FBI akuzon qeverinë iraniane se ka përdorur 4 domaine për të marrë dhe shitur informacione të vjedhura nga qeveria shqiptare, disidentët iranianë, zyrtarë të qeverisë së Izraelit dhe kompanive të SHBA.
Në një dokument prej 40 faqesh, FBI nënvizon disa fushata digjitale të lancuara nga Ministria e Sigurisë dhe inteligjencës së Iranit MOIS, nëpërmjet shumë përdoruesve online, shumica që shfaqen me emrin Handala.
Në dokumentet e gjykatës, departamenti i drejtësisë dha shumë informacione për natyrën e sulmeve. Shqipëria dhe kartelet meksikane FBI tha se faqja e internetit Handala ishte e lidhur me domene të tjera të përdorura nga MOIS i Iranit në operacione që datojnë që nga viti 2022.
Një nga faqet e internetit u përdor për të strehuar informacione të vjedhura nga Shqipëria gjatë dy sulmeve kibernetike ndaj qeverisë së vendit në vitin 2022. Hakimi i parë ndodhi në korrik 2022, përpara një konference në Shqipëri ku do të merrnin pjesë anëtarë të Mujahideen-e Khalq, të njohur edhe si MEK, një grup iranian që Teherani e konsideron një organizatë terroriste. Incidenti i la disa shërbime qeveritare jashtë funksionit, duke bërë që zyrtarët të nxitojnë për t’u rikuperuar.
Në shtator 2022, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama njoftoi një sulm të dytë kibernetik që goditi Sistemin Total të Menaxhimit të Informacionit të vendit, i cili ndihmon në automatizimin e gjërave si kontrollet e pasaportave dhe referencat e kryqëzuara të njerëzve në bazat e të dhënave të të arratisurve. Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës (CISA) më vonë tha se hakerët iranianë kishin qenë brenda rrjeteve të Shqipërisë për më shumë se një vit.
Sulmi kibernetik u dha aktorëve iranianë akses në sistemet e email-it të qeverisë shqiptare dhe ata vodhën informacione që përfshinin korrespondencën midis SHBA-së dhe Shqipërisë. Drejtori i FBI-së, Kash Patel, tha në një deklaratë se agjencia “nuk ka mbaruar” me zbulimin e operacioneve kibernetike iraniane. Departamenti i Shtetit lëshoi një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për informacion mbi këdo që mori pjesë në krijimin e faqeve të internetit ose ishte i përfshirë në sulmet kibernetike.
Një grup që pretendonte të ishte Handala krijoi një faqe të re interneti ku iu përgjigj bllokimeve dhe kërcënoi me sulme të mëtejshme kibernetike. Zyrtarët izraelitë pretenduan këtë javë se disa nga udhëheqësit iranianë pas Handalës u vranë së fundmi në sulme ajrore. Dëshmia në gjykatë e agjentit të FBI 29.
Në 15 korrik 2022, qeveria e Shqipërisë raportoi se shumë sisteme kompjuterike të qeverisë u targetuan nga një sulm kibernetik në një shkallë të gjerë.
Sulmi rezultoi në shumë servera të qeverisë shqiptare që ranë në të njëjtën kohë dhe humbje e shumë të dhënave sensitive nga këto servera. Sipas një raportimi të hapur, sulmi kibernetik kishte disa faza nga maji 2021 deri në gusht 2022 duke përfshirë: targetimin e infrastrukturës kompjuterike; shfrytëzimin e pikave të dobta në mënyrë për të infultruar në të dhëna të ndryshme; instalimin e ransomëare dhe programeve për të prishur të dhëna nga këto kompjutera si dhe veprimi pa një autorizim për të nxjerrë të dhëna nga këto kompjutera në internet për të intimiduar personelin e qeverisë dhe detyrimin për ndryshime politike. 30. në përgjigje të këtij sulmi kibernetik, FBI vendosi personel në Shqipëri për të asistuar në përgjigjen e këtij sulmi, rimarrjen e të dhënave dhe analizave teknike.
