Nga Lorenc Vangjeli
Dy prej tyre, Rama e Berisha u bënë pjesë e zisë së Durrësit, por pa ja thënë askujt, pa ja pranuar askujt se pikërisht ata me veprime dhe mosveprime kanë mbushur me karburant makinën vrasëse.
Tragjedia e Durrësit që futi në dhe’ dy fëmijë dhe rrezikoi jetën e dy të tjerëve shkaktoi një reaksion zinxhir dhembjeje kombëtare, solidariteti dhe proteste. Të gjithë ju bashkuan vajit të familjeve duke u ngushëlluar se të paktën ky krim kishte ndodhur jashtë familjes vetjake. Të gjithë u ndjenë të frikësuar se në vend të fëmijëve fatkeqë, mund të kishte qenë kushdo tjetër.
Sepse cilido është i pambrojtur nga dehja e individëve që sillen me makinat si banditët me pistoletën, sepse cilido mund të jetë target fatal kur ecën në trotuar, kur qëndron në bar apo dhe thjesht kur rri e sheh punën e tij. Vaji, por dhe mallkimet u shndërruan edhe kësaj here në sport kombëtar dhe sërish sipas prirjes sonë kombëtare, gjithsecili ju dorëzua lutjes së pafuqisë: “Të isha unë mbret vetëm për 24 orë…!”, si formula magjike që do të zgjidhte çdo hall të këtij vendi dhe do të ndëshkonte çdo maskara në vend që sillet si pronar i jetës së tjetrit.
Propozime për ashpërsimin e ligjeve për shoferët e dehur, për rikthimin e dënimit me vdekje e plot dalldi të këtij lloji, për policë të shtritrë në rrugë apo për policë në çdo kryqëzim, të gjitha në thelb kërkojnë të shërojnë pasojën pa hyrë në njohjen dhe qortimin e shkaqeve.
Shqipëria nuk është monarki, siç do të ëndërronte qytetari i thjeshtë që pretendon zgjidhen e derteve për 24 orë, por ka pasur të paktën tre mbretër të pashpallur në këtë vend. Tre individë që pushtetin e marrë me qera nga vota, e kanë ushtruar si monarkë me vullnet personal, shpesh edhe mbi kufijtë e ligjit.
Dy prej tyre, Rama e Berisha u bënë pjesë e zisë së Durrësit, por pa ja thënë askujt, pa ja pranuar askujt se pikërisht ata me veprime dhe mosveprime kanë mbushur me karburant makinën vrasëse. Ndoshta sepse nuk kanë ditur apo ndoshta edhe më keq, sepse nuk kanë dashur të bëjnë ndryshe. Ndoshta edhe pse nuk kuptojnë se çfarë ndodh realisht në vend.
Dikush duhet t’jua kishte thënë kohë më parë se mjaftonte një eksperiment social që të ballafaqoheshin me skenarin kriminal që afron navigatori urban i qyteteve shqiptare. Mjaftonte që një ditë të vetme, Berisha më parë dhe Rama më pas, të shtynin një karrocë fëmijësh nëpër rrugë. Dhe do të kuptonin se ky është një mision i pamundur.
Se trotuaret janë të papërshtatshëm, se diku përfundojnë direkt në askund dhe detyrohesh të ecësh aty ku hingëllijnë makinat, se edhe nëse arrin ta kryesh këtë mision të pamundur, nuk ke adresë përfundimtare përveç shtëpisë. Nuk ka sheshe lodrash ose kur ekzistojnë kanë madhësive e një shamie xhepi, nuk ka fusha lojërash, nuk ka hapësira të gjelbra.
Të gjitha ato janë shndërruar në menunë e pangopur të betonit, që maksimumi që afron në këmbim, është rrjeti i kafeneve në katin e parë. Ku prindërit pinë kafe për argëtim dhe fëmijët argëtohen vetëm me celular në dorë apo duke ardhur vërdallë si ujku në kafazin e kopshtit zoologjik të Tiranës.
