Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Skandali te Onkologjiku, Qeveria pranon problemet: Kërkohet ndërhyrje në ‘Urdhrin e Mjekut”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Skandali te Onkologjiku, Qeveria pranon problemet: Kërkohet ndërhyrje në ‘Urdhrin e Mjekut”
Lajmi i funditPolitike

Skandali te Onkologjiku, Qeveria pranon problemet: Kërkohet ndërhyrje në ‘Urdhrin e Mjekut”

Published: August 29, 2024
Shpërndaje

Në qershor prokuroria e Tiranës akuzoi drejtues dhe mjekë të spitalit Onkologjik në QSUT, të cilët së bashku me specialistë e persona të tjerë kishin krijuar një skemë abuzive të transferimit të pacientëve me kancer drejt klinikave private për qëllime përfitimi.

Duke marrë shkas nga skandali i zbuluar nga prokuroria, në fillim të gushtit qeveria miratoi një Akt Normativ, përmes të cilit synohet forcimi i rregullave dhe disiplinës brenda profesionit të mjekut, me qëllim edhe eliminimin e konflikteve të interesit gjatë ushtrimit të detyrës.

Ndryshimet në ligjin për ‘Urdhrin e Mjekut’ synojnë rregullimin e aktivitetit të mjekëve që duan të punojnë njëkohësisht në spitale publike dhe në ato jo publike, por pa cenuar aktivitetin profesional tek të parat

- Publicitet -

Në relacionin shoqërues, ku argumentohet urgjenca e këtij akti normativ, përshkruhet një situatë e “pasigurt” për pacientët dhe mjekët dhe pranohet se nuk është ofruar shërbimi shëndetësor i garantuar për qytetarët si e drejtë themelore në Kushtetutë.

“Situata aktuale ka krijuar problematika të menjëhershme në ofrimin e shërbimit shëndetësor për qytetarët, si mungesa e personelit shëndetësor gjatë orarit zyrtar dhe shtyrja e konsultës me mjekun.

Ndërhyrja urgjente është e nevojshme për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm të shërbimit shëndetësor publik.

Gjithashtu, rezultatet e hetimit penal dhe administrativ ndaj personelit të Shërbimit Onkologjik kanë nxjerrë në pah problematikat e mosofrimit të shërbimeve mjekësore dhe dërgimin e pacientëve drejt strukturave jopublike. Kjo situatë kërkon ndërhyrje të menjëhershme për të parandaluar spekulimet dhe abuzimet në ofrimin e shërbimit shëndetësor”, thuhet në relacionin shoqërues.

Të dhënat e cituara në dokument flasin për 823 biznese që ofrojnë shërbime të ndryshme shëndetësore jopublike, dhe në këto biznese shëndetësore jo publike rezultojnë të punësuar mjekë të specialiteteve të ndryshme, që ushtrojnë profesionin edhe në sektorin shëndetësor publik.

‘Nga të dhënat e administruara rezultojnë se janë në total 823 biznese, që ofrojnë shërbime të ndryshme shëndetësore jopublike. Në këto biznese shëndetësore jopublike rezultojnë të punësuar mjekë të specialiteteve të ndryshme, që ushtrojë profesionin e tyre edhe në shërbimin shëndetësor publik.

Kjo sjell si pasojë që kombinimi i shërbimit në këto dy sisteme, publik dhe jopublik, kur aktualisht është edhe i parregulluar, cenon shërbimin shëndetësor publik, në favor të atij jopublik. Për rrjedhojë, rregullimi i 16 mënyrës së ushtrimit të profesionit të mjekut është domosdoshmëri në këto raste, që shërbimi shëndetësor publik të jetë eficient në ofrimin e shërbimeve të tij.’- thuhet në realcion.

Sipas relacionit rezulton se puna e mjekëve në sektorin publik dhe në atë jo publik pa një rregullim ligjor ka sjellë për rrjedhojë cilësi më të ulët të kujdesit shëndetësor tek pacientët e spitalit publik.

“Gjithashtu, ndodhemi përballë ekzistencës së konfliktit të interesit, pasi mjekët kanë inkurajuar dhe mund të inkurajojnë në të ardhmen përsëri pacientët e tyre në sektorin shëndetësor publik, që të kërkojnë trajtim në strukturat shëndetësore jopublike në pronësi të tyre dhe/ose ku ata punojnë për të përfituar financiarisht.

Kjo qasje dëmton pacientët që mund të mos kenë mundësi financiare për trajtime në këto struktura jopublike dhe që nuk e kanë zgjedhur vetë të marrin shërbimet shëndetësore në to”, thuhet në realacion.

Për këtë arsye, sipas relacionit për aktin normativ, ‘mungesa e rregullave të qarta krijon një mjedis të pasigurt për pacientët dhe për profesionin e mjekut në tërësi, duke kërkuar ndërhyrje urgjente për të mbrojtur interesat publikë dhe të drejtat themelore të shtetasve.

Në këtë situatë, ku është e nevojshme ndërhyrja e menjëhershme, përdorimi i aktit normativ është thelbësor. Për këtë arsye, rezulton se plotësohet dhe kriteri i dytë, ai i “urgjencës”.

Për këtë arsye, propozohet rregullimi i kësaj situate, nëpërmjet këtij akti normativ me fuqinë e ligjit, për të garantuar interesin më të lartë publik, atë të jetës dhe të shëndetit të shtetasve.’

Shqiptarja.com

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Humoristi says:
    August 29, 2024 at 10:58 am

    Per skandalet ne mjeksi kane pergjesi elektoauti i traktoreve Nardi Ndojkajve i arsimyar ne rrezervat e punes ,i shum shkolluari Petrit Vasili,djali i profesorit fe etikes,qe na sprusontw me peshtyme kur fliste,manastirzeza ,e bija e belerines qe na i bente duat kuq nga duartromitjef.

    Reply
  • tefik says:
    August 29, 2024 at 6:13 pm

    Qe te gjithe keshtu jane jo vetem tek onkologjiku. O ne shtet o ne privat ndryshe keshtu do vazhdoje.Shumica e mjekeve te grijne nga leket.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama shpjegon dorëheqjen e Evis Salës
  • Homazhet e Serbisë për vdekjen e Mlladiçit s’janë as të nderuara, as dinjitoze
  • U shkarkua nga Veliaj, reagon Sulaj: Mirënjohje Kryeministrit Rama
  • Pas Anuela Ristanit, Veliaj shkarkon edhe nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj
  • Ministrja e Shëndetësisë jep dorëheqjen nga kabineti i Ramës, zëra se nuk pranoi të firmoste monopolizimin e tregut të ilaçeve

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Pasojat e përplasjes politike të Varshavës me Kievin po ndihen në rrugët e Polonisë
  2. demo on “Top sekret 2”, dokumenti që trazoi debatin fetar në Kosovë
  3. Socialpis i ndershëm... on Ministrja e Shëndetësisë jep dorëheqjen nga kabineti i Ramës, zëra se nuk pranoi të firmoste monopolizimin e tregut të ilaçeve
  4. Toni on VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  5. sfilitje.com on Gruaja që tentoi të vriste Leninin më 1918

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?