Jo vetëm që opozita të heshtë, se kjo opozita jonë nuk hesht kurrë, por që besimi të rritet. Të kontrollosh ish shefin e qeverisë, është gjë normale, të kontrollojë shefi i qeverisë vartësit e tij, është jo vetëm normale, por edhe detyruese. Megjithëse duhet kohë e shumtë nga zullumet e mëdha.
Lideri i pakonstetueshëm është i një kohe të shkuar. Në të vërtetë, e vetmja forcë politike shqiptare, pas vitit 1990, që nuk e ka pasur temë tabu figurën e liderit, ka qenë Partia Socialiste. Nëse në PD, pas kundërshtimeve, të rrihte paq Izet Haxhija, apo të nxirrnin shpejt e shpejt dosjen e sigurimit të shtetit, në PS mendimi ka qenë ndryshe, më i lirë se sa duhet, nganjëherë deri në shkapërderdhje, si me të famshmet mbledhjet e KPD-së.
Edi Rama, ashtu si pas disa viteve mund të jetë një tjetër, nuk është tema tabu që, përkrahësit e tij, nuk guxojnë ta prekin, apo që një analist i zakonshëm, nuk duhet ta citojë.
Nëse do kthehet edhe ai në një monument kulture që mbrohet nga shteti apo nga militantët, të jeni të bindur se edhe ai do të humbë në rrjedhën e kohës dhe ne do të kemi përsëri vite të humbura.
Lereni atë të jetë një i barabartë mes të barabartëve dhe i përgjegjshmi i parë mes atyre që e ndjejnë përgjegjësinë ndaj shtetit.
Dhe kjo fillon nga kontrolli mbi vartësit e tij, mbi dikasteret, mbi politkat që ndiqen, që nuk mund të zgjidhen, nga një vendim administrativ, i cili i ndalon ministrat të kenë punë me tenderë. Kjo edhe i fyen ato, edhe i humbet besimin ndaj tyre, por edhe është shenjë e rënies së sistemit. Kur kryeministri nuk i beson një ministri, më mirë të zgjedhë një tjetër.
Zhvillimet e javëve të fundit kanë gjeneruar disa zhvillime që mund të shquhen nga qëndrimet e aktorëve kryesorë: Rama, Berisha dhe më tej, Meta.
Së pari, askush nuk përmend më që Sali Berisha është non grata. Ish-kryeministri ka dalë nga zona e kuqe dhe qëndron në dritare prej nga ku negocion me palën tjetër për vete.
Së dyti, kryeministri që edhe ka provokuar deri diku rehabilitimin e Berishës, ka njoftuar nga takimi i fundit me përfaqësuesit socialistë se ai nuk mbron më askënd para asnjë demarshi nga organet penale, se madje ka nevojë për një pakt anti-korrupsion dhe bashkëpunim me opozitën.
Së treti, lëvizja e Ilir Metës dha sinjalin se zgjedhjet që po afrojnë janë all in.
Në këto kushte kemi edhe një mesazh të ambasadës amerikane që thotë: bashkëpunoni!
Ne e kemi dëshmuar më parë se çfarë është kjo. Është një Pazar që paralajmëron se prerja e kokave të disave prej njerëzve që janë entutazh i pushtetit duhet bërë pa destabilizuar pushtetin e atyre që janë në krye. Zoti Rama që ka nisur të shfaqet me figura të vjetra të PS-së, tani propozon një pakt me Rithemelimin sepse bastisja eventuale e partisë së tij nga SPAK, duhet ta gjejë të përforcuar nga një drejtim. A nuk bëri Fatos Nano të njëjtën gjë?
Mund të ndjejmë që tani se lloji i lojës politike që po zhvillohet është për mbijetesë dhe kuptohet sa është zvogëluar pesha e të gjithë të tjerëve në këtë furtunë që po afron. Veliaj është viktima më eminente e këtij pakti për të vijuar kush e di se me kë.
Pakti Antikorrupsion që po propozohet përveçse shpëton me gjasë triumviratin e politikës nga dalja jashtë kontrollit e subjekteve të tyre, krijon rrejshëm një sfond gati ideologjik të interesit kombëtar, zëdhënës të të cilit befas bëhen Berisha dhe Rama e po pati pak sevap, edhe Meta.
