Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sirena alarmi në veri të Kosovës, policia asiston hyrjen e kryetarëve të rinj në ndërtesat komunale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sirena alarmi në veri të Kosovës, policia asiston hyrjen e kryetarëve të rinj në ndërtesat komunale
AktualitetKosovë

Sirena alarmi në veri të Kosovës, policia asiston hyrjen e kryetarëve të rinj në ndërtesat komunale

Published: May 26, 2023
Shpërndaje

 

Policia e Kosovës tha përmes një komunikate për media se është “duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse”.

Mesditën e së premtes në të katër komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi ndërkohë që para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq u mblodhën edhe qytetarë.

- Publicitet -

Para ndërtesës së Komunës në Zveçan gjenden edhe makina të Policisë së Kosovës.

Ish-këshilltari në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, Milija Bishevac, tha për Radion Evropa e Lirë se qytetarët janë mbledhur para ndërtesës së komunës të bindur se “kryetari i sapozgjedhur, Izmir Zeqiri, po tenton të hyjë në objekt”.

“Ka makina, ku besohet se gjendet ai [kryetari i qytetit] dhe se ai po përpiqet të hyjë në ndërtesën e komunës”, tha Bishevac.

Zeqiri nuk ishte i disponueshëm për t’i konfirmuar këto informacione.

Bishevac tha se pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe të Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit, EULEX, gjenden rreth ndërtesës së komunës.

“Njerëzit janë mbledhur atje dhe do të presim të shohim se çfarë do të ndodhë”, shtoi ai.

EULEX-i nuk e konfirmoi se pse është i pranishëm në komunën e Zubin Potok.

Kryetarët e rinj të komunave të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut – që të gjithë shqiptarë – bënë betimin më 25 maj, duke marrë kështu pushtetin lokal në këto tri komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Ceremonitë e betimit u mbajtën në objekte publike, sepse në objektet e komunave ka organe të përkohshme komunale, të cilat punojnë në sistemin e Serbisë.

Vetëm në Mitrovicë të Veriut ekziston një ndërtesë komunale që funksionon sipas sistemit të Kosovës. Kryetari i ri, Erden Atiq, u betua atje më 19 maj.

Zgjedhjet lokale në veri të Kosovës u mbajtën më 23 prill, pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave nga radhët e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës. Kjo parti e kundërshtoi vendimin e Qeverisë së Kosovës për të kryer procesin e riregjistrimit të makinave me targa ilegale serbe.

Zgjedhjet u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në atë zonë, e cila tani nuk i pranon rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e prillit ishte 3.47 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar./Rel/

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Plumbat e gomës i meritojnë këta”, Peleshi i heq fjalën për gjithë ditën Berishës, ndërpret seancën
  • Rritje pagash për policinë e Shtetit, ministri zbulon se cila kategori do të përfitojë
  • 29 tetor 2026
  • “Mos i kurseni!”
  • Aksidenti tragjik në Spanjë, çfarë e shkaktoi përplasjen e trenave të shpejtësisë së lartë

Komentet e Fundit

  1. Emigranti on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit
  2. Edi on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  3. Nikoll Kamshi on Premtimi për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?
  4. Nikoll Kamshi on Premtimi për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?
  5. rapsodi popullor on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?