Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si u bëra ‘spiune’ e SHISH – Rrëfimi i agjentes shqiptare: Stërvitja, misionet dhe frika më e madhe!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Si u bëra ‘spiune’ e SHISH – Rrëfimi i agjentes shqiptare: Stërvitja, misionet dhe frika më e madhe!
AktualitetShoqëri

Si u bëra ‘spiune’ e SHISH – Rrëfimi i agjentes shqiptare: Stërvitja, misionet dhe frika më e madhe!

Published: June 25, 2022
Shpërndaje

Në raportin e SHISH për 2021 tregohet dhe historia e një vajze e cila vendosi të bëhej pjesë e Shërbimit Informativ të Shtetit dhe rrugëtimi i saj. Ajo tregon se gjithçka filloi kur kishte parë njoftimin se ishin hapur aplikimet e reja për punë pranë këtij institucioni.

Në rrëfimin e saj, agjentja tregon edhe për frikën e saj më të madhe duke u shprehur: Para se të filloja formalisht punën si punonjëse e Shërbimit Informativ të Shtetit, frika ime më e madhe ishte se mos ndoshta kjo nuk ishte punë e përshtatshme për vajza. Në një shoqëri me histori patriarkale si ajo e vendit tonë, mendoja se do të ishte shumë e vështirë për një vajzë të re, të punonte në sektorin operativ dhe të sillte impakt pozitiv në këtë vend.

Pjesë nga raporti

- Publicitet -

Rrugëtimi për t’u bërë pjesë e Shërbimit Informativ të Shtetit ka qenë një nga rrugëtimet më emocionuese të jetës sime. Gjithçka filloi kur lexova njoftimin se ishin hapur aplikimet e reja për punë pranë këtij institucioni. Kjo ishte mundësia që kisha pritur prej një kohe të gjatë!

Në atë periudhë, punoja në sektorin privat, por nuk isha e kënaqur me veten. Gjithmonë kisha ëndërruar të isha pjesë e një institucioni ku impakti i punës sime do të ndihej jo vetëm brenda tij, por në rang më të gjerë, në rang kombëtar.

Edhe familja më mbështeti në këtë zgjedhje. Procesi i rekrutimit zgjati disa muaj. Pati edhe shumë intervista dhe verifikime të tjera, derisa, më në fund, më njoftuan se isha përzgjedhur për të qenë një prej personave që do të merrja pjesë në një trajnim profesional disamujor.

Trajnimi ishte intensiv dhe sfidues. Kursantët e përzgjedhur ishin me sfonde të ndryshme profesionale dhe kjo larmi e ndihmoi secilin prej nesh të mësonte më shumë, duke shkëmbyer përvoja e duke u njohur me perspektiva të reja.

Instruktorët e trajnimit ishin shumë të përgatitur, me përvojë të gjerë pranë SHISH-it. Pas përfundimit të muajve dinamikë të trajnimit, ku çdo ditë gërshetoheshin shembuj teorikë me ushtrime praktike, iu nënshtruam një provimi ku testoheshin njohuritë e marra gjatë kursit.

Ky rrugëtim i lodhshëm, por shumë i bukur, u finalizua me organizimin e Ceremonisë së Diplomimit dhe Betimit, ku festuam të gjithë së bashku nisjen e një etape të re në jetën tonë.

“Betohem solemnisht se do t’i shërbej me përkushtim e ndershmëri Republikës së Shqipërisë për forcimin e sigurisë kombëtare, do të veproj në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, do të kryej me përgjegjshmëri dhe profesionalizëm detyrat që do të më ngarkohen, do të ruaj sekretin dhe do të jem besnik ndaj Shërbimit Informativ të Shtetit në përmbushjen e misionit të tij. BETOHEM!”

Me këto fjalë, u mbyll ceremonia zyrtare dhe tashmë ishim gati për të dhënë kontributin tonë për atdheun!

Para se të filloja formalisht punën si punonjëse e Shërbimit Informativ të Shtetit, frika ime më e madhe ishte se mos ndoshta kjo nuk ishte punë e përshtatshme për vajza. Në një shoqëri me histori patriarkale si ajo e vendit tonë, mendoja se do të ishte shumë e vështirë për një vajzë të re, të punonte në sektorin operativ dhe të sillte impakt pozitiv në këtë vend.

