Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sigurimi i detyrueshëm i banesave, Qeveria shton edhe përmbytjet në projektligjin e ri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Sigurimi i detyrueshëm i banesave, Qeveria shton edhe përmbytjet në projektligjin e ri
EkonomiLajmi i fundit

Sigurimi i detyrueshëm i banesave, Qeveria shton edhe përmbytjet në projektligjin e ri

Published: February 3, 2026
Shpërndaje

Qeveria shqiptare ka ndryshuar përsëri projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave, duke përfshirë në rreziqet e siguruara edhe përmbytjet, përveç tërmeteve.

Projektligji është riemërtuar “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet dhe përmbytjet” dhe qëllimi i tij do të jetë mbulimi humbjeve financiare të pësuara nga i siguruari, për shkak të dëmeve të ndodhura në banesën e siguruar, të shkaktuara nga tërmetet dhe përmbytjet.

Përfshirja e përmbytjeve do të zgjerojë rreziqet e siguruara nga skema e detyrueshme, por njëkohësisht pritet të sjellë edhe një prim sigurimi më të lartë krahasuar me modelin e mëparshëm, që detyronte vetëm sigurimin ndaj tërmeteve.

- Publicitet -

Edhe në variantin e përditësuar të projektligjit parashikohet ngritja e një Fondi Kombëtar për Sigurimin e Detyrueshëm nga Tërmetet dhe Përmbytjet, që do të sigurojë administrojë skemën e detyrueshme dhe do të sigurojë banesat, por edhe seksionet që ndodhen brenda banesave që përdoren si njësi, zyra apo për qëllime të tjera të ngjashme.

Fondi Kombëtar për Sigurimin e Detyrueshëm nga Tërmetet dhe Përmbytjet do të krijohet si person juridik publik, i organizuar në formën e një shoqërie aksionare, pas ka sipas këtij ligji dhe të ligjit në fuqi për tregtarët dhe shoqëritë tregtare

Shuma e sigurimit maksimal do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit përgjegjës për Financat.

Metodologjia e përcaktimit të primit për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet dhe përmbytjet, termat, klasifikimi i banesave mbi bazë rreziku, do të llogaritet me metodologji aktuariale, bazuar në modelin përkatës të rrezikut nga tërmetet dhe përmbytjet të zhvilluar për Shqipërinë, e cila miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit përgjegjës për Financat, pas marrjes së mendimit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Këshilli i Ministrave do të përcaktojë kriteret konkurruese të përzgjedhjes së agjentëve publikë dhe privatë dhe shoqërive të sigurimit për menaxhimin, shkallën e përfshirjes së tyre, shpërndarjen apo administrimin e shitjeve të kontratave të sigurimit, komisionet përkatëse dhe kushtet e bashkëpunimit.

Dëmshpërblimi në varësi të shkallës së dëmtimit dhe masës së dëmshpërblimit, duhet të paguhet brenda tre muajve, duke filluar nga momenti i plotësimit të plotë të otësimit të plotë të dokumentacionit përkatës përkatës.

Projektligji ka zgjeruar gjithashtu mekanizmat e detyrimit të zbatimit të sigurimit të parashikuar në të.

Personat që kërkojnë regjistrimin, ndryshimin e regjistrimit të banesës apo marrjen e shërbimeve të tjera kadastrale pranë institucionit përgjegjës shtetëror për kadastrën, kane detyrimin të paraqesin paraprakisht një kontratë të vlefshme për sigurimin e detyrueshëm të banesave që disponojnë nga tërmetet dhe përmbytjet, të lidhur me Fondin, në mënyrë që të përfitojnë këto shërbime.

Mungesa e një kontrate të tillë pamundëson marrjen e këtyre shërbimeve kadastrale.

Personat që nuk lidhin kontratën e detyrueshme me ligj, nuk do të përfitojnë shërbime elektronike përmes portalit qeveritar e-Albania, por shërbimet që do të kufizohen shprehimisht do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Gjithashtu, ata nuk do të përfitojnë shërbime nga Qendra Kombëtare e Biznesit.

