Orgen Peci
Prokuroria e Qarkut në Split (Kroaci) ka ngritur zyrtarisht aktakuzë për spiunazh ndaj ish-pilotit ushtarak kroat (J.I.) dhe partneres së tij serbe nga Mitrovica e Veriut (A.M.). Pas arrestimit të tyre në gusht të vitit të kaluar dhe përfundimit të hetimeve ku u përfshi edhe Europol-i, dosja i është kaluar gjykatës.
Zagreb / Split – Prokuroria e Qarkut në Split ka ngritur aktakuzë zyrtare për spiunazh ndaj ish-pilotit të Forcave Ajrore të Kroacisë, J.I., dhe partneres së tij prej shumë vitesh, A.M., me origjinë nga Mitrovica e Veriut.
Sipas aktakuzës, gjatë periudhës kur shërbente në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë (shkurt – dhjetor 2022), piloti kroat i ka vënë në dispozicion partneres së tij informacione ushtarake të klasifikuara, me dijeni të plotë se ato po mblidheshin për llogari të një shteti të huaj.
Rrjedhja e informacioneve sekrete drejt strukturave serbe
Hetimet e kryera nga autoritetet kroate në bashkëpunim me Europol-in zbuluan se informacionet e konfidenciale që rrodhën nga misioni përfshinin:
– Lëvizjet e trupave të KFOR-it: Të dhëna operative mbi patrullimet dhe vendosjen e forcave ndërkombëtare në veri të Kosovës.
– Zhvillimet në pikat kryesore të tensionit: Informacione sekrete mbi ngjarjet në Zubin-Potok dhe operacionet e transportit logjistik gjatë krizës së barrikadave në dhjetor 2022 (përfshirë detaje mbi transportin e ish-policit serb Dejan Pantiq).
Sipas dosjes hetimore, e akuzuara A.M. i përcillte më tej këto informacione sekrete te eksponentë të Listës Serbe dhe struktura të tjera jashtë vendit përmes aplikacioneve të koduara.
Shkarkimi nga detyra dhe e ardhmja e procesit
Pas nisjes së hetimeve vitin e kaluar, piloti u shkarkua menjëherë nga shërbimi ushtarak pranë Forcave të Armatosura të Kroacisë. Ndonëse ai u lirua nga paraburgimi me masa shtrënguese vjeshtën e kaluar,
Prokuroria i ka kërkuar Gjykatës së Qarkut në Split zgjatjen e masave të sigurisë për të akuzuarën A.M., për shkak të rrezikut të lartë të arratisjes.
Me ngritjen e aktakuzës, çështja i kalon zyrtarisht fazës së gjykimit për veprën penale të spiunazhit dhe dëmtimit të sigurisë kombëtare e aleatëve të NATO-s.
DITA

Po të ishtë shqiptate kjo partnerja do e kishte ndërruar emrin ,fenë dhe kombësin dhe nuk do fliste më shqipë.
Emrat i ka ndryar pothuajse te gjithe ne kosovo, kane emra arabe/tyrke dhe kur vdesin varrosen me flamur te gjelber islamik.
Kroacia ka shtet.Ne frengji kunder serbit qe ne kohe te Skenderbeut.Hasmi i vjeter nuk behet mik i ri.
Ne kemi ca hajvaner me orientim Evropian.Shesin Atdheun,shesin kufijt,Nacionalizmi ,Mbrojtja Atdheut jane mbeturina te kaluares,Prapambetje,Anakronike,folklorike,.Nga mbiu kjo rrace e ndyre tradhtaresh?!
E nxorre koken e gjarprit antishqiptar o Grid Rroi, Je bere Kasandra,qe vetem zi ndjell per Kosoven dhe Albin Kurtin,qe tja rruac me brisk rubie 5 leke copa.I fillove p[allavrat me PARINE E TIRANES,po bie sot ,po bie neserShume po preket PARIA TIRANES nga filxhani jot.Te pakten na sill ate ambasadorin amerikan,qe do bente namin dy muaj me pare,Apo ju ka mbytur Titaniku?