Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Situata e zjarreve në vend: 23 vatra në 24 orët e fundit, 2 mbeten në monitorim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Situata e zjarreve në vend: 23 vatra në 24 orët e fundit, 2 mbeten në monitorim
AktualitetKronike

Situata e zjarreve në vend: 23 vatra në 24 orët e fundit, 2 mbeten në monitorim

Published: August 8, 2026
Shpërndaje

Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë bilancin e situatës së zjarreve në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, ku janë raportuar gjithsej 23 vatra, nga të cilat shumica janë neutralizuar dhe dy janë në monitorim.

Sipas njoftimit, në terren janë angazhuar 445 forca operacionale dhe 47 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 65 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 mjete të FA-së, si dhe 2 helikopterë e 1 avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore.

Njoftimi i plotë i Ministrisë:

- Publicitet -

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 23 vatra zjarri, ndërsa aktualisht 2 vatra mbeten në monitorim.

Në operacionet për shuarjen e tyre janë angazhuar 47 automjete zjarrfikëse dhe 445 forca operacionale. Në mbështetje janë angazhuar gjithashtu 65 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 automjete zjarrfikëse të FA-së, 2 helikopterë dhe 1 avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore.

Në Dajt, zjarri është fikur dhe zona po mbahet në monitorim nga strukturat vendore. Në Priskë, zjarri është shuar plotësisht.

Në Çikallesh dhe Leshtej-Collak, bashkia Kavajë, operacioni përfundoi pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse nga disa bashki dhe mbështetjes nga ajri.

Në Mushnik, bashkia Rrogozhinë, zjarri është shuar.

Në Mallakastër, në zonën Ndrenie–Vlosh–Panahor, vijon operacioni për fikjen përfundimtare të vatrës, e cila mbetet aktive nën kurorë në krahun verior dhe po mbahet në monitorim.

Në Plan të Bardhë, bashkia Klos, zjarri është shuar pas ndërhyrjes së 5 automjeteve zjarrfikëse, 26 efektivëve të MZSH-së, forcave policore, bashkiake, vullnetarëve, OSHE-së dhe 25 efektivëve të FA-së.

Në Kostren 2, bashkia Berat, dhe në Uruçaj, bashkia Peqin, zjarret janë shuar plotësisht. Edhe vatrat e tjera të raportuara gjatë 24 orëve të fundit janë neutralizuar nga strukturat operacionale.

Aktualisht nuk raportohet asnjë vatër problematike që të paraqesë rrezik për zonat e banuara; dy zonat e mbetura janë në monitorim.

AKMC dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile vijojnë monitorimin e situatës dhe gatishmërinë për ndërhyrje në çdo rast të riaktivizimit të mundshëm.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • E FUNDIT: Lista Studentore fiton zgjedhjet në Serbi. Në pushtet nga 2012, Vuçiç pranon humbjen
  • Media italiane: Meloni po konsulton dorëheqjen me aleatët
  • REL: Nga mijëra, në më pak se 600: Ushtarët në Kosovë me gjasa do zëvendësohen, po Amerika?
  • Rama, me “paketë” të re kundër protestave: 500 mijë gjobë të rrish në grup, mësuesit do pushohen, 6 muaj burg për maskë
  • A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama, me “paketë” të re kundër protestave: 500 mijë gjobë të rrish në grup, mësuesit do pushohen, 6 muaj burg për maskë
  2. Antishqiptari on Media italiane: Meloni po konsulton dorëheqjen me aleatët
  3. Kujtimi on Rama, me “paketë” të re kundër protestave: 500 mijë gjobë të rrish në grup, mësuesit do pushohen, 6 muaj burg për maskë
  4. Emigranti on Rama, me “paketë” të re kundër protestave: 500 mijë gjobë të rrish në grup, mësuesit do pushohen, 6 muaj burg për maskë
  5. Mollosi on Rama, me “paketë” të re kundër protestave: 500 mijë gjobë të rrish në grup, mësuesit do pushohen, 6 muaj burg për maskë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?