Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si Klodiana duhet të veprojnë të gjithë ata gazetarë që kanë sadopak respekt për veten dhe profesionin – VIDEO
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Intervista – Video > Si Klodiana duhet të veprojnë të gjithë ata gazetarë që kanë sadopak respekt për veten dhe profesionin – VIDEO
Intervista – Videoopinion

Si Klodiana duhet të veprojnë të gjithë ata gazetarë që kanë sadopak respekt për veten dhe profesionin – VIDEO

Published: 23 Janar, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ajo që ndodhi në dyert e SPAK, mes gazetares Klodiana Lala dhe individit që keto 30 vite ka rolin më të spikatur në teatrin shqiptar të hipokrizisë, mashtrimit, marrëzisë dhe manipulimit politik, është pak të quhet skandaloze.

Përpjekjes së gazetares për ta pyetur rreth akt-akuzës (ishin në dyert e SPAK), përpjekjes së gazetares që të mos shpenzonte kohën e saj dhe të kolegëve duke dëgjuar prej tij  broçkullat e përhershme, përpjekjes së gazetares për të respektuar veten dhe profesionin, dhe jo për të qenë një kukull druri që mban një mikrofon, ky i fundit iu përgjigj me kërcënime të hapura “Ki kujdes” Ta tregoj unë ty”, etj(!)

Vëreni me kujdes në videon e përhapur në media dhe rrjete sociale, sa të pamundur e ka ky individ të sillet si çdo qytetar normal i këtij vendi. Jo, ky nuk mund të merret i pandehur! Këtij nuk mund t’i bësh pyetjet që duhen, por vec ato që do ky.

- Publicitet -

Qytetari i mbizakonshëm, i mbiligjshëm dhe i plotfuqishëm, me emrin Sali Berisha, ka rënë nga qielli. Ai bën shiun dhe diellin, të ngrohtit dhe të ftohtit. Ai është apostulli i moralit në përgjithësi dhe peshuesi i moralit të çdo shqiptari në veçanti, gjyqtar, prokuror, politikan apo qytetar i zakonshëm qoftë ai.

Ai ka skeptrin e Gjyqtarit Suprem, i cili jo vetëm nuk mund të akuzohet e gjykohet nga të tjerët, por ka edhe të drejtën e vendimit përfundimtar të gjykimit dhe shpalljes “kriminel, i pamoralshëm, i paligjshëm” të kujtdo që i del përballë.

Heshtja e kolegëve të pranishëm të Klodianës janë dëshmi e batakut moral dhe profesional ku noton sot media shqiptare. Brohorimat e atyre që inkurajonin “liderin” ndërsa fyente dhe kërcënonte hapur gazetaren, hyn tek ato fenomene dhe sjellje të shoqërisë sonë që të ligështojnë dhe shkurajojnë. Si mundet që shumica e anëtarësisë së partive kryesore politike hesht, pajtohet apo miraton veprime amorale dhe shpesh haptazi kriminale të drejtuesve apo figurave kryesore politike shqiptare? Si mundet një anëtarësi e PD-së të mbajë si idhull të vetin një bandit që tridhjetë vjet me radhë ka guxuar të mos përfillë thuajse asnjë parim moral të shoqërisë shqiptare, asnjë kod zakonor e penal? Si mundet që asnjë anëtar apo drejtues i PS-së të mos kundërshtojë jo pak veprime të padrejta dhe të dyshimta të qeverisjes aktuale?

Për fat të keq, nuk është hera e parë që kërcënimet e hapura dhe fyerjet tribaleske mesjetare të këtij individi në vend që të përbuzen dhe të dënohen, janë kaluar me buzëqeshje, apo akoma më keq, me duartrokitje. Problemi nuk është vetëm te përpjekja patetike përballë mikrofonëve të zgjatur për ta paraqitur veten si flori 24 karatësh dhe kundërshtarët politikë si e keqja më e madhe e Shqipërisë. Problemi është që përballë këtij vulgu, konstitucioni ynë moral dhe pjekuria jonë shoqërore e qytetare shfaqen në vijimësi, në një gjendje të vajtueshme.

