Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: S’ka më muzikë dhe zhurma pas orës 24:00 në lokalet e natës, ndryshe gjoba të majme!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > S’ka më muzikë dhe zhurma pas orës 24:00 në lokalet e natës, ndryshe gjoba të majme!
AktualitetEkonomiKryesorePikanteShoqëri

S’ka më muzikë dhe zhurma pas orës 24:00 në lokalet e natës, ndryshe gjoba të majme!

Published: June 19, 2023
Shpërndaje

Muzika në zonat e banuara dhe ato turistike do të lejohet vetëm nga ora 11:00 e deri në mesnatë, me kushtin që të respektohet një kufi i caktuar volumi.

Projektligji “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis”, i cili mori edhe “dritën jeshile” në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese parashikon gjoba 10-fish më të larta se ligji aktual për ndotësit akustikë.

“Nuk bëhet absolutisht fjalë për të cenuar veprimtaritë ekonomike të subjekteve private, ahti siç nuk është spak qëllimi për të cenuar qetësinë e pushuesve”, u shpreh zv/ministrja Vilma Bello.

Baza e re ligjore ngarkon direkt me përgjegjësi Policinë e Shtetit për kontrollin dhe gjobitjen e subjekteve, ndërsa bashkitë do duhet që të përcaktojnë hartën e zonave ku lejohet apo jo muzika.

“Kjo padiskutim kërkon një auto-edukim në radhë të parë, kërkon dhe forcën e ligjit në radhë të dytë. Duhet ta bëjmë të qartë se këtu bëhet fjalë vetëm për muzikën, por siç edhe zoti Mziu tha për gjeneratorët që me gjasa nuk do të ekzistojnë më, ne kemi marmita motorësh që tronditin shtëpitë si të ishte tërmet dhe duhet ta pranojmë që ende i kemi”, deklaroi kreu i Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Arben Pëllumbi.

Por për përfaqësues të bareve dhe restoranteve, të cilat do të jenë veçanërisht në lupën e task forcës së posaçme, baza e re ligjore nuk e zgjidh problemin e vjetër me zhurmat.

“Kemi dy vite që e  kërkojmë këtë ligj. Por duhet një hartë se ku lejohet e ku jo muzika. Dhërmiu është një qytet i krijuar nga jeta e natës dhe tani në Dhërmi nuk ka më jetë nate” , tha kreu i shoqatës së bareve, Enri Jahaj.

Kreu i Shoqatës së Barave dhe Restoranteve, Enri Jahaj madje paralajmëron edhe selektivitet në gjobitje.

“Absolutisht besoj se do të ketë selektivitet. Do të bëhet një lloj reprezalje ndaj asaj pak jete të natës që u ka mbetur qyteteve”, shtoi Jahaj.

Referuar raportit “Mushkëri të gjelbra për qytetet tona, 2021”, mbi gjysmë milion qytetarë të Republikës së Shqipërisë jetojnë çdo ditë nën ekspozimin dhe ndikimet e zhurmave.

Baza e re ligjore pritet të kalojë në parlament brenda këtij sesioni Parlamentar për të hyrë më pas në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.(A2)

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Historia e 87-vjeçares që çoi në dorëheqjen e Kryeministrit spanjoll dhe një krahasim me ne
  • Ndahet Çmimi Nobel për Mjekësinë, tre shkencëtarët që e fituan
  • Ishte dënuar me 26 vjet burgim në Shqipëri, ekstradohet nga Brazili 67-vjeçari shkodran
  • Dy deputetë të PS i thonë jo hartës së re territoriale, ja kush votoi kundër
  • Shfaqet në videot e skandalit Hila, reagon këngëtarja: Kërkoj falje, mos i shpërndani më

Komentet e Fundit

  1. Celia on SPAK ‘arkivon’ dosjen ‘Tropoja’, prokurorja pezullon hetimet
  2. Right Side on Në videot e skandalit Hila, edhe artistë që kanë qenë fëmijë kur janë njohur me të. A e ndryshon kjo thelbin e historisë?
  3. MH on Në videot e skandalit Hila, edhe artistë që kanë qenë fëmijë kur janë njohur me të. A e ndryshon kjo thelbin e historisë?
  4. nastradini on Shfaqet në videot intime, reagon Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem
  5. Trim on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?