Por, sapo fillova punë, vura re se, pjesë e SHISH-it janë shumë gra dhe vajza, disa prej të cilave kanë ngjitur shkallët e karrierës dhe sot janë në pozicione drejtuese, gjë që për mua është tepër motivuese. Kolegët e rinj ishin mikpritës dhe të gatshëm të më orientonin e ndihmonin në çfarëdolloj kohe.

Edhe mentori më shoqëronte në çdo hap, duke më shpjeguar me hollësi dhe durim çdo gjë në lidhje me punën. Në asnjë çast nuk jam ndier e diskriminuar apo inferiore ndaj kolegëve meshkuj, sepse këtu, secili merr atë që meriton, pavarësisht gjinisë.

Këto elemente ma kanë thjeshtuar punën dhe më kanë nxitur të jap më të mirën e vetes. Sektori operativ ka vështirësitë e veta, por të rrit shumë si individ, profesionalisht dhe personalisht. Duke u hasur çdo ditë me njerëz të ndryshëm, zhvillon shumë aftësi dhe, mbi të gjitha, mëson të njohësh njerëzit jo vetëm në bazë të asaj që shfaqin, por edhe në bazë të asaj që fshehin.

Për më tepër, nuk ka kënaqësi më të madhe sesa ta mbyllësh një ditë pune duke e ditur që ke sjellë një ndikim pozitiv dhe ke dhënë kontributin tënd për realizimin e misionit kryesor:

Garantimin dhe ruajtjen e sigurisë kombëtare!

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • demo says:
    June 25, 2022 at 8:22 am

    Ja,Ay IMPAKTI POZITIV,eshte gje e madhe shume.Po pse moj fycke meson gjuhen e sharlataneve dhe nuk meson gjuhen e Patriarkut te Ligjerimit kombetar,,Emil Lafe,,aty lart.
    Ja ay profesori i VERTETE Emil Lafe,eshte I Dituri,,me i ditur i gjuhes shqipe,,.
    Meso te flasesh dhe te shkruash gjuhen e tij.

    Reply
  • LEON says:
    June 25, 2022 at 10:18 am

    Nexhmija u be spiune fashizmit me karte,me dokument,qe ne 42,se pa dokument ka qene qe ne 39,,ti na tregon si u bere spiune pas 100 vjetesh,..Je 100 vjet me vonese goce! Ka hik treni pare.

    Reply
  • lato says:
    June 25, 2022 at 10:29 am

    Sa patronazhiste,sa aktiviste ka ne administrate,qe marrin rrogen si SHIKSe,,ti je e fundit,,pordhe syfyri!

    Reply
  • Mali says:
    June 25, 2022 at 5:46 pm

    Vajzes i uroj pune te mbare dhe suksese. Eshte e vertete qe jemi nje shoqeri patriarkale dhe kjo veshtireson kalimin e disa paragjykimeve. Mos harro se rroli i gruas ne shoqerine shqiptare ka qene historik qysh ne lashtesi. Asnje sukses kombetar i shoqerise tone nuk eshte i ndare nga rroli i gruas shqiptare. Do te nxisja cdo djale dhe vajze shqiptare ne vecanti – kerkoni te beheni pjese e komunitetit te inteligjences ne shqiperi! E verteta do tju afashinoje!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • EMRAT: SPAK shpall pretencën për të bashkëpandehurit në dosjen “Veliaj”, ja sa vite burg kërkon
  • Berisha: Mbështesim investimin e huaj në Zvërnec, është tokë private
  • Shpërthim bombe në Përmet, dy persona bien në kontakt me lëndën plasëse dhe gjymtohen
  • Aeroporti i Vlorës, Karakaçi: Kemi lëshuar gjobat e para për vonesat, 30 ditë afat për marrëveshje
  • E veshi në finalen e Kupës së Botës në 1958, fanella me numrin 10 e Pele do të dalë në ankand

Komentet e Fundit

  1. TRENI on Frenat e botës, në duar pleqsh
  2. Dashi on Rrezikonte hetimin qendror me Arbitrazh? SPAK liron llogaritë e dy arabëve të Zvërnecit, del emri që dyshohet për tjetërsim masiv pronash
  3. Patriot on Rama: Nëse pronat janë të ligjshme, shitësit do të marrin paratë. Projekti në Zvërnec nuk ndalet
  4. magi on Rama: Nëse pronat janë të ligjshme, shitësit do të marrin paratë. Projekti në Zvërnec nuk ndalet
  5. TRENI on PS dekoron babain e Ergys Agasit dhe ish-deputetin e sapodalë nga burgu Jurgis Çyrbja

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?