Gjithkund dhe gjithmonë politika ka qenë e infektuar dhe e përzier me gënjeshtrën dhe hipokrizinë, por kur mendon njeriu i zakonshëm se sa i madh është guximi dhe pafytyrësia e shumicës së politikanëve shqiptarë, djathtas e majtas, për të na gënjyer e manipuluar në kushtet e lirisë së fjalës dhe bollëkut të medias, merret lehtë me mend se çfarë përmasash alarmante dhe të dëmshme do të merrte mashtrimi i tyre ndaj nesh në kushtet e para ‘90. Këta banditë dhe sharlatanë, që nuk pushojnë asnjë çast pa mallkuar shformimet e së kaluarës, do të ishin treguar shumëfish më të padenjë, pa moral dhe pa skrupuj sikur t’iu ishte dhënë mundësia të sundonin në kushtet e partisë-shtet.

Burracakëria, mungesa e thuajse çdo parimi, etja për pushtet dhe pasuri, mashtrimi, mungesa e çdo ideali, përqeshja e virtytit dhe lartësimi i vesit, përdorimi i standardeve të shumëfishta në përcaktimin e të drejtës dhe moralshmes, gatishmëria për të sakrifikuar të ardhmen për hir të së sotmes dhe Shqipërinë për hir të shtëpisë së tyre apo “fisit politik”, mungesa e integritetit moral dhe e personalitetit në sjelljen dhe veprimet publike janë vetëm disa nga “vlerat” e shpërfaqura parreshtur në skenën politike shqiptare përgjatë tridhjetë viteve të fundit.

Janë të shumtë ata që nuk e kanë atë kurajo që dëshmoi dje Klodiana. Janë të rinj dhe nuk bëhesh gazetar vetëm pse mban një mikrofon në duar. Por një dukuri më shqetësuese se kjo kategori e medias së sotme, është shndërrimi i disa gazetarëve dhe analistëve të hershëm në mbështetës të politikanëve të korruptuar. Në shpirtin, mendjet dhe gojët e tyre nuk ka as idealizëm, as parimësi dhe as moral. Ata janë të pamoralshëm, jo pse janë kundër qeverisjes aktuale por sepse duan që një qeverisje me shumë gabime dhe të meta ta zëvendësojnë me njerëz po aq të korruptuar, të diskredituar dhe pandëshkuar; me kriminelë të njohur politikë dhe ordinerë, madje duke na i paraqitur si “shpresa e vetme për vendin”.

Nuk mund të ketë perspektivë më të zymtë për një popull se atëherë kur mëkatarët e djeshëm paraqiten si shpëtimtarët e sotëm, kur ligjshkelësit e papenduar dhe të pandëshkuar vetëofrohen si baballarët e drejtësisë, kur nëpërkëmbësit më të mëdhenj të interesave popullore rrëmbejnë mikrofonët e zëdhënësve të këtyre interesave, kur varrmihësit e parimeve demokratike vetëshpallen si tribunë të demokracisë.

Përballë një qeverie që është larg nivelit të kërkuar intelektual dhe administrues, ende larg interesave kryesore të shtresave shoqërore që e kanë sjellë në pushtet dhe për të cilat duhet të kujdeset më së pari, përballë një qeverisjeje më shumë fasadiste se rezultative dhe të dyshuar për akte korruptive ndodhet, fatkeqësisht, një vrasës dhe shantazhues ordiner si ai qe pame dje perballe nje gazetareje qe donte te respektonte veten dhe profesionin.