Një karrocë fëmijësh, e shtyrë nga dora e Ramës dhe Berishës, do të shërbente si këshilltar më i mirë për ta sesa dhjetra konkurse urbanistësh, interesash estetike, financiare apo zgjidhje shtrëngesash si pagesë a parapagesë për shërbime e premtime.
Marrëzia ka pasur gjithmonë pushtetin në Shqipëri dhe trashëgimia që brezi i parë i shqiptarëve të tranzicionit po i le të nesërmes, është minimalisht kriminale. Nuk dihet nëse kush do të vijë pas do ta gjykojë këtë brez më shumë për padijen, për makutërinë, për përtacinë mendore, për ambientimin me të keqen apo të gjitha këto e të tjera si këto së bashku. Zgjidhjet që afrohen synojnë vetëm pasojat, shkaku është gjetkë.
Për ta lexuar këtë horoskop të zymtë të së nesërmes, mjafton që monarkët e medemek demokracisë shqiptare, larg moshës për të shtyrë një karrocë fëmijësh tani, të mendojnë sesi mund të jetojnë qoftë dhe për 24 orë të vetme si qytetarë të thjeshtë. Pa roje, pa makina, pa “rezervate” zyrash apo habitatesh personale plot gjelbërim natyre e servilësh si bimë njerëzore.
Mjafton të kuptojnë se ambulanca që do të çojë nesër në urgjencë spitalore, shtetasit e tyre apo ata vetë, qoftë të pasurit e paktë të këtij vendi, qoftë të varfërit e shumtë, do të ngecë njëlloj në trafik. Edhe nëse ato do të drejtohen drejt pistës së Rinasit ku dikë mund ta presë edhe avioni ambulancë. Herët a vonë, kështu përfundon gjithmonë!
Deri atëherë tragjedia e Durrësit, si një skenë krimi e paralajmëruar, fatkeqësisht do të përsëritet shumë herë. Dhe i vetmi ngushëllim do të vazhdojë të jetë: Mjerë kush iku, mjerë kë la pas, por inshAllah larg meje!

Jo jo. Duhet t’iu thyesh kembet ketyre dhe atij kryezdromsit ne burg, t’i hipesh ne karroce me rrota dhe t’i nxjerresh te shetisin rrugeve te Tiranes.
C’ja keput kot o Loro Vangjellatusi qe pret Ramen te shtyje karroca femijesh, po Edi Rama edhe atesine e atij Grigorit ne gjygjin e divorcit me Makocen ja faturoi bab Kristaqit duke e mohuar si bir e adoptuar si vella!
Ti askush i më sipërm , që fshihesh si miu prapa tastjerës , turp të kesh për ato që shkruan , zagar I fëlliqur , qen i zgjebosur . Ti ke qënë në gjyqin e Ramës ? Maskara që na përmënd këtu si të vërteta qelbësirlliqet që ka nxjerrë nga goja gojëmuti i Viçidollit . Mut muti .
Ke te drejte o Dede , u be ky askushi te flase keq per udheheqesin me te mire ne 114 vjet , Ramen ! Me njerez te zgjuar dhe besnike ndaj Partise ( Rames ) siç je ti dhe disa te tjere PSH; Dashi e ndonje tjeter nuk e lejojme ne asnje menyre te ofendohet Skenderbeu i Spiropalit ! Ju megjithmend nuk jeni Avni Rustemi qe te vrisni por ama keni metodat e juaja duke i ofenduar te gjithe kundershtaret e Rames .
Te merresh akoma me keta dhe madje te kerkosh ndjeshmeri apo empati per nje realitet qe e kane ndertuar vete dhe ka mbytur vendin,eshte tjeter humbje kohe.Cfare te presesh nga nje kufome politike qe eshte kthyer ne mumje dhe mundohet te mbaj me cdo kusht partine ne kurriz te vendit dhe nga nje batutaxhi te deshtuar qe mendon se mund te qendroj sepse ka perballe pikerisht kete mumje.Ikja e tyre duhet te jete nje kerkese nga te gjithe pa kompromis per te zgjuar shpresen se mund te ndryshojme realitetin e zymte.
