Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si i sabotojnë hetimet OPGJ-të e tipit Malaj, një nga dokumentet që provon se sistemi e njeh mirë kancerin brenda tij
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Si i sabotojnë hetimet OPGJ-të e tipit Malaj, një nga dokumentet që provon se sistemi e njeh mirë kancerin brenda tij
KronikeKryesore

Si i sabotojnë hetimet OPGJ-të e tipit Malaj, një nga dokumentet që provon se sistemi e njeh mirë kancerin brenda tij

Published: November 21, 2022
Shpërndaje

 

Reagimet ndaj pjesës së parë të investigimit mbi Oficerët e Policisë Gjyqësore, botuar dje nga DITA kanë qenë më të larta se pritshmëria, duke patur parasysh sa pak e njeh publiku këtë hallkë të sistemit të drejtësisë.

Disa prej komentuesve kanë kërkuar të dinë nëse shkeljet në rastin e OPGJ-ve, janë evidentuar më herët nga institucionet përgjegjëse; nëse janë marrë masa dhe nëse është provuar nga vijnë paratë për luksin e pazakontë që shfaq në mënyrën e jetesës kjo hallkë e veçantë e zyrtarëve të shtetit.

- Publicitet -

Përgjigja është PO. Përpara se të kalojmë në pjesët e tjera të hetimit, po sjellim një nga disa dokumentet zyrtare që provojnë se Dritan Malaj është proceduar për shkelje, por ka vijuar të njëjtën qasje ndaj ligjit dhe detyrës dhe se këta oficerë sabotojnë hetimet në favor të personave që duhen ndëshkuar. Nuk e bëjnë falas.

Vendimi nr 33 i datës 15 korrik 2021 marrë nga Komisioni i Policisë Gjyqësore për Malajn zbulon disa nga mënyrat si vepron kjo kategori e OPGJ-ve.

Ka qenë Prokurori i Pergjithshem, që ka kërkuar me shkresën nr.958/1 date 14.06.2021, proçedimin disiplinor të oficerit Malaj.

Oficeri i udhëtimeve të luksit, jastëqeve 1.000 euro dhe hoteleve 2.500 euro nata është kapur 7 herë brenda një viti në abuzim ligjor me çështjet që i janë ngarkuar (!) – sipas një hetimi të Komisionit që ka shqyrtuar shkeljet e tij

Nga shkresa mësohet se Komisioni ka nxjerre Urdherin nr.33, date 25.06.2021 për fillimin e procedimit disiplinor. Dokumenti sugjeron shkelje të shumta në formën e veprimeve dhe mosveprimeve, të cilat kanë sjellë sabotimin e proceseve hetimore.

Nga permbajtja e kerkeses se Prokurorit te Pergjithshëm dhe relacioni shoqërues, rezulton se bazë per procedimin kanë shërbyer veprimet e Malaj, gjate hetimit te dosjes nr. 2109, dosjes nr. 3169, dosjes nr.2381, dosjes nr 261, dosjes nr. 4930, dosjes nr. 7019, dosjes nr.92 etj. Plot 7 dosje brenda një viti të sugjeruara për hetim, dhe pas hetimit janë provuar mosveprime në të shtata (!)

Vendimi thotë se nga aktet që u administruan gjatë seances dègjimore per proçedimin disiplinor, u provua se oficeri Malaj ka kryer “zvarritje të veprimeve hetimore të pajustifikuara dhe në shkelje te dispozitave ligjore te Kodit te Proçedurès Penale”.

Në hetimet e sabotuara, Komisioni ka evidentuar edhe vepra penale me rrezikshmëri të lartë

Në dosje del se janë sabotuar hetimet për vepra penale si “‘mosbindje ndaj urdhërit te policisë së rendit”, per vepra penale “goditje per shkak te detyres”, për vepra penale “organizim i llotarive te palejuara”, për vepra penale “dhunë në familje”, krime me rrezikshmëri të lartë shoqërore, etj.

“Në funksion te hetimit te proçedimit penal, prokurori i çështjes, ka nxjerre urdhrin per kryerjen e veprimeve hetimore, duke i kerkuar oficerit te Policise Gjyqèsore qè veprimet hetimore te kryhen brenda datës së caktuar dhe ne perfundim të tyre të perpiloj relacionin perfundimtar. U provua se veprimet hetimore nuk jane kryer brenda afatit te caktuar dhe proçedimi penal është mbajtur në dore prej oficerit te Policise Giyqësore Dritan Malaj per 6 muaj. Nuk ështe perpiluar relacioni perfundimtar, sikurse kërkon neni 327 i Kodit te Procedures Penale” – thotë vendimi për Malajn.

Njëjtë ka vepruar oficeri në fjalë edhe në procedimin penal nr. 3169.