Ligjshkelësit janë të kudondodhur, në pushtet dhe në opozitë, por guximi, pafytyrësia dhe arroganca e kriminelëve të djeshëm janë të padurueshme. Siç e kemi përsëritur shumë herë në editorialet e Ditës, nëse në listën e drejtësisë së re nuk kryeson kryebanditi i këtyre tridhjetë viteve dhe nëse produkti i Reformës në Drejtësi nuk e vë atë në bankën e të akuzuarve për shumë krime të kryera, atëherë shqiptarët do t’iu drejtohen ideatorëve dhe regjisorëve të kësaj reforme në mënyrën më banale, duke iu thënë “Fuck You liars! “.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2024/01/x2mate.com-Nese-nuk-do-ik-Berisha-acarohet-me-gazetaren-Klodiana-Lala_-Zedhenese-e-tyre-nuk-impresionohem-1-1-1.mp4

DITA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
25 Komente
  • pilo Lala thotë:
    23 Janar, 2024 te 8:43 pm

    Kufome e pakallur ne varr, keshtu eshte katandisur , ja ka bere Liria varrin ne tarrace.

    Përgjigjiuni
  • TIRONA thotë:
    23 Janar, 2024 te 8:44 pm

    saleh pelicelina karaxhic ndertoi nje Shkerdhatokraci ku prokurori ,gjykatesi,polici,gazetari te corboseshin dhe te pagueshin vetem po ti serviloseshin dhe ti benin temjan malokut te semure psicoskizofren!
    Por kohet ndryshuan dhe tani ai rron per tu turperuar,nuk ka me keq!
    Aj dru me pre!

    Përgjigjiuni
  • mali thotë:
    23 Janar, 2024 te 8:53 pm

    More po lereni te vdekur te pa mbuluar,po shikoni qe maqedonasi I a futi sa krahu Edi Rames.Pse firmosi pala maqedonase mareveshjen tregetare me 3 shtete Serbi-shqiperi -maqedoni.?Ata (maqedonasit)moren nje valixhe me euro nga Rama dhe vune firme. Pasi moren parate dhe vune firmen shpallen per zgjedhje te perkoheshme ne maqedoni, pra qeveria bie,kuptohet bien edhe angazhimet.

    Përgjigjiuni
  • damon thotë:
    23 Janar, 2024 te 9:10 pm

    o mali, c’a thua o lumadh…

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    23 Janar, 2024 te 9:12 pm

    Te sherbejne pyetjet e Klodit per te inkurajuar Prokurorine.

    Përgjigjiuni
    • Aldrin thotë:
      24 Janar, 2024 te 5:22 am

      Mos duhet te zevendesoje Klodi Prokurorine?

      Përgjigjiuni
  • Phoenix thotë:
    23 Janar, 2024 te 9:57 pm

    Sa me pak rendesi dhe vemendje ti jepni teatrit Berisha, aq me shume ju dh….sni mu ne teater, e aq me teper e terboni Saliun, Ramen bashke me bedelat e tij, si dhe pronaret e tyre.

    Përgjigjiuni
  • 1 thotë:
    23 Janar, 2024 te 10:14 pm

    Epash gjith intervisten ose me mire logoren psikike te Berishes.Me pelqeu gazetarja Lala ne kembenguljen e saj per te pyetur per thelbin e problemit.Bravo i qofte per profesionalizmin e saj.Cdo dit e me pak mund te shofesh emisione ku trajtojne probleme politike.Dikur shifja te paexpozuarit e z.Rakipi sot as e mar mundimin.Te njejtit te ftuar per cdo teme,ku pa filluar emisioni dihet se cdo flasin.Degjon gazetar pa etike,ku per ti sherbyer padronit qe e paguan perdor fyerje dhe te duket se po degjon lacat e lagjes

    Përgjigjiuni
  • Xha jaho thotë:
    23 Janar, 2024 te 10:42 pm

    Komplimente Klodiana,
    Turp per te gjithe koleget lepuj. 👹👹🐰🐰

    Përgjigjiuni
  • Ana thotë:
    23 Janar, 2024 te 10:50 pm

    KY eshte per per psikiatri..
    Nuk mund ta kuptoj se si i shkojne pas gazetaret dhe merret TV me kete kriminel, me kete mafjoz te pa pare. Ky don poshtrim, e para ta rrahin shqiptaret me tre miljon shuplaka, pastaj ti japin dru e tja thyejne kockat per qdo viktime e vrasje qe ka bere ne shqiperi, para se te shkoje ne burg te perjetshem.. Ftuuuuu, tu shofte rraca.. Perbindesh..!!

