Sinoptikani Elvi Jahaj, ka komentuar parashikimin e motit për ditët në vazhdim dhe në ditët e ndërrimin të viteve.
Për këtë fundjavë, sinoptikani ka deklaruar se moti do të jetë i kthjellët por temperaturat, priten që të jenë të ulta dhe vlerat pritet që të kapin -3 deri në -4 gradë celcius në vendet malore, ndërsa në ultësirën perëndimore -1 deri 0 gradë celcius.
“Moti në fundjavën e fundit të vitit parashikohet të jetë i ftohtë. Në Korçë reshjet e dëborës pritet të ndërpriten me kalimin e orëve, ndërsa vendi ynë në përgjithësi do të ndikohet nga kushte ajrore të ftohta dhe të acarta.
Moti do të jetë i kthjellët por i ftohtë në të gjithë territorin me vranësira të pakta në relievet malore. Temperaturat në vlerat minimale për fundjavën priten të kapin vlerat -3 deri në -4 gradë celcius në vendet malore, ndërsa në ultësirën perëndimore -1 deri 0 gradë celcius.
Por duke filluar nga dita e hënë dhe e martë deri në ditët e ndërrimit të viteve kryesisht datat 31 dhjetor dhe 1 janar pritet të jenë të acarta, në relievet malore do të jenë -8 dhe -9 gradë, në vendet e ulëta -4 dhe -5 gradë, ndërsa në bregdet 0 deri në -1 gradë celcius.
Temperaturat e mesditës gjatë fundjavës do të jenë 13 dhe 14 gradë, ndërsa për ditët e ndërrimit të viteve pritet të mos kalojnë vlerat 7 dhe 8 gradë përgjatë ultësirës perëndimore. Era do të fryjë nga kuadrati i veriut”, tha Jahaj.
j.l./ dita

Po ku ka acar ne Shqiperi?Qekur rrumpalla hajduteve malukater,maloke e gjysfshatare moren qeverrine edhe dimri ben gjys dimer edhe vera eshte Harabi.
Te mbaj disa dite, se shendet eshte per bujqesine. Ngordhin parzite dhe insekte, si te thuash nje “pesticid” natyral. Tani kush ka ftohte te veshi ndonje benovrek leshi keto dite se nuk behet hataja.