“Pas regjistrimit te proçedimit penal, prokurori ka nxjerre urdherin per kryerjen e veprimeve hetimore, duke urdhëruar oficerin Malaj te kryej keto veprime hetimore. Nga studimi i akteve te procedimit penal ka rezultuar se oficeri Malaj ka zvarritur ne menyre te pajustifikuar hetimet tej çdo afati te arsyeshëm dhe nuk ka perpiluar relacionin perfundimtar” – shkruhet në vendimin e Komisionit për këtë dosje tjetër.

Jehona e shkrimit të djeshëm, në media të tjera

Malaj ka vijuar me të njëjtin stil edhe për organizimin e llotarive te palejuara, një treg që qarkullon miliona.

“Nga studimi i akteve te proçedimit penal ka rezultuar se oficeri i Policise Gjyqësore Dritan Malaj, në kundershtim me parashikimet e nenit 323 te Kodit te Procedures Penale, ka zvarritur tej çdo afati ligjor dhe ne menyre te pajustifikuar kryerjen e veprimeve hetimore. Konstatohet se proçedimi penal eshte mbajtur ne dore nga oficeri Malaj për një vit” – thotë vendimi.

Për vepra të tjera penale që renditen në vendim, hetimet janë mbajtur gjithashtu peng për afate të gjata, shumë më tepër se tre muaj që parashikon ligji. Pse u duhet kjo “kohë shtesë” OPGJ-ve dhe kundrejt cilit çmim hetimet sabotohen me lojën e njohur të afateve?

Rroba dhe aksesorë të shtrenjtë të pajustifikuar nga rroga

Shkresa nxjerr në dukje se korruptimi në disa vepra penale passjell krime të rënda.

“Duke patur parasysh natyrën dhe rrezikshmerine që paraqet kjo veper penale dhe kohen që duhen për kryerjen e veprimeve hetimore, eshte e pajustifikuar zvarritja e hetimeve tej afatit tre mujor te parashikuar nga neni 323 i Kodit te Proçedurès Penale. Nuk ka patur asnjë arse apo shkak ligjor qe dosja te mbahej prej oficerit te Policise Gjyqësore Dritan Malaj mbi pese muaj dhe për periudhën më të madhe pa u kryer asnje veprim hetimor” –  lexohet në vendim për një tjetër dosje që duhej hetuar në terren nga oficeri në fjalë.

Nga terèsia e materialeve te administruara, Komisioni e ka gjetur fajtor oficerin Malaj për të gjitha rastet e referuara nga Prokurori i Përgjithshëm, duke i konsideruar “te provuara” shkeljet e ligjit të kryera prej tij.

Gjithsesi kjo është vetëm një nga shkresat që tregon jo vetëm ku fle lepuri i hetimeve të sabotuara, por edhe se kjo kategori e OPGJ-ve njihet mirë edhe nga vetë sistemi…

Materiali i plotë mund të lexohet  në Dita print. Vijon

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • saimir says:
    November 21, 2022 at 11:17 pm

    Eshte dhe nje tjeter Malaj aty, Bashkim e ka nje matrapaz e koketrashe trompojan qe sdi nga lidhet gomari
    per jurisprudence por eshte i afte vetem per allishverishe.

    Reply
  • Baftjar says:
    November 22, 2022 at 3:36 am

    Keni edhe OPGj Shpetim Karakushi nje monster dhe krye hajdut I lidhur me krimin e organizuar

    Reply
  • Dini says:
    November 22, 2022 at 4:07 am

    Ka dhe me keq se Malaj ,po nuk kane lidhje me politiken dhe nuk goditen prandaj nuk i interesojne Dites.Keni degjuar gje ju te Dites qe nje politikan i larte me emrin Taulant kishte lidhje me krimin ne Elbasan???? Apo nuk perben interes publik ky lajm?!! Se mu kujtua e rregulloi mire ne pune kunatin kryeredaktori i Dites mo?

    Reply
  • Nora eshte dobsuar nga meraku per djalin milioner says:
    November 22, 2022 at 7:32 am

    mama nora cfare thote per djalin e shkathet e pehlivan qe ka gjithe ate pasuri dhe gjithe ato shkelje.
    nora bythderrja qan per te varferit dhe per moniken.

    Reply
  • Dita says:
    November 22, 2022 at 7:56 am

    Ti qeke tip diversanti po lere kunatin ti se ka qene ne pune ai pa lindur Dita dhe pamlindur dhe ti madje sa per ate Taulantin rreshkite gishtin me xham e pastaj fute ne bythe https://gazetadita.al/ardian-capja-nese-zbuloni-vrasjen-e-avokatit-ravik-gurra-do-gjeni-thesare-su-zbardh-vrasja-ne-2016-se-u-fshine-pergjimet-ku-dilte-politikani-i-larte/

    Reply
  • Derr Paskuqani says:
    November 22, 2022 at 8:00 am

    Ambjenti rreth e rrotull duhet te jete mbytes e i padurushem per te tille nenpunes te shtetit, jo te ngelet barra vec ke prokurori dhe gjygji!