Të tre bashkë ndoshta kanë imunitetin për të amortizuar bastisje të SPAK, izolimin në dritare si dhe çdo vendim për zgjedhjet. Përpara pra siç tha z. Rama! Me etapën e re të Tranzicionit. Kush ka interes duhet të shpallë që tani se po e gënjejnë ndaj edhe po beson! Të tjerët? Sytë lart!
Kush po ja permend shtepine Rames?
Kur ndertoi ate shtepi ishte kryetar bashkie me 20%,,as keto nuk i permenden Raames.
Koncesionet e shurres,Gershereve,Laboratoreve,Inceneratoreve,,rruge tunele qe jane inaguruar 7 here dhe po aq jane shembur,,deri ne nje shtese Investimi per shkak te studimeve jeollogjike tte pathelluara,.
Investime Strategjike,bombastike,ona Arkeologjike,Turistike,shitje lumenjsh,ishuj,gadishuj,parqe,Mali Tiranes,Porti Durresit,etj.
Ay bunkeri antiatomik qe ka ndertuar ne Surrel,,eshte mjaft modest dhe nje mrekulli e fantashkences.
Edhe kryeministri ka te drejte te kete shtepi.
Ti o Bedri duke permendur shtepine e Rames,e ben si Nexhmia,qe pranonte si gabim te Enverit,vetem mbylljen e kishave,xhamive,Krime,masakra,pushkatime,burgimec`pronesime,grabitje,nuk kishte bere.Ne fakt eshte gjeja me e mire qe ka bere enveri ne jeten e tij.
Duhen mbyllur edhe sot.
Bedri bëhu BURRÉ dhe mbro SHQIPÈRINË dhe SHQIPTARËT , nga HAJDUTËT !!! !!!! !!!! Lëri LËPIRJET në BYTHÊ Bedri , sepse neve SHQIPTARËVE NUK na Plasi Kari as për Sali KRIMIN , AS Like GRABITQARIN dhe AS për SKËRRFYELLIN e Rilindjes , qè i ka mbushur MINISTRITÉ dhe QEVERINÈ me HAJDUTË , KUSARË , BANDITË , GRABITQARÈ , NARKO-TRAFIKANTÈ , DOBIÇA , BUÇE , dhe lloj lloj FUNDËRRINA që ju PIJNË GJAKUN FAMILJEVE SHQIPTARE , me PPP , KONÇENSIONE dhe TENDERA KORRUPTIV dhe KRIMINALË !!!! !!!! !!!! !!!! Këtu NUK bëhet fjalë për të Djathtë dhe për të Majtë , O Bedri ZEZA !!!!! !!!!!! Këtu bëhet FJALË pêr MBIJETESËN e KOMBIT dhe POPULLIT SHQIPTAR , O Bedri ZEZA !!! NUK mund tè SULMOHET vetèm Like KUSARI nga SKRAPARI për HAJDUTËRI , KORRUPSION dhe GRABITJE , bashkë Sali TERRORISTIN e PD KRIMIT dhe PD GRABITJES !!!!!
HAJDUTËT duhet të konsiderohen HAJDUTË dhe GRABITQARË , dhe duhet t’ju bëhet me GISHT , dhe JO JO JO JO t’ju LËPIHESH , O Bedri ZEZA , sepse janë Socialistë dhe të kanë dhënë ndonjë FAVOR ty !!!!!!
PD + PS + PL (LesheLi) + PR + Dule Vangjeli + Idriz Shpëtimi = BANDA KRIMINALE , HAJDUTË , GRABITQARË , PLAÇKITËSA , HAJDUTË , HAJDUTË , HAJDUTË , HAJDUTË , NARKO-TRAFIKANTË , KUSARË , BANDITË , ORGANIZATA MAFIOZE !!!!
R E F L E K T O , O Bedri ZEZA dhe bëhu AVOKAT i POPULLIT SHQIPTAR dhe i ATDHEUT tonë të Përbashkët !!!!! HAJDUTI duhet të PËRBUZET , duhet të NEVERITET , sepse êshtë i PËSHTIRË , O Bedri ZEZA , sepse ju PRISH të ARDHMEN QINDRA – MIJËRA FËMIJËVE SHQIPTARË , që NUK KONSUMOJNË 3 VAKTE DITORE , sepse Prindërit NUK e kanë mundësinë që ti USHQEJNË !!!!
Ha Ha Ha !
Doli shoku i te qimit te pekajve te na mbushe mendjen mbi ujkun!