Investigimi I FBI verifikoi kohën e sulmit dhe dha një përmbledhje të plotë sesi u krye. Sipas analizës teknike të FBI, sulmuesit morën akses në rrjetin kompjuterik të Qeverisë së Shqipërisë rreth majit 2021 nëpërmjet shfrytëzimit të një server Microsoft SharePoint. Sulmuesit mbajtën akses në rrjet të vazhdueshëm pas kësaj ndërhyrjeje, ku në mënyrë periodike aksesonin content nga email apo materiale të tjera nga serverat.
Në maj 2022, sulmuesit kaluan në një sulm të organizuar. Gjatë kësaj faze sulmuesit skanuan serverat për pikat e dobëta, testuan akseset, dhe panë mundësinë e ndërhyrjeve shtesë në përgatitje për fazen tjetër të sulmit. Rreth 15 korrikut 2022, aktorët filluan një sulm destruktiv kundër serverave. 31. Në kohën e këtij sulmi kibernetik, serverat mbanin ndërmjet të tjerave dhe komunikime ndërmjet zyrtarëve të qeverisë shqiptare dhe zyrtarëve të qeverisë së SHBA rreth cështjeve të ndryshme diplomatike, sigurisë nacionale apo inteligjencës.
Këto komunikime ishin ndërmjet informacioneve që dolën nga sistemet dhe u shkatërruan gjatë sulmit. 32. Gjatë dhe pas sulmit, një grup i quajtur “Homeland Justice” mori kreditet për sulmin online. Homeland justice postoi një video në website të vet për sulmin që kryente dhe më vonë publikoi imazhe të dokumenteve që i përkisnin qeverisë shqiptare. Bazuar në mesazhin e tyre, motivimi vinte nga vendimi i qeverisë shqiptare për të suportuar një grup disidentësh iranianë të quajtur Mujahedeen e-Khalq, apo “MEK”. MEK ka mbrojtur në të shkuarën në mënyrë të hapur rënien e qeverisë së Iranit. Agjenti I FBI në dëshminë e tij thotë se Homeland Justice, Karma Beloë, Handala Hack operohen nga MOIS Iranian, agjencia e inteligjencës iraniane.
“Si shembull, Homeland Justice që hackeroi qevernë e shqipërisë në 2022, është e njëjtë si Handala Hack apo Karma Beloë, sepse të tre aktorët në mënyrë të vazhdueshme nëpërmjet operacioneve të tyre psikologjike targetojnë armiqtë e Iranit” deklaron agjenti i FBI në gjykatë.
“Bazuar në karakteristikat e të dhënave që u vodhën në Shqipëri në 2022 dhe fakti që një përdorues i Homeland Justice përpiqej ti shiste ato të dhëna, ka shumë mundësi që të besohet se të dhënat që duhet të shiteshin ishin ato të marra nga kompjuterat e qeverisë shqiptare gjatë 15 korrikut 2022 dhe 9 shtator 2022 në sulmet kibernetike” thotë agjenti i FBI.
Në këtë dëshmi të tij jepet edhe një screenshot e bisedës së agjentit të FBI me Homeland Justice, ku ai i kërkon informacione dhe Homeland i përgjigjet se ka e-albanian dhe ID card të shtetasve shqiptarë.
“Pas këtyre shkembimeve të mesazheve, rreth datës 4 mars 2025, personi në Homeland i shiti punonjësit të FBI një database, kur ky punoi si “undercover” në distriktin e Maryland. Nga një pamje e database që iu shit punonjësit të FBI u pa qartë se file përmbante numrat e ID card, emrat, datëlindjet, adresat dhe informacione të tjera personale sensitive. Informacioni rezultoi se ekspozon të dhënat sensitive të shtetasve shqiptarë, të cilat mund të përdoren për të vjedhur identitetet” raporton agjenti i FBI.