    Përgjigjiuni
  • Ethem Lalaj thotë:
    23 Janar, 2024 te 10:51 pm

    Më në fund kafsha e tërbuar po shef vdekjen politike me sy.Nuk ja kishte marr mëndja se me firmën e Tij do i hapte gropën vetes familjes & aleatëve për vjedhjet & vrasjet masive nën Qeverisjen e tij mafioze,si Qeverisja më gangëstere-të cilësuar nga Perëndimi për 1996,97,98 etj..!
    -Sjellja 33 vjeçare e Sb është e një TIRANI që kërkon të vëi posht vetes çdo kundërshtar Çpolitik edhe sikur ti dal ballallas KRISHTI E MUHAMETI.
    -Ky është fundi turpshëm politik i Sb

    Përgjigjiuni
    • ¿? thotë:
      24 Janar, 2024 te 12:03 am

      Gomari madhor a na shpiegon pak cfare dmth ne shqip fjala “ballallas”. Ke nje kodosh fjalori ti, qe me siguri e pate mesuar nga shkrimet neper muret e haleve te ushtrise fitimtare te loqendarit E.H.

      Përgjigjiuni
  • Artan thotë:
    24 Janar, 2024 te 2:12 am

    Dypikso, ta vune sot? Megjithese kam edhe nje pyetje tjeter si gamor minor qe je, c’mendon per koqendarin S.B?

    Përgjigjiuni
    • ¿? thotë:
      24 Janar, 2024 te 2:48 am

      Artan qe e hedh pordhen ne tavan, Paske edhe ti njelloj si ca te tjere ketu, ne mos qofsh ti njeri prej tyre, fiksimin me te vumen, pasoje dirket e feminise se frustruar me babib qe ju abuzonte seksualisht. Nuk prish pune po te rekomandojme edhe ty KrruSumFenolin qe ka filluar te jape rezultate tek Fendo/Çmendoja. Mireli po tregohet me rezistent po duhet te shtoje dozen. Mos u merzit edhe ti do te sherohesh. Sa per Koqendarin S.B. mendoj se eshte bir i denje shpirteror i Loqendarit E.H. vetem pak me malok dhe nuk kam degjuar te qihet ne bythe si E.H. Besoj se e pate orgazmen per sot.

      Përgjigjiuni
  • Artan thotë:
    24 Janar, 2024 te 3:39 am

    Dypikpytso, per keto me te qimet ne bythe je ekspert, po pse nuk pergjigjesh se ku ta vene? Apo dihet ajo, nuk ka nevoje per pergjigje. Per pikpyetjen e kam fjalen, se mos me keqpkuptosh. Po qenkam gjithe pyetje sot. Si ekspert (apo objekt) frustrimesh feminore qe je, mos valle shkruan me te nxime ngaqe ta kane nxire qe femije? Per jeten e kam fjalen, se mos me keqkuptosh.

    Përgjigjiuni
    • ¿? thotë:
      24 Janar, 2024 te 1:34 pm

      Nigjo ktu ti Kartano, te dhashe nje pergjigje te gjate ne detaje per gjendjen tende psiko=mentale, qe fatkeqesisht nuk u postua. Po i bie shkurt tashti, kembengulja jote ne te njejten pyetje tregon nje demtim mekanik te trurit ne zonen e hipotalamusit, qe do te thote o je rrezuar nga minderi e je goditur ne koke kur ke qene i vogel, o te ka goditur mami fort ne koke me lugen e supes. Fatkeqesisht KrruSumFenoli nuk ben efekt ne keto raste. Ke nevoje per shlodhje te gjate, megjithate une do te trajtoj me durim si gjithe pacientet e tjere. Te fala Fendo/Çmendos.

