Sindikata e Pedagogëve ka vendosur që protestën ta vijojë dhe ditët në vijim. Ata kanë vendosur që të mos futen në auditore ndërsa thonë se do të grumbullohen para fakulteteve në orën 10:00 për të protestuar.
Në një deklaratë i bëjnë thirrje pedagogëve të Fakulteteve të Universitetit Politeknik që të jenë të qendërzuar para godinës së Korpusit Qendror të UPT-së.
“Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH), duke falenderuar stafin akademik dhe ndihmës akademik e administrativ që mbështeti protestën e ditës së parë, deklaron vijimin e protestës edhe në ditët në vijim, në mbështetje të Peticionit të datës 30 Gusht 2022, drejtuar Kryeministrit, Ministres së Arsimit dhe Sporteve dhe rektorëve të IAL-ve publike, në formën e ndërprerjes së plotë të procesit mësimor përgjatë gjithë ditës, si dhe nëpërmjet grumbullimit para fakulteteve në orën 10.00.
Të gjithë Fakultetet e Universitetit Politeknik do ta zhvillojnë protestën e orës 10.00 të qendërzuar para godinës së Korpusit Qendror të UPT-së”, thuhet në deklaratë.
a.m/dita

Qeveria të bëjë reformën e universitetit publik, që pedagogët të paguhen nga pagesat e studentëve dhe jo nga taksat tona. Qeveria u jep ndihma studentëve që familjet e tyre paguajnë taksa dhe nga këto pagesat të studentëve, dalin pagat e pedagogëve në formën e vetfinancimit. Shëmbulli është në amerikë, për universitetet publike, çdo vit kuotojnë se sa do të jetë pagesat e studentëve, që është e njëjtë për të gjithë(rreth 40 mijë dollarë në vit), por forma e pagesës është për secilin e ndryshme (kredi dhe donacion sipas të ardhurave familiare). Në këtë rast, pedagogët nuk kanë motiv të protestojnë për pagën, sepse ajo përcaktohet nga bordi i Universitetit, i cili ka mbledhur pagesat nga studentët.
Universitetet Publike ne Shqiperi duhen te jepen me qira stafeve mesimore, duke ndihmuar me buxhetin e shtetit vetem studiuesit e programeve qeveritare dhe studentet e exelences.