Gazetari Ferdinand Dervishi, ka akuzuar se hetimet që lidhen me zhdukjen e Ervis Martinajt janë sabotuar që në fillim, duke u caktuar që ngjarja të hetohet nga Prokuroria e Laçit, dhe jo nga SPAK.
Gazetari akuzon se përtej policisë dhe prokurorisë, drejtimin e ngjarjeve e përcakton politika dhe oligarkët, duke penguar zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe implikimet e mundshme që lidhen me strukturat e krimit të organizuar.
Ai tregon se në ditën e incidentit, Martinaj nuk ka qenë vetëm, por me tre makina të shoqëruara nga njerëz të armatosur, ndërsa kundërshtarët duket se kishin përgatitur skenarë të ndryshëm. Sipas tij, disa nga personat e përfshirë ishin të veshur si policë, por nuk ishin të tillë, gjë që tregon përgatitjen e mirë të sulmuesve dhe planifikimin e ngjarjes.
“Është sabotuar që në krye të herës, ka disa vonesa të çuditshme. Nuk iu la SPAK por prokurorisë së Laçit. Pse u vonuan hetimet? Pse iu la prokurorisë së Laçit? Sepse bëhet fjalë për një element të krimit të organizuar dhe një viktimë të krimit të organizuar. Është si në rastine Jani prengës që në fillim u arrestua. Pse një hetohet nga SPAK dhe tjetri Jo. Pse Laçi kur ngjarja ka ndodhur në Durrës? Këto janë probleme të mëdha që implikojnë në procesin e hetimit.
Implikojnë sistemin e drejtësisë që nuk është ai që do ta bëjë këtë punë. Kush qëndron mbi policinë dhe drejtësinë? Politika dhe oligarkët. Këto për mua e vonojnë dhe sabotojnë këtë ngjarje. Nëse ngjarja do të zbardhej, do zbardhej implikimi i politikës, piramidën e krimit të organizuar të krimit në Shqipëri dhe okligarkët që u bënë bashkë për ta eliminuar Martinajt.
Atë ditë Martinaj nuk ka shkuar vetëm. Ka shkuar me 3 makina me njerëz të armatosur, por kundërshtarët ishin përgatitur për disa skenarë. Kishte kohë që plani bëhej. Njerëzit që shoqëronin Martinajn, pasi ai ka hyrë në vilë, kanë parë përballë shumë njerëz të veshur policë që juk ishin të tillë. Ky ishte fati i tij që u gatua. Ka pa fund dëshmitarë por ka shumë njerëz që nuk i intereson zbardhja”, tha ai në studion e emisionit “Kjo Javë”
n.s / dita

E po sdoli as nje gazetar à polic ta thoj hapur e fort kush e vrau . Oligarku Mane me grupin e domjes.
po mire ja bene.A ka mundesi shteti te zbraze burgjet nga keta?
Te denohen dhe sekuestrohen vjedhesit qeverritare.Kete kerkojme nga Drejtesia.
Nga artikulli:
Pse një hetohet nga SPAK dhe tjetri Jo. Pse Laçi kur ngjarja ka ndodhur në Durrës? Këto janë probleme të mëdha që implikojnë në procesin e hetimit.
Nëse ngjarja do të zbardhej, do zbardhej implikimi i politikës, piramidën e krimit të organizuar të krimit në Shqipëri dhe okligarkët që u bënë bashkë për ta eliminuar Martinajt.
Albanistan…Stan….
Àkoma ky DERVISHI nuk po e kupton se DREJTËSIA KA VDEKUR NË 92 me kursin 6 mujor berishist dhe zbaton vetëm detyrat e këtij?..? ..
…Se SPAK fut në burg kë do non grata në mënyrë selektive kundërshtar politikë.?
…Se Martinaj u vra nga BANDAT KONKURUESE TË DROGËS.?
..Se Saliu u rikthye në politikë për të mbrojtur pasurinë e familjes,me kërkesë të bandave për të mos u arrestuar,të magjistratve të vetinguar për korrupsion 90 % për ti kthyer në detyrat që patën,për kundër SHBA,BE.?
..Se Martinaj ishte OLIGARK I ZENIT,që ky i fundit të shpëtohej nga pisllëqet në Gërdeci dhe pronat e shumta..?
…Se SPAK nuk drejtohet nga RAMA POR NON GRATA QË NGA 1992,ndonse e SHANTAZON PËR FORMË.?
..SE SPAK,GJKKO,KLP,KLGJ..me shumicë janë Dibran,Shkodran,Tropojan.?
…SE SPAK ËSHTË KTHYER MË KOBURE NË DORËN E NON GRATËS,DUKE PARABURGOSUR 65 % MË SHUMË SE NË SHTETET E BE DHE BARAS ME KREMLININ.?
..SE SALIU DHE SPAK(SALISKAPI),PO BËJNË ÇMOS TË PENGOJNË VËNDIN NË BE.?
…PASI BE NUK PRANON SHTET DEMOKRATIKË PA OPOZITË ALTERNATIVE..?
..DHE OPOZITËN NUK PO E SHPËRBËN QEVERIA POR SALIU 35 VITE PËR TU PASURUAR DHE DESTABIZUAR VËNDIN NË INTERES TË SËRBISË,GREKUT…
..SE COPA E PD DUHEJ NXJERR JASHTË LIGJIT PO NUK KA DREJTËSI.?
..SE SALIU NUK BËHET MË KM,DHE KËTË E DI VETË AI,POR KËRKON TË.MBROJË 70 VILAT.?
..SE TË MOS ISHTE KR.PD,OPOZITE DO ISHTE VARUR TE SHESHI PËR GËRDRCIN,21JANARIN,PËR 12 TON AR TË VJEDHUR NË KRRABË ME LIKE/FLORIRIN.?
…MBI 101 KRIME, NDAJ POPULLI NUK E VOTON QË NGA 1992 SI PD..VETËM PËR KRIMET E KTIJ DHE MILITANTVE TË KAMUR PREJ TIJ.!?
FLM DITA