      Përgjigjiuni
  • Aldrin thotë:
    24 Janar, 2024 te 5:25 am

    Klodiana kerkon pergjigje qe nuk kane vlere perderisa akuza eshte qesharake sepse krimet e Berishes jane te pavlera ne aktualitetin e sotem shqiptar ku shteti eshte krimineli i madh mafioz qe perdor Spakun dhe Klodin e bukur, si instrumenta shantazhi.
    Ketu nuk flitet per drejtesi, po per show ramist

    Përgjigjiuni
  • Endrit masha qé punon né bodrumet e kryeministrisé éshté i KORRUPTUAR , PASTRON MILIONA EURO té Politikanéve HAJDUTE dhe bën EVAZION FISKAL me TAKSAT thotë:
    24 Janar, 2024 te 5:42 am

    Sali KRRIMI , TERRORISTI , KRYE BANDITI dhe KRYE KUSARI né BURG té PÉRJETSHÉM nén REGJIMIN 41 BIS , sepse éshté Njé KRYE KRIMINEL me SUPER RREZIKSHMÉRI SHOQÉRORE !! Sali KRYEKRIMINELI ka VRARÈ mbi 5 MIJÉ SHQIPTARÈ nga VERIU né JUG !!!

    Përgjigjiuni
  • Keta jane plehra! thotë:
    24 Janar, 2024 te 6:13 am

    Nuk eshte vetem Sali Berisha pjelle e ketij bataku ku eshte zhytur shoqeria shqiptare prej 33 vitesh,por akoma me keq sillet edhe Rama,ky megalliman i peshtire qe kurre nuk pranoi qofte edhe vrejtjen me te vogel ndaj qeverisjes se tij,por qe iu hakerrohet gazetareve aq ndyre e aq egersisht sa edhe HITLERI nuk do guxonte t’a bente!
    Bota duhet t’a kuptoje perfundimisht se Shqiperise i duhet nje PERMBYSJE E PLOTE, qe te shporret e gjithe klasa politike qe sundoi kete vend nen DIKTATURE ,se ndryshe ketu do behet katrahure!
    Rama eshte gati t’a shese Shqiperine Ruseve,serbeve,kinezeve,grekeve etj per interesat e tij!
    Rama e urren popullin shqiptar me keq se cdo pushtues,ndaj duhet cuar para drejtesise bashke me Berishen etj!

    Përgjigjiuni
  • Ethem Lalaj thotë:
    24 Janar, 2024 te 11:29 am

    Më në fund kafsha e tërbuar po shef vdekjen politike me sy.Nuk ja kishte marr mëndja se me firmën e Tij do i hapte gropën vetes familjes & aleatëve për vjedhjet & vrasjet masive nën Qeverisjen e tij mafioze,si Qeverisja më gangëstere-të cilësuar nga Perëndimi për 1996,97,98 etj..!
    -Sjellja 33 vjeçare e Sb është e një TIRANI që kërkon të vëi posht vetes çdo kundërshtar politik edhe sikur ti dal ballas KRISHTI E MUHAMETI.!
    -Ky është fundi turpshëm politik i Sb,tmerr i Kombit.