Ç’janë këto turpe që botoni… Ç’i duheshin Iranit databaza tona?! More trushkulur…a e dini që Irani është një vend ku 90 %e popullsisë është e shkolluar dhe të vendin e parë në botë për arsimin Universitar?…Në Iran ka më shumë demokraci se në Shqipëri 🇦🇱….Bëni lidhjet gjuhësore mes fjalëve:Iran-Tiranë,Tehran -Tiran (siç E shqiptojnë fshatarët E Tiranës:Po shkoj në Teran…Irani është popull indoevropian si ne… Enver Hoxha E vlerësonte shumë miqësinë mes popujve tanë,kurse Edi Rama personalisht për interesat E tij vrastare prishi marrëdhëniet diplomatike me Iranin:pa referendum,pa pyetur asnjë…Pse kjo është demokracia?! Kjo është vrasje për popujt që duan të jetojnë në harmoni me dinjitet njerëzor, dinjitet moral, dinjitet intelektual…Mjerë Shqipëria në duart E kujt ka rënë: Shqipëria drejtohet nga Gangsterizmi qeveritar i drejtuar nga Kryemafiozi dhe Tradhtar i Kombit Shqiptar Edi Rama 👎😥👎 Po të ishte gjallë Bertolt Breht do të thoshte:Kush do ta zhdukë këtë Kolerë?!..
Sakte 100%
. Popull leshi
Jaro, paske harruar te pish ilaçet sot.
Lancuara?!?!???
Pse mos te behen dhe flamuris nokas e taulant balla politikane te rendesishem, I meritojme!
Shkruani shqip o njerez….
Së pari Lili , meqënëse të duket si vënd demokratik Irani, shko jeto në Iran . Nëqoftëse të duket demokratike ty , të vrasë rregjimi i hajatollanjve 30 mijë protestues të pa armatosur gjatë protrstave të fundit , atëhere duhesh vizituar te psikiatri . Nëqoftëse të duket demokratike ty , që policia e moralit , të masakrojë deri në vdekje një vajzë të re , sepse shamia nuk ishte vënë mirë në kokë dhe kishte dalë jashtë një baluke flokësh , atëhere ti je vërtet një fondamentalist islamik , madje i rrezikshëm për një shoqëri demokratike . Që rrugët e qyteteve iraniane janë të mbushura vetëm me meshkuj , e vetëm tek tuk shikon ndonjë femër , rigorozisht të shoqëruar me një mashkull , qoftë ky edhe fëmija i saj , të duket demokratike ty ? Ku I ke gjetur ato shifra idiote që 90% e njerëzve në Iran është e shkolluar dhe zë vëndin e parë në botë për studimin universitar ? Ore nga cili planet shkruan ti , ku jeton ti ? Edhe Shqipëria e ka analfabetizmin më të ulët se Irani , për të mos folur për Evropën apo SHBA-të , Japoninë , Kanadanë , Australinë ku analfabetizmi është zero . A e di ti që në universitetet iraniane , gjysma e mësimdhënies , është fetare me komente religjioze , ndërsa radio- televizioni , përveç ndonjë lajmi dy- tre herë në ditë , ku vetëm shahet e mallkohet Amerika e Izraeli , 12 orë rresht dëgjohen vetëm surret e dogmat e Kuranit dhe ulërimat e hoxhallarëve ? Ku e ke lexuar , dëgjuar , mësuar ti , që iranianët janë popull indoevropian , kur janë 3000 km larg Evropës ? More , sa klasë shkollë ke ti ? Ku i gjen këto çmenduria që shkruan ?
Po kush je ti qe i qan hallin Iranit, o kurve e Vucicit.
DHi e zgjebosur ketu dhe bishtin perpjete atje.
Ty te eshte permbytur Shqiperia nga Jugu ne Veri, ti na qahesh per Iranin!
Kush te kerkoi ty te zgjidhesh hallet e Iranit, o nevojtore e Dule Vucicit
Po jap ca pergjigje shkurt.
” Ne nje nga shkollat tek parku olimpik i liqenit ose si Kadareja do ta perkufizonte me “sokakun e te marreve” shkruhet: ” Kur bota humbet fillin e logjikes, ti te pakten ruaj aresyetimin”, pra eshte kaq e veshtire per nje rruge te mesme midis nje shteti fetar islamik qe ka doktrinen e tij dhe askush nuk po jua imponon dhe e dyta nje shteti laik si shteti shqiptar qe i bie “gozhdes dhe can patkoin”… dmth Shteti laik eshte i ndare nga Besimi Fetar, por eshte i detyruar te respektoje kufijte e tij te sanksionuar me ligj kushtetues, gjithesesi feja tek ne eshte nhe rruge e mesme qe ndjek traditat dhe historine!!