Dita kur Salih Berisha do te zbrese nga kali, sic thoshte i mencuri Namik Hoti, do te shpallet Feste Kombetare e Shqiperise.
Ke te drejte o Dede , u be ky askushi te flase keq per udheheqesin me te mire ne 114 vjet , Ramen ! Me njerez te zgjuar dhe besnike ndaj Partise ( Rames ) siç je ti dhe disa te tjere PSH; Dashi e ndonje tjeter nuk e lejojme ne asnje menyre te ofendohet Skenderbeu i Spiropalit ! Ju megjithmend nuk jeni Avni Rustemi qe te vrisni por ama keni metodat e juaja duke i ofenduar te gjithe kundershtaret e Rames .
OK,Z.L.Vangjeli..
Po ju pyesë
1.A ishte koha për ndryshimin e sistemit në Shqipëri.?
2.Budolla ishte Enveri që e mbajti vëndin të mbyllur NGA DEMOKRACIA KIBERALE SEJCILI PËR VETE E ZOTI PËR TË GJUTHË.?
3.A e drejtuan dhe po e drejtojnë akoma agjenturat e huaja Shqipërinë.?
4.PD,PS..a u krijuan nga PPSH me 65.000 Komunist e SPIUN.?
5.Pse nuk hapen doshet e slinve.?
6.S.Berishën a e delegoj lobi Sërb,Grek në Amerikë me Tropojanin Eles Biberaj,që ja imponuan Ramiz Alisë.?
7.Drejtësinë 100 % 1992 dhe medjet 99 % 2005 a i ka kapur S.Berisha apo Rama që nuk ka asnjë.(Fakti që saliu shpif 60 % Rama 28 %.?
8.Drejtësia e RE 2016 a u krijua me imponim të SHBA,BE.? A e zgëhbën dot E.Rama.?
9.SPAK a po PRABURGOS 65 % MË SHUMË SE NË BE,KREMLIN.?
10.SHBA e shpalli Non Grata Sb për ta larguar nga politika apo KRAJA-DUMANI TI KËRKONIN FAKTE DASH-it..se nuk mjaftuan GËRDECI,21 JANARI,KL.PARTIZANI,ÇEZ-DIA,LOBIMET,97,98..22.000 vrasjet..?
11.Ligjërimin e mos SEKUESTROS SË VJEDHJE MBI 500 MILD.$ DHE, PANDËSHKUDHMËRINË E LIGJËROI SALIU ME QEVERINË GANGËSTERE 92(SIPAS DASH),APO RAMA 2013.?
12.Në burg fut K.Ministri apo gjykata.?
13.Në gjykat për të nxjerr nga bugu thyesit e ligjit shkojnë deputetët e PD,apo PS.?
14..Ligjërimi i drogës,Prostitucionit,Fëmijve..filloi 1992 apo 2013.?
15.Një kostum i prer keq a mund të qepet më.?
16.DUHET LARGUAR MË PARË SALIU APO RAMA.?
17.Pa u larguar Saliu a duhet të iki Rama.?
18.Kush i pengon Partit e RAJA(sejcila kërkon K.Ministrin) Saliu,Rama apo për fsin e tyre.?
19.A është SALIU QË PENGON PËR NË BE..APO RAMA.?
20.Me këtë SPAK(SALISKAP),që del mbi GJK,GJL,KUVËNDIN..A MUND TË SHKOET NË BE.?
21.A duhet thën TROÇ SE EKSPERIMENTI ME DREJTËSINË E RE 2016 DËSHTOI 100 %.?
EL News Albania
FLM DITA,L.VANGJELI.
ha mut o kapterr,ha
“Budolla ishte Enveri qe e mbajti vendin te mbyllur nga Demokracia KIBERALE “?
He tani o Vangjelo, jepi xhevap pyetjes se Kapterr Ethe Lalajt nese ja arrin perkthimin ne shqip, natyrisht..