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    November 22, 2022 at 8:35 am

    VO:
    1.FLM DITËS për hulumtimet e sakta..
    2.Çpo bëhet me të përkëdheluritn e LSI-Malaj,etj.!?
    3.Kush mban qëndrim ligjor kur gabon TRUPA GJYQSORE. !?
    4.A e kupton SHBA+BE që MONITOROJNË DREJTËSINË që kjo lloj reforme në Shqipëri nuk po jep rezultatin që kërkon populli. !?
    5.Kur do ju sekuestrohet pasuria e të VENTINGUARVE për korrupsion,Sipas direktivave të BE+SHBA.?Gjin Gjoni do e bëjë këtë..?
    6.Meqënse SPAK është në KOMA..kush do merret me Non gratat e korruptuara dhe Spiunët 32 vjeçar..?
    7.Duke kën se në DEMOKRACI drejtësia pa kokë nuk funksionon ndaj se merr vesh QËNI TË ZOTIN,A duhet të rivij sistemi diktaturës dhe një E.HOXHA i dytë..që përb2001 lekë të kthente parat në buxhet dhe të fuste në burg. !?
    8.A po e kupton SHBA+ BE se Non grata u ka premtuar të vetinguarve 80 % nokaut se..Po erdhi Sb në Pushtet do i kthei në detyrat që patën..!?
    9.Çfar kompetenca ka Prekurori përgjithshëm tanimë i kthyer në një shef PERSONELI..!?
    10.Si mund të reformohet drejtësia kur KLP,KLGJ..zgjedhin shokët e tyre..dhe me short..!
    -Kjo është arsyeja Nr.1 që ikin Shqipëtsrët të tmerruar.
    -PA DREJTËSI NUK KA SHQIPËRI DEMOKRATIKE.
    -Fatkeqësia Kombëtare Nr.1 është S.Berisha,Nr.2 DREJTËSIA.
    -Lutem DITËS: Këtë fakt dhe faktet e tjera(Ditën)tja postoi Ambasadores YURI KIM.FLM.

    Reply
  • Km says:
    November 22, 2022 at 10:24 am

    Sabotim? Sabotimit è ben prokurori. Ai eshte person pergjegjes. KY person qe Ben hetimin eshte ne vartesine dhe mbikqyrjen e prokuroria. Pra Jane bashkepuntoret ne Sabotim. Sic thone komentuesit, atje nuk eshte VETEM nje. Pra duhet pare se Mos qellimisht Jane punesuar ne kete lloj policie njerez te tille, bij, bija, niper mbesa te ishe e dhe vicerve. Ndaj dhe Iliret me Salinjte Jane te qete, nuk I gjen gje. Mbikqyrret amerikane? Shikoni pse nuk Kane frike Iliret dhe Salinjte. JANE ata organizzatore è ASPAK-eve te prokurorise. Pra eshte komplekse pergjegjesia.

    Reply
  • dini says:
    November 22, 2022 at 10:59 am

    Ti kelysh kurve i ores 7 e 56 c,fare mutin do. Te erdhi keq per Taon.

    Reply
  • Prec Ulaj says:
    November 22, 2022 at 1:02 pm

    Drejtesine vazhdon ta komandoje Argita Berisha.
    Ajo komandon emerimin nga shkolla te Gjuqtareve, Prokuroreve.
    Sistemi Drejtesise nuk eshte pastruar.
    Ne fillim duhet hequr Argita Berisha non gratta nga Fakulteti Drejtesise.

    Reply
  • kosta says:
    November 22, 2022 at 1:43 pm

    Fatalitet per stilistet rrobat e te cileve mban ky sumçe. Nje pyetje kam: mami nora si e vlereson kete rast, te jete e perlotur valle?? po apolloni çfar mendimi ka per kete djale?? apo arkeologu e ka mendjen ne germimet. e ngaterruar kjo pune, bq e partise se babaxhikes i ke kudo, jane si fara e sinapit. po do ju vije radha pa merak ku ne te nores do futen

    Reply
  • Pranvera says:
    November 23, 2022 at 1:08 pm

    Keta kane zaptuar gjithe Shqiperine, emerohen pa plotesuar kriteret se i kane prinderit ne politike. Nusja e ketij sapo mbaroi shkollen u emerua tek ANTA apo si e ka emrin tani: Autoriteti i Aviacionit Civil me rroga mbi 3 milion. Vetem femijet e ketyre zene vendet kryesore ngado, femijet tane marrin rrugete kurbetit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Debate në Konferencën e Kryetarëve, PS rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat mbi protestën
  • K.E – BELA MAFIA
  • Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
  • Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA
  • Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?

Komentet e Fundit

  1. 1 on K.E – BELA MAFIA
  2. nastradini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  3. nastradini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  4. RITA KOKAJ on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Detari on Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?