Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Situata më e vështirë në 10 vitet e fundit”, Vuçiç: Të hënën do takohem me Albin Kurtin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > “Situata më e vështirë në 10 vitet e fundit”, Vuçiç: Të hënën do takohem me Albin Kurtin
KosovëKryesore

“Situata më e vështirë në 10 vitet e fundit”, Vuçiç: Të hënën do takohem me Albin Kurtin

Published: November 20, 2022
Shpërndaje

Të hënën e 21 nëntorit në ora 8:00, presidenti i Serbisë,  Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohen në Bruksel.

Kështu ka njoftuar Vuçiç gjatë një interviste në TV Prva, derisa ka njoftuar se me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, do të flas për shumë tema.

“Bisedimet do të fillojnë në ora 8 të mëngjesit, do të nisem nga Beogradi në ora 4 apo 4:30, apo edhe sonte”, tha Vuçiç.

- Publicitet -

Për presidentin serb, situata e krijuar në Kosovë, “është më vështira në 10 vitet e fundit”.

“Nuk ka dyshim se situata është më e vështirë në 10 vitet e fundit dhe më lejoni t’u them njerëzve se nuk janë vetëm targat”, tha ai.

“Ne bëmë tre marrëveshje të rëndësishme në Berlin dhe na u duk se kjo duhet të ishte një nxitje e rëndësishme për ecurinë e bisedimeve tona. Atë ditë në Berlin Kurti bëri disa gjëra për shkak të cilave serbët u larguan nga institucionet”.

“Ai tha se nuk ka Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe, që do të thotë se Marrëveshja e Brukselit nuk vlen për të. E dyta, ka bërë të ditur se janë tre faza për targat, paralajmërimet, dënimet dhe konfiskimet e veturave. Tre, ka shkarkuar Nenad Gjuriç-in, komandantin e policisë në Veri, sepse nuk ka autoritet”, shtoi Vuçiç.

Vuçiç ka theksuar se do të shkojë në Bruksel “në mënyrë që të mos u jep arsye të mjaftueshme për të fajësuar Serbinë se nuk dëshiron të marrë pjesë në takime”.

I pyetur nëse mendon se Kurti do ta shtyjë vendimin për targa, Vuçiç potencon se “po të donte të shtynte diçka, do ta shtynte më herët”.

“Kurti ka treguar se nuk i do serbët në Kosovë, ka dashur të vendos deputet në parlament dikë që ka fituar 30 herë më pak se Lista Serbe, e kam fjalën për Rada Trajkoviç-in, sepse disa të mendojnë se serbët po kthehen në institucione, jo nuk po kthehen”, shtoi ai.

Ai ka folur edhe për propozimin franko-gjerman, për të cilin ka thënë se nuk e ka refuzuar.

“Nuk e kam komentuar asnjëherë në detaje, edhe pse përgjigjen e kemi shkruar në letër, po të më pyesni nuk them se kemi refuzuar, as që e kemi pranuar, sepse jemi gati të flasim, por ata thjesht nuk na dha një shans”, thotë Vuçiç.

Kreu i shtetit theksoi se Lista Serbe do t’i bojkotojë zgjedhjet në Veri, pasi konsideron që me shpalljen e zgjedhjeve në Veri, “do të shpallen kryetarë të rinj me ndihmën e shqiptarëve të rrejshëm”.

“Është e qartë se cili është plani dhe ne po mundohemi ta prishim atë plan. Lista Serbe do t’i bojkotojë zgjedhjet. Kërkesa serbe kanë të bëjnë vetëm me atë që është nënshkruar në dialogun në Bruksel. Serbët nuk kanë kërkuar diçka që nuk është nënshkruar, por duan të zbatojnë atë që është nënshkruar”.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur prej se Qeveria e Kosovës ka nisur më 1 nëntor zbatimin e planit të saj të shkallëzuar për konvertimin e makinave me targa të paligjshme serbe në ato RKS.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Ben Dibrani says:
    November 20, 2022 at 4:48 pm

    Nuk e kuptoj përse Kurti (apo çdo kryeministër i Kosovës) duhet të flasë me Vuçiç për Serbët e Kosovës, ata duhet të kenë një përfaqësi të betëm për kerkesat e tyre ndaj qeverisë së Kosovës, nuk mund të jenë problemet e brëndëshme të Kisovës në pazar me të huajt.

    Reply
  • Andis says:
    November 20, 2022 at 7:34 pm

    Situata ne krahun tone te Kosoves eshte shume me e lehte sepse ne nuk i biem ne qafe asnjeriu.

    Reply
  • Fehmi Berisha says:
    November 20, 2022 at 8:10 pm

    Ben Dibrani,parimisht ke të drejtë.
    Por,duhet të bëhet edhe një tollovaj( lufftë),për ta këther Serbinë në vendin e vet,në pashallukun e Beogradit,meqë Serbia ende vazhdon të mbaj të okupuara Toplicen,Sanxhakun dhe Vojvodinen.
    Duhet t’i lirojë këto territore.

    Reply
  • Ppsh says:
    November 20, 2022 at 9:33 pm

    Po tirana po behet cope per shqiptaret e serbise te pakten 1% sa behet beogradi per serbet e kosoves?
    Apo shqiptaret e serbise i kane punet vaj dhe ka ngel me kenaq vetem serbet e kosoves
    Pra e nderuar dita mos u bej megafon e vucicit sesi apo sesa keq eshte puna e tij por bej pak dhe avokaturen e anes ku je dhe i perket nese i perket

    Reply
  • Zgalem says:
    November 21, 2022 at 1:00 am

    Ju lumte dora atyre qe kane investiguar kete flagrance korruptive , nga ku varet realisht natyra e drejtesise trte “reformuar ” . . Gazeta “dita ” , po kryen nje pune , qe do t’i veri perpara pergjegjesise , keta aventuriere , me shembuj te thekur te korrupsionit galopant . Zgalem

    Reply
  • Grepi says:
    November 21, 2022 at 11:18 am

    Zgalemo,
    Zgalemi eshte zogu qe ka nje veshtrim te qarte e te forte. Ti Zgalemo paske dale ne pension dhe te kane vene syze, por jo me numurin tend. Dhe sheh akoma me keq.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • E rrallë: Humbet portofolin në tren, i kthehet me të gjitha paratë brenda pas postimit të nënës
  • 20 vatra aktive zjarri në vend, ministri Nufi: 727 forca operacionale të angazhuara në terren
  • SHBA ratifikoi marrëveshjen e huas me Shqipërinë, reagon Ambasada Amerikane
  • Forcimi i lekut – një avantazh që duhet të shfrytëzohet
  • Shqipëria përballë sulmeve kibernetike, mbi 14.6 milionë tentativa në 6 muaj

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Populli fukara on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. Fshatari on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  5. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?