Ndërkohë, shoqëritë e sigurimit privat nuk do të lejohen të lidhin kontrata sigurimi vullnetare për tërmetet apo përmbytjet për një banesë në kuptim të këtij ligji, që nuk ka lidhur më parë një kontratë sigurimi të detyrueshme me Fondin Kombëtar.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Papa says:
    February 3, 2026 at 10:19 am

    Dmth shteti ka rene
    Qe te mbijetoje pushteti duhet rrjepur edhe lekura e cdo qytetari
    Un ne itali kam shtepine time dhe askush me detyron te paguaj nje siguracion
    Njerzit duhet te bojkotojne cdo takse qe ky pushtet te kthehet ne shina
    Me kete ligj e ka me te lehte te sekuestroi llogarite e cdo njeriu mbase keshtu arrin te sheshoje gropen qe ka krijuar

    Reply
  • Kaq kisha says:
    February 3, 2026 at 10:48 am

    @Papa, nuk ka asiguracion të detyrueshëm të banesës private për ata që s’duan pshm. se s’kanë të ardhura të mjaftueshme për të siguruar minimumin jetik.

    Nëse asiguracioni synon të bëhet për gjithë popullatën “me forcë”, atëhere shtresa e varfëe del me përfitim se i garantohet me ligj dëmshpërblimi komplet sipas tarifave unikale që vlejnë për cilindo qytetar.

    Kush ka mjaftueshëm të ardhura dhe do të sigurohet nga dëmet e mundshme, mbush formularin ku brenda saj është deklaruar shuma maksimale nër rast dëmshpërblimi (zakonisht këto kapin miljona euro) dhe paguan detyrimin vjetor.

    Nëse projekti ka si qëllim zhvatjen e qytetarit përmes premtimeve boshe dhe jo sigurimin e tij ashtu siç pretendohet, atëhere këtu kemi të bëjmë me mashtrim, vepër penale që duhet ndëshkuar me masën më të ashpër që parashikon ligji, me qëllim efektin parandalues dhe mbrojten e qytetarit nga kërmat. Nuk funksionon kjo e fundit siç duhet, s’mbetet gjë tjetër veçse vetëgjyqësi.

    Reply
  • Kaq kisha says:
    February 3, 2026 at 10:59 am

    Korrigjim:

    * ishte: “shtresa e varfër del me përfitim…”

    * duhej: “shtresa e varfër del me përfitim, pa qënë nevoja të pagojë asnjë qindarkë….”

    Reply
  • Aldrin says:
    February 4, 2026 at 4:38 am

    Them une qe do i marri dhe tokat dhe shtepite, po nuk me degjon njeri.
    Debil milet
    Qeveria duhet te det\yrohet te dorezoje hajdutet para drejtesise
    Hajdutet qe legjitimojne ndertimet qe nuk i qendrojne termeteve
    Hajdutet qe legjitimojne prishjen e kanaleve te bonifikimit, gjithe struktures se ngritur nga Hoxha.
    Te kthejne malet sic ishin, rruget sic ishin, te kthejne leket e grabitura per te prishur malet e rruget
    Te kthejne naften e grabitur, mineralet, shkollat, te kthejne parate e incineratoreve qe nuk ekzistojne
    te kthejne mjedisin e shkaterruar, dhe anijet energjitike te Ballukut
    te dorezojne Ballukun, Mimin, Pengu, Velon dhe pilivengun
    Gjithe kurvat qe kane vjedhur dhe ne fund , Kryekriminelin, Ramutin dora vete
    Te kthejne spitalet ne sherbim te qytetareve, te sigurojne ilacet, dhe pajisjet e operacioneve qe mungojne
    Pastaj te kete kurajo te na propozoje ligje te tilla kriminale

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • DOSJA ‘ARUBA’ – Detaje tronditëse dhe shuma marramendëse: Përgjimet e SPAK zbulojnë skemën si janë përfituar tokat në Zvërnec
  • Çfarë ndodh pas Ramës?
  • Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai paraqitet në SPAK
  • Protesta dhe festa e 35-vjetorit të PS në të njëjtën orë. Rama: S’është provokim
  • Historia nuk jep “waiver”

Komentet e Fundit

  1. Emigranti on DOSJA ‘ARUBA’ – Detaje tronditëse dhe shuma marramendëse: Përgjimet e SPAK zbulojnë skemën si janë përfituar tokat në Zvërnec
  2. Ad on DOSJA ‘ARUBA’ – Detaje tronditëse dhe shuma marramendëse: Përgjimet e SPAK zbulojnë skemën si janë përfituar tokat në Zvërnec
  3. Vlora 97 on DOSJA ‘ARUBA’ – Detaje tronditëse dhe shuma marramendëse: Përgjimet e SPAK zbulojnë skemën si janë përfituar tokat në Zvërnec
  4. Vlora Vlora on Intervista e Ivanka Trump për Sazanin, Rama: Nuk mund të jepen dhe merren ishuj fshehtas
  5. Vlora Vlora on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?