Tani e tutje thote shoku Bedri, ujku as nuk do ju marre ere melçive!
Z.Bedri! populli thote:-po qe Hajdut dhe nuk di te fshehesh,,NUK JE HAJDUT.
Rames nuk ju ka zbuluar asnje centez.As vvila,as pallate,as llogari bankare Ofshire,as Tubat e Stufes,as Tubat e kondicionerit.
Sa energji që harxhohet, kur zgjidhja e problemeve të korrupsionit dihet! Për ata që nuk e dinë, sepse çdo shqiptar që jeton në SHBA e di se çfarë do të shkruaj në vijim. Unë kam patur “veting” sikurse është vepruar me gjyqtarët që në vitin e parë të ardhjes këtu. Vendosni ligjin që çdo person ose si familje, nga janari deri 15 prill plotson formularët për taksat e vitit që kaloi. Duke vepruar kështu, çdo e ardhur është e kontrolluar dhe jo vetëm Berisha dhe Meta nuk mund të fshehin pasurinë, por edhe një njeri i thjeshtë. Eliminohen drogaxhijtë, apo ata që meren me prostitucion. etj. sepse me anë të IT-së kapen shumë lehtë. Bindja është se e dini se si bëhet, por nuk ju intereson që t’a bëni sepse ju pëlqen llumi ku keni hyrë dhe të gjithë jeni bashkëfajtorë!
Ndërkohë që lexova artikullin më erdhi ndërmend udhëheqësi legjendar i Turqisë, Qemal Ataturku. Nëse një udhëheqës punon (i përgjegjshëm për detyrën) populli e don dhe e vlerëson atë. Qemal Ataturku (vlerësohet si baba i Turqisë) bëri revolucion në të gjitha fushat (arësim, ekonomi etj) por nuk vuri pasuri dhe është udhëheqësi i paharruar për popullin turk. Në historinë e Shqipërisë kishim në një periudhë ministër i financave Luigj Gurakuqin që vlerësohet për një administrator i rrallë i të ardhurave publike. Historia i kujton me respekt ato, që me veprën e tyre kontribuuan në zhvillimin e përparimin e vendit. Udhëheqësi eshtë model për popullin e vet, si prindi për familjen e tij. Sepse nuk kishim këto modele pozitive në këto vite “demokracie” jemi në këtë udhëkryq që s’ka të mbaruar.
Ndërkohë që lexova artikullin më erdhi ndërmend udhëheqësi legjendar i Turqisë, Qemal Ataturku. Nëse një udhëheqës punon (i përgjegjshëm për detyrën) populli e don dhe e vlerëson atë. Qemal Ataturku (vlerësohet si baba i Turqisë) bëri revolucion në të gjitha fushat (arësim, ekonomi etj) por nuk vuri pasuri dhe është udhëheqësi i paharruar për popullin turk. Në historinë e Shqipërisë kishim në një periudhë ministër i financave Luigj Gurakuqin, që vlerësohet për një administrator i rrallë i të ardhurave publike. Historia i kujton me respekt ato, që me veprën e tyre kontribuuan në zhvillimin e përparimin e vendit. Udhëheqësi eshtë model për popullin e vet, si prindi për familjen e tij. Sepse nuk kishim këto modele pozitive në këto vite “demokracie” jemi në këtë udhëkryq që s’ka të mbaruar.
Keshtu e paska lexuar Bedriu! Po pastaj? Po une qe nuk lexova as Ramen dhe as Bedriun si i behet?
Si e lexova une Islamikun BEDRI!?
Meqenese skish asgje per te lexuar
paòasvurja e psiko EDvin BOJAXHI
U mundova te lexoj me vemendje
‘opinionin’ e nje ish ‘gazetari’-BEDRI!
Te gjitha pordhet nuk ja degjova
Se populli thote :’Mus ua vini RE !’
Po kur permende te madhin Noli
‘opinioni’ per psiko EDvinin?DIARRE!
Te flasesh per nje bojaxhi ‘thonj pa prere’
‘Mbas Nolit si QENJA me me KULTURE
Ose pleqerija ka bere te veten fatkeqesisht
ose ‘lopesuar karakteret’,sje me BURRË!
Ne 3 milion shqiptare neper bote
qe kane ngelur 3 dekada pa shtet,SHQIPERI
Dy milion e 999 Mije te te gjitha moshave
do ta drejtonin me mire se EDvini nje QEVERRI!
