Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Siguria kibernetike, Brukseli përgatit draftin ligjor për t’u mbrojtur nga hakerat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Siguria kibernetike, Brukseli përgatit draftin ligjor për t’u mbrojtur nga hakerat
AktualitetBote

Siguria kibernetike, Brukseli përgatit draftin ligjor për t’u mbrojtur nga hakerat

Published: September 15, 2022
Shpërndaje

Me sulmet kibernetike që ndodhin çdo 11 sekonda në mbarë globin dhe kërcënimin që është bërë më akut në Evropë, Komisioni Evropian po reagon me kundërpërgjigje. Të enjten në Bruksel u prezantua një plan i ri i quajtur Akti i Sigurisë Kibernetike.

“Ajo që po bëjmë me këtë Akt është një këmbanë alarmi. Agresorët do të vazhdojnë të sulmojnë, por ne e kemi lënë pas epokën e naivitetit. Tani jemi të fortë dhe gati të përgjigjemi”, thotë Margaritis Schinas, zëvendës president i KE-së.

Përgjigjja, një akt ligjërisht i detyrueshëm, u kërkon prodhuesve të artikujve shtëpiakë, nga kontejnerët elektronikë tek frigoriferët, të aplikojnë rregullat e sigurisë kibernetike, ndryshe do të përballen me gjoba milionere.

- Publicitet -

Ideja është të mbrohen konsumatorët, kur produktet digjitale po bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së përditshme.

“E shihni këtë objekt? Ai vjen nga një vend i madh. Nuk po ia përmend emrin. Por çfarë fshihet pas këtij objekti? Si mund të jemi të sigurt që prapa këtij artikulli normal nuk ka qëllime dashakeqe?”, shprehet Thierry Breton, komisioner i BE-së për Tregun e Brendshëm.

Organizatat e konsumatorëve e kanë mirëpritur njoftimin.

“Objekte të tilla janë në të gjitha banesat. Po flas për drynët e dyerve smart, për zilet smart, për kamerat që monitorojnë të miturit, lodrat digjitale që lidhen në rrjet, apo produkte të tjera si lavatriçet dhe frigoriferët. Të gjithë lidhen në rrjet. Por ndonjëherë këto objekte nuk janë të sigurta dhe mund të kthehen në problem për konsumatorin, për familjet, por edhe për shoqërinë dhe ekonominë tonë. Kjo, pasi nëse diçka hakerohet, ajo mund të çojë në një çoroditje të infrastrukturës. Ndaj, fakti që Komisioni ka parashtruar këtë propozim në tryezë është pozitiv”, thotë Ursula Pachl, nëndrejtoreshë e Organizatës Evropiane të Konsumatorëve.

Nëse vendet e BE-së dhe Parlamenti Evropian bien dakord, do të duhen dy vjet që Akti i Sigurisë Kibernetike të bëhet realitet.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    September 15, 2022 at 5:52 pm

    Shume fallco sepse jane te bera vete nga elita!

    Te gjitha Mediat jane te kapura, dhe ju shesin papushim propagande, pasiguri, frike dhe kronike te zeze. Nuk e besoni?

    Po ju sjell nje shembull te fresket. Mbani mend se si u sinkronizuan parreshtur 24 me 73
    me mashtrimin e Covid 19 dhe gjenocidin e Vaksinave per 2 vite rresht. Asnje, po asnje nga mediat nuk investigoi apo pyeti pak me teper, nga narrativa e pergjithshme. Tani te gjithe po bejne sikur e kane harruar e sikur nuk ndodhi asgje. C’fare me teper doni qe te besoni, se mediat apo kanalet vizive, nuk jane ne sherbim te se vertetes, por ne sherbim te manipulimit.

    Reply
  • Arben.T says:
    September 17, 2022 at 12:06 am

    Mendoj se kërkohet:

    1. Një mbrojtje shume e forte per neutralizimin e sulmeve kibernetike.

    2. E cila shoqerohet me nje kundersulm kibernetik akoma me te fuqishem.

    3. Frika ruan vreshten nga hajdutet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shkencëtarët paralajmërojnë për një “Super El Nino” në fillim të dimrit
  • Ndërruan jetë pas aksidentit në Durrës, publikohet foto e dy prej viktimave
  • Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?
  • Zjarret në vend: 25 vatra në 24 orë, 4 ende aktive, vijon beteja në Dajt, Priskë, Mirditë eTërbun
  • “Në shënjestër bazat amerikane në Bullgari dhe Qipro”, FT: Irani kërcënon zgjerimin e luftës në Evropë

Komentet e Fundit

  1. Analiza on Anatomi e një rendi të rënë
  2. ? on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  3. demo on Sa duhet t’i qëndrojë besnik filmi një kryevepre letrare?
  4. Dashi on Politika britanike ndaj Ballkanit me kryeministrin e ri dhe sekretet nga balta e Danubit
  5. xxx on Turisti 20-vjeçar gjendet i vrarë në një shezlong në Ksamil

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?