Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “S’jam i çmendur e as budalla”, Vuçiç nuk tërhiqet: Serbët s’do vuajnë më terrorin e Kurtit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “S’jam i çmendur e as budalla”, Vuçiç nuk tërhiqet: Serbët s’do vuajnë më terrorin e Kurtit
BoteKosovëKryesore

“S’jam i çmendur e as budalla”, Vuçiç nuk tërhiqet: Serbët s’do vuajnë më terrorin e Kurtit

Published: December 2, 2022
Shpërndaje

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç u shpreh gjatë konferencës për media me Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi se nuk është penduar për asnjë deklaratë që ka bërë ditët e fundit për çështjen e Kosovës apo edhe për vendimin për samitin.

“Edhe unë i thashë, nuk jam as i çmendur, as i dehur, as budalla, por tregova gjithçka që ka ndodhur që nga fillimi i vitit dhe si çdo lloj mundësie për një bisedë normale me palën e Prishtinës gradualisht po shembet. A duhet të kisha përdorur një fjalor më diplomatik? Ndoshta, por ju lutem më dëgjoni dhe më tregoni nëse dikush do të na kishte dëgjuar nëse nuk do të kishim performuar ndryshe”, tha ai.

Ai shtoi se serbët në veri të Kosovës nuk do ta vuajnë më terrorin e Albin Kurtit. “Nëse kjo ishte një mënyrë që ata të më dëgjonin, të paktën unë kam bërë një gjë të mirë për popullin dhe vendin”, tha Vuçiç.

- Publicitet -

Ndërkohë Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi tha se  është shumë e rëndësishme që në samitin e 6 dhjetorit në Tiranë, të jetë i pranishëm presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Së fundmi presidenti serb Vuçiç e ka quajtur terrorist kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Një ditë më parë, ai tha gjithashtu se askush nga Serbia nuk do të jetë në Tiranë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor më 6 dhjetor, për shkak të, siç tha ai, reagimit “të turpshëm” të BE-së për emërimin e Nenad Rashiçit si ministër në Qeverinë e Kosovës.

Më 6 dhjetor mbahet samiti i parë mes liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë.

Në faqen zyrtare të Këshillit të Bashkimit Europian thuhet se samiti është një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë kyçe të partneritetit strategjik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, një rajon me një perspektivë të qartë të BE-së.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Rrofshin ppp says:
    December 2, 2022 at 1:10 pm

    Eshte me mire qe vucic mos vij ne tirane
    Ai eshte samit per dhe pro perendimit serbia te shkoje kur te behet samiti i briks

    Reply
  • Gomari i pa-bes i Janines, Ali Tepeleni solli fundin e ARNAUTEVE. says:
    December 2, 2022 at 1:16 pm

    Shqipfolesit jane INFERIORA. Lavdi Zotit qe jam ARNAUT.

    Reply
  • Kush tha që je budalla?! says:
    December 2, 2022 at 1:40 pm

    Kush thotë se je budalla, është budalla vet! Ti nuk je budalla, por je ish ministri i « kasapit të Ballkanit », Milosheviçit, i cili vrau gra dhe fëmijë, apo 8000 meshkuj në Srebrenicë! Këto deklarata i bën që BE-ja të thotë, duhet t’i bëjmë lëshime këtij, se vèrtetë është i «indinjuar”! Në fakt kjo politikë serbe u ka dhënë rezultat, përderisa nga agresorë, serbët kthehen në viktima dhe për këtë fajin e ka BE-ja.

    Reply
  • Biometri says:
    December 2, 2022 at 3:30 pm

    Kjo dalldia e ktij tregon qe Kurti eshte kryeministri qe i duhet Kosoves.
    Me te tjeret kane patur mundesi shantazhi me sa duket.
    Si gjith KM shqiptare kendej e andej kufirit

    Reply
  • Ll says:
    December 2, 2022 at 4:25 pm

    Ben kot si i nxehur
    Thjesht i ka kerku Rusia, mos shko.
    Pak m vone n varesi te rrethanave do dali tamam koka e gjarprit ku eshte

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    December 2, 2022 at 9:17 pm

    Serbia nuke done ase bellkan e hapure ase Procesin e Berlinit.
    Ai i ben ca llogari edhe vete. Ai e dine qe ne Ballkanin e Hapur ose ne procesin e Berlinit Shqiptaret jen Shumice madje vihet ne diskutim edhe Sanxheku qe ka mjafte Shjqiptar .
    Rrethanat jan kunder Serbise, pore serbia ka zgjedhur rrugen e gabuar.
    Gabimi i Serbise eshte qe do te largohet nga Ballkani dhe nga BE-ja qe ne fakte do te jet nje bumerag mjaft i madh per Serbin.
    Ishulli Serb ne mes te Evropes nuk do te ket asnje mundesi qe ata te lundrojn deri ne Rusi.
    Mospjesmarrje e tyre ne Tiran eshte nje ogur mjafte i mire per Ballkanin. Ballkani duhet eshte ne Procesin e Berlinit dhe populli thot: “Dhia qe ndahet nga tufa do ta haj ujku”

    Reply
  • ARNAUT says:
    December 2, 2022 at 9:29 pm

    Shqipfoles INFERIORA,
    Tash duhet edhe vete te keni ven re se qysh nga shpallja e pavarsis imagjinare ne 28 Nentor 1912 cdo gje eshte ber per te zez te shqiptareve dhe cdo qe te behet, behet per te zez te shqiptareve.

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    December 2, 2022 at 10:02 pm

    Ik o Artaut se paske lajthitur.

    Reply
  • ARNAUT says:
    December 2, 2022 at 10:14 pm

    Ali,

    Reshtoji te mirat e supozuara qysh nga dita e katastrofike ? e 28 Nentorit 1912.
    Flm

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    December 2, 2022 at 10:59 pm

    Po ne se nuk do ta kishim 28 Netorin ku do te ishim sot sipas teje.?
    A munde te me pergjigjesh o Arnaut.?

    Reply
  • ARNAUT says:
    December 2, 2022 at 11:14 pm

    Do ishim se paku atje ku kemi qen, ne KATER VILAJETET.

    I pabesi, gomari i Janines, Ali Tepeleni filloi katastrofen, shkatrimin tone. Kete gomar e mbani per hero, mbani edhe shanxhak Beun per hero.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dordolecët e Propagandës
  • Gabimi fatal i Dritanit
  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Mazniku nga Korça: Reforma që po bëjmë sot impakton dekadat e ardhshme, synojmë zhvillim të ekuilibruar të bashkive

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  2. K R on Rama sfidoi protestuesit me flamingot në Facebook, ‘Neomalësorja’ e ironizon me kullën në Tiranë
  3. Phoenix on A ka bërë Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. Dajti on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  5. 3D on ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?