Te jene te bindur shqiptaret pas 3 dekadash
se kjo bande politikanesh perfshi ED-BOJAXHI
As provimet e shkolles 8 vjeçare nuk i kalojne
sikur te kthehemi mbrapsht ne HISTORI!
Si mund ti besohet drejtimi i nje qeverrije
nje qenjeje me shkalle racionaliteti Zero-BOJAXHI
Ne nje vend ku per 3 dekada mungon shteti
Ku si varrmihes i shtetit ne rah te SS-Serbit SALI!?
Bedri Islami:
EDI RAMA ESHTE I LEXUAR DHE I KULTURUAR APO HAJDUT DHE GANGSTER?
sepse:
Ne dacibaon tende enveriste i ke shkruar te dyja hipotezat me nje kritike shoqerore per cunin e Kristaqit, Killerit te Enverit qe jo vetem po grabit Shqypnine si askush tjeter, por shkoi dhe korruptoi FBI duke paguar nje spiun te Sigurimit te Enverit. Ti o enveristi nostalgjik, Bedri Islami ngre pyetjen retorike:
SA PARA DHE PASURI KA EDI RAMA?
Dhe ben sikur nuk e di se ishte OSBE qe ne vitin 2015 qe publikoi boterisht ne nje raport zyrtar se pasuria e Edi Rames ishte nje llogari bankare ne SHBA ne shumen prej $200 milion dollare USD te fituara citoj: “…nga 20 % komisionet qe Edi Rama grumbullonte per cdo leje ndertimi si kryetar i bashkise se Tiranes…”. Nga ajo kohe lakmia e ketij gangsteri Al Capone albanesi ka pesuar vetem rritje dhe nuk i mjafton vetem 20% por sajoi me bedelin e tij, Erion Veliaj kompanine 5D qe te vidhte 100 % te fondeve publike dhe tani lind perseri pyetja:
SA PASURI KA GRUMBULLUAR EDI RAMA NGA 2015 DERI NE 2024?
Deri tani servilet bythalepires te medias kombetare justifikonin nen gjuhe kanabizimin dhe narkoshtetin e Edi Rames me fjalet: “…E mo droga dhe kokaina ikin jashte Shqypnise dhe jane te destinuara per Imperializmin e Lig te Perendimit, prandaj mire ja ben Edi Rama qe i helmon keta Armiq te Liq qe e kane hale ne sy Shqypnine dhe nuk e fusin ne BE droga dhe kokains i sjellin zhvillim vendit tone, ja shikoni kullat ne Tirane flasin vete…”, tani ketyre bedeleve bythalepires te narkoshtetit enverist te Edi Rames u eshte rezuar edhe ky argument “patriotik” me gisht ne bythe, sepse Edi Rama me Erion Veliajn po vjedh shqyptaret dhe taksapaguesit vendore me kompanine hajdute 5D pa pyetur fare nese jane pensioniste apo familje ne nevoje si kokpalare pa breke ne bythe, madje po u grabisin pallatet dhe banesat, po i nxjerrin ne rruge pronaret, i shkaterrojne per te ndertuar serish duke vjedhur 100 % fondet publike si barbare te vertete dhe ketu mbaron historia qe tregon Bedri Islami e Edi Rames te lexuar dhe kulturuar qe eshte nje kokerr injoranti pa shkolle dhe fanatik enverist qe shkon dhe ben homazhe ne 5 maj te varrezat e xhelateve te Enverit alla Voisllav Kushiqi i Titos, alias Vojo Kushi i Enverit qe sollen me vete dhe implementuan Murtajen e Kuqe Bolshevike e cilla e pushtoi Shqypnine si nje e Lige qe pasojat i shohim akoma me Edi Ramen, por edhe te gjithe demonet e kuq para tij.
Dmth sipas Demos Rama eshte nje hajdut profesionist, qe di te vjedhe por dhe te fshehe.
o bedri o cte te them. Peshku qelbet nga koka a i varfer, nuk kemi nevoje te na shkruash kartera kaq gjere e gjate per te mbrojtur lartmadherine e tij. Kjo qeveri hajdute. pike.
Rama i ditur e me bagazh te veçante kulture, thote z.Bedri. Po! Ama ka dhe një “por” pas pohimit.