E dyta hakerimi??!! Ha, ha ju me beni te zgerdhihem ose ndryshe me ofendoni inteligjencen. 9/ 11, deshironi t’ ju hap dosjen??! Pra shkurt, nese ne ” American Investment bank”, dikush do fillonte te “gerrmonte” thelle ne lajmet qe padian 2011 per ” pasurimin e uraniumit” te Iranit me “policet e qebaptoreve dhe qefleshkat te botoxit dhe dritave te kuqe”, landfilli i jetes luksoze digjte ” uraniumin” e plehrave mediatike per pasurimin nuklear te Iranit…Pra 9/11 , ose kur Kash Payel ben sulm kibernetik ne Amerike, kush e goditi sistemin amerikan te sigurise??! Irani?! North Korea?! Apo Kash Patel??!
Kur bota humbet fillin e logjikes, te pakten aresyeto!!!
. Popull leshi
Nuk kane ku ikin agjentat, satelitet jane ne pune. Po i ndjekin kemba kembes. Do kapen shpejt dhe do i vjellin te dhenat qe i vodhen popullit. Armiqte e jashtem te na rruajne. Te rroje partia!
Shume i “informuar” dukesh o Dashi per Iranin ! Me sa duket i mer mesimet nga Rama ! Si ka mundesi qe se çfare ka vrare Irani i ditke shume mire por se ç’ka vrare Amerika dhe Izraeli ne lindjen e mesme nuk paske lexuar asgje , apo atyre u lejohet sepse luftojne per te demokratizuar Boten ?!
“SHTET”, ME ZORRËT JASHTË!
Dëgjo ti shqiptar , unë Ramën e kam parë vetëm në televizor dhe me të nuk më lidh as ndonjë miqësi e as jam antar i partisë së tij , pasi prej 34 vjetësh nuk jetoj në Shqipëri . Nuk e kuptoj ç’hynte Rama në replikën time për Iranin !? Iranin dhe jetën që bëhet aty , ku sundon ligji i xhunglës , domethënë sherihati , e njef çdo njeri në këtë botë . Unë nuk e mbrojta Amerikën dhe jam kundër vatrave të luftërave që ajo ka bërë e bën . Po Amerika nuk ka vrarë popullin e saj në ndonjë protestë , siç kanë bërë prej dekadash qeveria ultra diktatoriale e hajatollajve . Si mund të vrasësh në protesta 30 mijë të rinj e të reja të pa armatosur ? Si mund t’a quash vend demokratik , siç e quan ai kungulli më lart me emrin Lili Bujari një shtet diktatorial teokratik islamik si Irani ? Dhe budalliqet e tjera që shkruan i mësipërmi që Irani është vënd më demokratik se Shqipëria , kur aty nuk ka as opozitë dhe me ligj ndalohet krijimi i partive ? Për mos folur pastaj për marrëzinë , që Irani është vënd indoevropian . Për këto replikova unë , ndërsa Amerikën dhe Ramën , që shkruan ti , as që e zura në gojë .
Eshte e vertete qe populli iranian eshte indoeuropian sikurse Shqipja.. Familja e madhe e gjuheve indoeuropiane i ka rrenjet nga e folura proto-indoeuropiane, e nje polli te madh we para mijra vjetesh jetonte diku rreth Ukraines te sotme. Ai popull u shpernda: drejt perendimit ne Europe dhe lindjes : Iran fhe Indi (e Veriut kjo).
per ceshtjen e gjrografise, krahaso Australine, 10 mije km larg, flitet anglisht qe po ashtu rshte indoeuropiane. Nga kontaktet e mia me iranianet mund te them qe jsne njerez te ngtohte si europerendimoret, psh mund ti krahasoj me irladdezet. Te me falin ata qe i dijne te gjitha.
Greqishtja e vjeter, latinishtja dhe sanskrit-ishtja e Indise provojne kete gje..
Popujt semitike, turkike, basket, finet flasin ne gjuhe te cikat jane indoeuropiane.