Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sinjali Amber vjen në Shqipëri, si do të shpëtohen fëmijët e humbur me një njoftim në telefon
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Sinjali Amber vjen në Shqipëri, si do të shpëtohen fëmijët e humbur me një njoftim në telefon
KronikeKryesoreShoqëri

Sinjali Amber vjen në Shqipëri, si do të shpëtohen fëmijët e humbur me një njoftim në telefon

Published: August 7, 2023
Shpërndaje

Shqipëria është një hap më afër krijimit të Sinjalit Amber për fëmijët e humbur, duke u bërë vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që do të zbatojë sinjalin.

Në Europë, janë 20 vende që kanë zbatuar ‘Amber Alert’ për fëmijët e humbur. Sinjali Amber është një sistem i njohur ndërkombëtar, që drejton palët kryesore të interesuara, të cilat përfshijnë organet ligj-zbatuese, institucionet qeveritare, OJQ-të, median (TV, radio), agjencitë e transportit, ofruesit e shërbimeve të internetit, kompanitë e mediave sociale e shumë të tjerë, për të bërë të mundur transmetimin e sinjalit në momentin që humb një fëmijë, që i mundëson publikut të marrë pjesë në kërkimin e fëmijës së zhdukur, humbur apo të rrëmbyer.

Në momentin që një fëmijë humb, në telefonat e qytetarëve të zonës ku ka ndodhur rrëmbimi i një fëmije, do të shkojnë një mesazh ku do të jepen disa të dhëna mbi të miturin. Nëse qytetarët do të kenë informacion mbi ngjarjen do të kontaktojnë në AMBER-ALERT. Ky sistem i aplikueshëm tanimë në 129 vende të botës, ka rezultuar efektiv në 96% të rasteve.

- Publicitet -

Në 13-14 Qershor është mbajtur në Tiranë trajnimi përfundimtar i rreth 30 punonjësve të policisë, të cilët vinin nga të 12 drejtoritë e policisë në vend, si dhe e punonjësve të linjës së parë në mbrojtje të fëmijëve. Trajnerët vinin nga SHBA, Greqia dhe Shqipëria, me eksperiencë të gjatë në mbrojtjen dhe gjetjen e fëmijëve të humbur.

Altin Hazizaj, drejtori i CRCA thotë për Gazetasi.al se në Shqipëri thuajse çdo vit humbin apo largohen nga shtëpia 100-120 fëmijë dhe adoleshentë, të cilët shpesh gjenden në situate të rrezikut të jetës apo sigurisë së tyre. Sinjali AMBER është një sistem i shpejtë i deklarimit të emergjencës për fëmijët e humbur.

Sistemi Amber është emri i Amber Hagerman. Natën e 13 janarit 1996, Amber dhe vëllai i saj po ngisnin biçikletat e tyre në një parking në qendër të qytetit Arlington, Teksas. Pasi ishte larguar për vetëm 8 minuta, Amber u rrëmbye nga një person i panjohur. Pavarësisht një programi të mirëpërdorur të menaxhimit të emergjencave dhe mbulimit të gjerë në mediat lokale, trupi i gjymtuar i Amberit u zbulua në një përrua 4 ditë më vonë, vetëm disa kilometra larg shtëpisë së saj.

Prej aty, sinjali Amber u rrit. Banorët vendas filluan të pyesin me zë të lartë se nëse organet lokale të lajmeve mund t’i paralajmërojnë banorët për mot të keq dhe ngjarje të tjera të ngjashme, pse të mos bëjnë të njëjtën gjë kur një fëmijë rrëmbehet? Transmetuesit filluan të bashkëpunojnë me zbatimin e ligjit lokal për të zhvilluar një sistem paralajmërimi të hershëm për fëmijët e rrëmbyer. Gjatë gjithë vitit 1996, juridiksione të tjera anembanë vendit filluan të krijojnë programe të ngjashme të menaxhimit të urgjencës për të njoftuar publikun kur një fëmijë rrëmbehej.

Pavarësisht nga kjo, deri në fund të vitit 2001, vetëm katër shtete kishin plane gatishmërie emergjente sinjali Amber në mbarë vendin. Në vitin 2002, Shtëpia e Bardhë mblodhi një konferencë për fëmijët e zhdukur, të shfrytëzuar dhe të arratisur. Pikërisht në këtë pikë programi i menaxhimit të urgjencës ‘Amber Alert’ erdhi në fokus kombëtar dhe ndërkombëtar dhe shumë shtete filluan të bënin pjesë tyre Sinjalin Amber duke shpëtuar deri më tani mbi 900 fëmijë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 08 qershor 2026
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?