35.3% e shqiptarëve mendojnë negativisht për SPAK.
Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, shumica e kanë vlerësuar negativisht punën që ka bërë SPAK deri më tani.
7.2% e të pyeturve janë shprehur shumë negativisht, ndërkohë që 27.5% e shqiptarëve janë shprehur neutral.
26.2% e tyre e kanë parë pozitivisht punën e SPAK dhe vetëm 0.2% e tyre e shohin shumë pozitivisht punën e SPAK.
Gjetjet janë të Barometrit në Euronews Albania, realizuar gjatë periudhës 9-21 shtator 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.

a.m/dita

Mund te na thoni ju lutem,ju te gazetes,se cfare perberje ka ky barometri arnautas ´´europian´´,qe si dhe pjesa dermuese e medias mundohen te manipulojne dhe deformojne opinionin shoqeror.
Ku paskan jetuar keta lloj frymoresh(me siguri ne trute e ´´barometrit´´),te cilet jane shprehur ne 26% e te ´´anketuareve´´,qe spaku paska punuar mire.
Kur spaku,u ngrit se pari,me qellimin e madh,qe te vere para banges se te akuzuareve,ata qe kane tre dekada,qe kane shkaterruar dhe vazhdojne ta shkaterrojne dhe vjedhur deri ne themele vendin,nga pozicionet me te larta te institucioneve pushtetare te pushtuara te ketij vendi.
Dhe ka tre vjet,qe spaku ushtron veprimtarine,me llapen e gjuhes perqeshese te nxjerre para tij,nga monstrat shpellare te krimit dhe shkaterrimit historik sali-meta,bashke me falangat e tyre te injorances dhe egersise.
Vec tre vjet rrjepje fondesh te medha nga ky institucion,zhvatur nga xhepat e sklleverve dhe rezultati me shume se zero.