Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si po furnizohet Ukraina nga ish-Ushtria Jugosllave?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Si po furnizohet Ukraina nga ish-Ushtria Jugosllave?
AktualitetBote

Si po furnizohet Ukraina nga ish-Ushtria Jugosllave?

Published: September 6, 2022
Shpërndaje

Deri më tani, mjeti luftarak slloven i këmbësorisë (IPV) M-80A hyri në armatimin e Brigadës së 24-të të Mekanizuar të Ukrainës, sistemi luftarak më kompleks i prodhuar në ish-Jugosllavi deri më tani, i konfirmuar për përdorim në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës.

Sipas portalit Balkan Security Network, fotot e shfaqura në rrjetet sociale tregojnë se ekuipazhet ukrainase, pasi kanë kryer stërvitje, kanë marrë në dorëzim një numër të këtyre mjeteve dhe se para se të nisen për në detyrë, po e mbushin mjetin me municion top 20 mm.

Më herët u konfirmua se Sllovenia i dhuroi Ukrainës 35 automjete luftarake të këmbësorisë M-80, të cilat ishin të trashëguara nga ish-Jugosllavia. Është ekuivalenti i formimit të një batalioni të mekanizuar nga koha e Bashkimit Sovjetik.

- Publicitet -

Mjete të tilla të blinduara amfibe me gjurmim përdoren ende nga Kroacia dhe Bosnja në ushtrinë e tyre, ndërsa përdoruesi më i madh është Ushtria Serbe, e cila ka 320 automjete në përdorim aktiv dhe disa qindra variante origjinale M-80 me një motor më të dobët, në rezervë.

Sllovenia i dhuroi ato automjete në fund të qershorit dhe në këmbim mori një premtim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një kredi që do të mundësonte blerjen e pajisjeve të reja ushtarake për ushtrinë e saj.

Kishte aludime se Sllovenia mund t’i jepte Ukrainës edhe tanke jugosllave M-84, duke qenë se bëhet fjalë për një modernizim të plotë të tankut sovjetik T-72, me të cilin Ukraina tashmë ka përvojë, por në këtë fazë të luftës që u braktis.

“Në qarqet e ekspertëve, M-80A konsiderohet një armë e vjetëruar që vështirë se mund të plotësojë nevojat e luftës moderne përsa i përket mbrojtjes së blinduar dhe fuqisë së zjarrit. Pavarësisht kësaj, ajo mund të gjejë vendin e saj në përbërjen e ushtrisë ukrainase, sepse të dyja palët vazhdojnë të përdorin automjete që nuk janë shumë të ndryshme nga makina e blinduar jugosllave për sa i përket karakteristikave të tyre themelore, dhe në disa aspekte mund të mbeten prapa”, shkruan portali.

Pas pritjes dhe rikualifikimit, në kuadër të Brigadës së 24-të të Mekanizuar të Ushtrisë së Ukrainës, u krijua një njësi e armatosur me M-80A, e cila është arma më e rëndësishme luftarake e ish-Jugosllavisë e përdorur në atë luftë.

“Deri më tani kemi pasur mundësinë që përmes fotografive të konfirmojmë praninë e disa armëve më të vogla, si mortaja 60 mm në variantet M-57 dhe M-06. Është verifikuar edhe përdorimi i municioneve mortajash në kalibrat 60, 82 dhe 120 milimetra. Nga armët personale janë vërejtur pushkët jugosllavë M-70 në të gjitha variantet. Supozohet se pushkët kanë ardhur nga Kroacia, por ka të tjerë ‘kandidatë të dukshëm’ që mund të mos jenë mburrur me dhurimin e tyre nga frika e reagimit të Moskës zyrtare”, thuhet në tekst.

Maqedonia e Veriut ka qenë donatori më i madh për Ukrainën e ish-republikave jugosllave deri më tani, por ajo kryesisht siguroi armë “jo-jugosllave”, domethënë armët që i mori nga Ukraina dy dekada më parë, kur po përballej me shqiptarët vendas në vitin 2001.

Tanke, automjete luftarake këmbësorie, raketahedhës me shumë tyta shkuan në Ukrainë nga Maqedonia e Veriut dhe ndoshta “oferta” më interesante nga Maqedonia e Veriut ishte ajo në lidhje me katër avionë sulmues Su-25.

Bëhet fjalë për avionë luftarakë që nuk janë përdorur për më shumë se një dekadë e gjysmë, por që do të ishin shumë të vlefshëm për Ukrainën, qoftë edhe vetëm si burim i pjesëve rezervë për mirëmbajtjen e flotës ekzistuese.

“Deri më tani nuk ka pasur një konfirmim të fortë se ka ndodhur transferimi i atyre avionëve, por ka ardhur një lloj konfirmimi indirekt. Përkatësisht, gjatë protestës së Moskës zyrtare ndaj informacionit se avionët janë dorëzuar, Ministria e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut nuk i hodhi poshtë këto pretendime, por vetëm u përgjigj se ishte një vendim i pavarur i një shteti sovran dhe anëtar i aleancës së NATO-s”, shkruan portali.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Simon Zereci zgjidhet Kreu i ri i Gardës së Republikës
  • Strasburgu i jep të drejtë ish-prokurorit të Krimeve të Rënda, gjen shkelje në procesin e Vettingut
  • GJKKO pezullon afatet e paraburgimit për Erion Veliajn, ja kur do të jetë seanca e radhës
  • “Lugëndryshkurit e familjes sonë…”, Spiropali ironizon Ramën: Algoritmet, konspiracionet haluçinante…
  • E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…

Komentet e Fundit

  1. Vurko on E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…
  2. Llafollogu Kalemxhi on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  3. Llafollogu Kalemxhi on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  4. Leksi on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  5. ROTA on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?