Kulturen e ushtrimit te pushtetit dhe kulturen filosofike (te dijes) i bashkon ose i ndan, si me thikë, ajo se si, sa dhe çfare njeriu je.
I brumosur me shkollen dhe idete e Platonit, adhurues njekohesisht dhe mik i Platonit ishte Dioni, tirani i Sirakuzes, por diten qe u be tiran u nda jo vetem me filozofine e Platonit, por edhe si mik i tij.
Nje burre shteti i mire më shume pyet se sa flet. Ne te kunderten nuk eshte burre shteti, eshte pushtetar poltroni.
Mbase ketu gjen spjegim edhe qendrimi si gurë varresh i pjesmarresve ne ate salle ku fliste Rama.
Nuk ka pike rendesije se si ti e lexove kryeministrin ne Shqiperi,kur vete jeton ne Gjermani,se bashku me Spahiun!?
Demo karagjozi per te mos thene gomari.Sikur Rama te merrte 20% nga shitjet shpijave apo kontratave te ndryshme per ndertime ne Tirane(kur ai ishte kryetar Bashkie),padyshimin minimal do ishte super,super miljarderi i botes mbare aq sa edhe banka borore apo bank of Amerika do mirrte borxh tek Rama.Tipike idiotizma made in berishiane apo saliane (me agjent 007) e pse jo tipike e injorantave te pagdhenur shqiptar.
Pamvaresisht te metave te qeveris se Rames,ai eshte kryeministri me i miri me i kulturuari e me i dituri ne historin e kombit tone(mbas Nolit) e pa as dyshimin minimal i 30 viteve te fundit.Korrupsioni eshte shprehje apo veprime tipike e nje klase vagabondash apo banditesh qofshin edhe politikan qe te fshehur nepermjet institucioneve demokratike korruptojne,vjedhin,porosisin qofte edhe vrasje per te realizuar endrat per pasurim te tyre.Ne si shqiptar i ndihmojme dhe e stimulojme korrupsionin ne te gjitha mendyrat,qe nga gojmbyllja jone,guximin per te denoncuar nen parullen idiote(jo si ne boten e perparuar) c`me duhet mua apo nuk pare e nuk di.Korrupsioni nuk mund te zhduket apo te ulet nga qeveria apo shteti shqiptar me gjithe deshiren e tyre ne se ne si qytetaret nuk bejme veprimet minimale per ta ndihmuar qeverin e shtetin ne luften antikorrupsion.Nuk mund te flas as per ish ministat e Salukut qe erdhen ne qeveri “pa brek ne bythe” e sot jane milioner.Ato dihen por nuk denoncojne e nuk flitet per to.Se paku kryeministri Rama PERKRAH institucionet antikorrupsion ku baza kryesore e antikorrupsionit jane organet e drejtesis e SPAK .
FJALA KORRUPSION DUHET TE MOS PERDORET. DUHET THENE VJEDHJA E PAURISE DHE PARAVE TE PUBLIKUT. JO I KORRUPTUAR POR H A J D U T.
Ky eshte nje sistem i krijuar dhe i ndertuar per hajduteri masive e qeverisjeve.Pa shkaterruar kete sistem duke krijuar shtetin real ligjor demokratik, ndarjes se pushteteve, largimin nga politika te drejtuesve te bashkive, sekuestro masive e pasurive te mafias politike dhe ekonomike,nuk ka asnje shprese.
SPAK-u po ecen shume ngadale,perderisa deri sot nuk ka cuar ne burg asnjerin nga kryeministrat dhe ministrat e tij.
Nje nga perversitet e politikes shqiptare te 34 vjeteve te fundit eshte slogani MAFIOZ se “PERGJEGJESIA NE QEVERI ESHTE PERSONALE”.
JO.
Ne cdo lloj korrupsioni qe ndodh ne qeveri, kryetari i qevetrise ka pjesen e tij te fajit ose, te pakten, eshte i dyshuar se mund te kete pasur dijeni per ate korrupsion.
Nje president I pakorruptuar dhe transparent si Harry Trumani, ne zyren e tij kishte vene nje tabele ku shkruhej: “THE BUCK STOPS HERE.”, qe shprehte bindjen e tij se ai vete ishte pergjegjes per cdo gje qe mund te ndodhte ne administaraten e tij dhe nuk mund t’ia kalonte askujt tjeter ate pergjegjesi.