    Përgjigjiuni
  • Agron Lifa thotë:
    24 Janar, 2024 te 4:57 pm

    Cfar gazetaresh dhe cfar medish jane keto kur nje gangster si ish presidenti dhe ish kryeministri kercenon nje gazetre dhe te tjere gazetare aty zgerdhihen dhe gajasen ose duartrokasin kte palaco dhe jo te bejne veprimin tjeter ta lene ate aty dhe te ikin Llogarit kush na ka qeverisur ne Keto lloj gazetaresh analistesh dhe mediash i japin kurajo ketij kafshe

    Përgjigjiuni
    • Aldrin thotë:
      25 Janar, 2024 te 4:44 am

      Nuk me duket se e kercenoi Berisha gazetaren, perkundrazi, ishte Klodiana qe i binte me qafe Berishes. Tjetri kur nuk te pergjigjet, mbyll gojen dhe hap krahun. Ka te drejte dhe te te qelloje nese i ze rrugen

      Përgjigjiuni
  • edi thotë:
    25 Janar, 2024 te 7:46 am

    Agron Lifa,te paska ber shume pershtypje qe Berisha paska kundershtuar gazetaren Lala (dhe ke te drejte sepse askush nuk ka te drejte te ofendoje te tjeret ) por me thene te drejten nuk ta kam ndegjuar ndonjehere emrin ti kundervihesh ndonjehere Ramutit kure quan medjan (jo vetem nje gazetar-e )kazan! Apo kur e thote ai Ra-muti yt ka te drejte sepse ai sulmon vetem shtypin opozitar !

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    25 Janar, 2024 te 8:03 am

    Aaaashtuuuu!Maloku me maloken.
    U msu me qytetaret ky bir kurve!Gjeti pronat ne Tirane.19 kulla ja kishte lene Sheqerja pri Vucidoli,mu ne mes Tiranes. Hajde n`tirane se ka budallenj qyteti!U be copa malokut Hafyyz.
    Felliqi githe qytetaret me shkolle t`madhe,qe ju dhjefsha shkollat e profesorllukun,.Lane nje cope malok te beje Hyqem dhe Hajdutlluqe..Ju plasi Bumjen Atomike Tironsve mu ne koket,.
    Ty moj Klodian Lala,te shtofte perendija karikatorin e llapes,,mos rri me ne Paskuqan,por hajde edhe ti ne Tirone,se nuk ngeli hajvan Tropoje pa u bere Kadi n`Tirane.

    Përgjigjiuni
  • Arber iliri thotë:
    25 Janar, 2024 te 8:57 am

    Primitiv,arrogant,negativ,te mendosh kur kishte edhe pushtetin,ndaj edhe u fut ne 10 shen boterore si armik i medias se lire.Del bga marja ne pyetje dhe kur pyetet e duhet te jape pergjigjen do te genjeje si Gebelsi qe i kishin ardhur ne Berlin ushtrite armike e ai fliste per fitoren e madhe.Ky i akuzuar e ne arrest shtepie e flet si i tmerroi prokuroret qe i kishte thirrur ky per ti pyetur,e kuptoni cfare cmendurie.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV, kreu i Vatikanit: Do t’ju shërbej në besimin dhe lumturinë tuaj
  • Merz do të verifikojë modelin italian të qendrave të emigrantëve me Shqipërinë
  • SPAK i sekuestroi telefonin ish-kryetarit të Kavajës, Policia: I gjenden fatura, kupona nafte dhe listë zgjedhësish
  • “Jetesa e shëndetshme”, Franca, shumë më e shëndetshme se Amerika, por kujdesi i saj mjekësor me probleme
  • Bobby Solo dhe Marco Zappa në një super koncert në Tiranë, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë

Komentet e Fundit

  1. Dashi në VIDEO| “Kemi nevojë për njerëz që na besojnë”, Rama në Forumin Ekonomik: Një epokë e artë mund të çelet për Europën
  2. demo në VIDEO| Rama dhe Macron nëshkruajnë memorandum për projektin e turizmit në Korçë
  3. vlonjati në Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituim të Kuvendit
  4. KCK Live ne Surrel në Mbyllet numërimi për Tiranën, Xhaçka i “rrëmben” mandatin Gjylametit me vetëm dy vota
  5. kavajsi në SPAK i sekuestroi telefonin ish-kryetarit të Kavajës, Policia: I gjenden fatura, kupona nafte dhe listë zgjedhësish
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?