Jane te shumta rastet kur kryetare qeverish ne boten demokratike kane dhene doreheqjen per skandale qe kane ndohur ne administraten e tyre edhe pse nuk kane pasur absolutisht asnje lidhje me te. Kancelari WIlli Brandt dha doreheqjen sepse nje nga sekretaret e tij doli se ishte informatior i Rusise, dhe ketu ne Gjermani ministri i ekonomise Moelleman dha doreheqjen sapo u mor vesh se vellai i tij kishte perdorur emrin e ministrit per qellime reklame.
I kulturuar, Edi Rama? Varet nga standardi yt i kultures.
Humori me i bukur i koheve te fundit
C’duhet bere?
Duhet pranuar SPAK,USA,BE?
Edi Rama, sic e ka theksuar Bedriu dhe me pare, eshte, sipas Bedriut, njeriu me i kulturuar pas Fan Nolit
O Bedri, puna eshte se e mban veten per te mencur, dhe e kujton kulturen si prone te corapeve te Moikomit.
Ti, me opinionin tend, aq e ke patur hapin, ti besh fresk Moikomit
Nqs Edi Rama ka aq kulture sa te meritoje respektin tend, kjo do te thote qe Kultura ne Shqiperi ka rene ne duart e lapanjozeve dhe mediokerve si puna jote.
Per te tjerat nuk ja vlen te flasesh fare.
Te shkoj e te menderos eshte veprim me i kulturuar se te debatoj per konceptin “kulturor” te mediokrit lapanjoz Bedri
Ky Bedriu eshte mburoja e Edi Rames sa here qe para opinionit jane shtruar ceshtje themelore si Pazaret Antikombetare te Rames, grabitjet Publike dhe shitjet e Territorit.
Bedriu ka qene gjithnje ne favor te tij
Tani qe i doli boja po kujtohet Bedriu qe ne kete ceshtjen e kultures se Politikanit Ramut u dashka dhe pak moral.
Jo more
Morali ne fund, dhe derdellitjet e percartura alla frenga te kultures Ramutore ne fillim
Ky sikur ka mbaruar Akademine Baritore a te q kulturen e Rames..
Ashtu eshte shoku Bedri, ashtu!
O Bedri , në qoftëse NUK i mbron dot SHQIPTARËT dhe SHQIPËRINĒ nga HAJDUTËT e KORRUPTUAR , më mirë , MOS e NXIRË KOKĒN FAREEEEEEEEEE !!!!
Se NUK mund të jetë HAJDUTI i majtë , mē i mirë , sesa HAJDUTI i DJATHTË !!!!!
HAJDUTËT , GRABITQARËT , HIENAT dhe FUNDËRRINAT Dobiça me KOLLARE të POLITIKËS 34 VJEÇARE , duhen NDALUR , dhe duhen NEVERITUR , PËRBUZUR , sepse janë të PËSHTIRË !!!
Prandaj R E F L E K T O , o bedri , dhe bëhu me SHQIPËRINË dhe SHQIPTARËT , dhe KURRË MOS PRANO të bëhesh LECKË e grisur e Lali Erit HAJDUT , QEVERISË HAJDUTE , apo edhe OPOZITËS KRRIMINALE të KORRUPTUAR , qē kërkon PAZARE dhe LLOKMA , dhe KURRË NUK LUFTON për mirëqënien e POPULLIT SHQPITAR
VDEKJE POLITIKANËVE HAJDUTË të këtyre 34 VITEVE SHKËRDHATOKRACI , PA PËRJASHTIM !!
RROFTË ❤️ SHQIPËRIA 🇦🇱 dhe POPULLI i NDERSHĒM ❤️ SHQIPTAR 🇦🇱❤️
Të shikosh Nolin në llomotitjet e Rames , duhet të jeshë çyryk nga trutë – si Bedriu !
E ç’mund të presë Shqiperia nga intelektualë ( gjoja intelektualë ) të tillë ?!
Shqiperi , rri se mirë je , Nolin në krye e ke, çfardo më ?!
Bedri , të kam menduar ndryshe , por paske qënë palo burrë . Me këtë mëndje e moręt më qafë Shqipęrinë !
PS
Ju kujtohet biseda e Ramiz Alisë me intelektualët, me më të shquarit intelektualë ?
Legen ishte Ramizi , por super legenë ishin intelektualët “ e shquar “ që ishin mbledhur aty .
Mjerë Shqipëria për këtë farë intelektualësh !