Pas paraqitjes së tij në Gjykatë mjeku Edmond Gashi ka qenë në qendër të vëmendjes nga mediat. Përveç përfshirjes së tij në skandalin që tronditi vendin, veprimet e tij duke dalë nga Gjykata nga dyer të personelit gjithashtu ka marrë vëmendje të madhe.
Në lidhje më këtë situatë të krijuar ka reaguar mjeku Gashi i cili mesnatën e mbrëmshme me anë të një statusi në rrjetet sociale. Në reagimin e tij mjeku ai u shpreh se si mjek është udhëhequr nga betimi i Hipokratit dhe është përballur me një numër të trajtimi të pacientëve si kirurg. Ai gjithashtu ka shkruar se në 90 përqind e ndërhyrjeve të kryer nga ai kanë qenë të suksesshme ndërsa ka theksuar se kjo mund të vërtëtohet pasi janë të regjistruara në spital.
Gashi nuk ka kursyer mediat ndaj të cilat ka shumë pakënaqësi ku sipas tij kanë qëllim të denigrojnë figurën e tij. Sipas mjektu mediat po tentojnë të shantazhojnë drejtësinë dhe ta kthejnë atë në “mashë” në duart e veta dhe se po tentohet te denigrojn figuren e një mjeku.
Në reagim ai nuk la pas as sulmet të cilat i ka cilësuar të padrejta për largimin e tij nga ambientet e gjykatës i pa shoqëruar nga efektivë të policisë. Mjeku madje ka kërkuar një hetim të gjithanshëm dhe të plotë në mënyrë që sipas tij të zbulohet e të bëhet transparencë në lidhje me atë që po ndodh tek Onkologjiku.
Reagimi i i plotë:
Ndjej detyrimin dhe përgjegjësinë morale para familjes time, pacientëve, kolegëve dhe stafit mjekësor të Onkologjikut, qytetarëve të vendit tim, të sqaroj disa të pavërteta të nxitura nga portale anonime dhe gazetarë keqdashës në adresë të personit tim. E kam thënë që në krye të herës dhe e përsëris, si mjek udhëhiqem në punën time nga ai betim që më shoqëron prej ditës së parë që kam hedhur mantelin e bardhë mbi supe. Mjeku bën detyrën e tij që është trajtimi dhe referimi i pacientit për çdo rast që paraqitet për një problematikë shëndetësore.
Mjeku nuk di ta mbyllë telefonin apo derën e dhomës së vizitave e konsultave. Mjeku nuk ka orar pune, por përgjigjet atëherë kur pacienti e kërkon që të luftojnë të dy së bashku sëmundjen. Si mjek kirurg kam përballuar numrin më të madh të ndërhyrjeve kirurgjikale në spitalin publik dhe 90% e tyre janë operacione të suksesshme. I ka të dhënat Onkologjiku dhe QSUT-ja, verifikojini dhe binduni për çdo dyshim.
Distancohem ndaj çdo tendence keqpërdorimi të emrit tim nga interesa të mirëfillta okulte.
Le t’ia lëmë hetimit të zbardhë të vërtetën, besimi im ndaj institucioneve ka qenë dhe mbetet primar. Jo pa qëllim ditën e djeshme unë kam mbërritur para ambienteve të Gjykatës në orarin e përcaktuar nga kjo Gjykatë, duke iu përgjigjur hetimit dhe institucioneve. Sërish u sulmova dhe atakova padrejtësisht pse me mua nuk ishte edhe Policia(?) Kësaj nuk di t’i jap shpjegim. Unë respektova orarin dhe u gjenda aty në përgjigje të institucionit. Në përfundim të seancës, po njësoj jam larguar nga ambientet e Gjykatës dhe dikujt mund të mos i ketë pëlqyer pse zgjodha derën tjetër.
Gjykova se është më e drejtë të shmang të gjitha ato “topa balte” të pamerituara që janë lëshuar e lëshohen drejt meje. Kam respektuar masen e caktuar nga Gjykata. Oficeri i Policisë ka trokitur në derën time dhe unë kam qenë në banesë, është lehtësisht e verifikueshme. Por siç duket mediave që shpifin dhe përbaltin, faktet nuk i interesojnë.
Kam pritur të ndalet mllefi i pakuptimë ndaj një mjeku, prindi dhe familjari, por jo. E jam i bindur se as nuk do të ndalet edhe pas këtij momenti që po bëj reagimin e parë publik. Portale, media apo gazetarë me qëllime dhe mision të mirëfilltë dashakeqës po tentojnë të shantazhojnë drejtësinë dhe ta kthejnë atë në “mashë” në duart e veta, për realizimin e asaj që është lehtësisht e kuptueshme pse po e bëjnë. Po tentohet te denigrojn figuren e një mjeku, një profesionisti të shëndetësisë që ka qenë derë e hapur për qindra pacientë dhe që ka vuajtur njësoj me dhimbjet e pacientit.
Trajtimi shëndetësor i një pacienti në klinikë private është zgjedhje dhe e drejtë e tij. Mjeku ka për detyrë t’i përgjigjet njësoj, me të njëjtin përkushtim si në shtet ashtu edhe në privat. Ligji dhe statusi i mjekut nuk e ndalon një mjek të punojë në shtet dhe në privat. Ndjej keqardhje për këtë keqkuptim të krijuar dhe përhapur qëllimisht për interesa të kush e di se kujt.
Nuk synoj që, nga këto radhë shkrimi sqarues, t’iu mbyllet goja pasionantëve të sharjeve në rrjet. Sharësit do vijojnë të shohin të bardhën të zezë, të mbjellin mjegull, të shtrembërojnë të vërtetën. Intensiteti i sharjeve edhe mund të rritet nga mendjet e ngrysura dhe të errësuara nga urrejtja patologjike që po na avitet si shpagim për “mëkatet” dhe “krimet” e pakryera.
Si qenie njerëzore edhe mjeku është i gabueshëm. Të luftosh me sëmundjen e dukshme dhe të padukshme, me plagët e vuajtjes çdo ditë, me qindra pacientë, të cilët shpresën e vetme e shohin te mjeku, nuk është aspak e lehtë. Ma besoni! Po të trajtohet drejt dhe të ketë vullnet për të çuar në dritën e transparencës çfarë nuk funksionon te Onkologjiku, le të bëhet hetim i gjithanshëm dhe i plotë. Nuk jam në pozicionin e akuzuesit e as të denoncuesit, i takon drejtësisë të zbardhë të vërtetën dhe në fund të bëjë atë që i takon: Drejtësi! Gjej rastin të falenderoj nga zemra qindra pacient që më shkruajn çdo ditë në emër të punës dhe përkushtimit tim si Mjek.
j.l./ dita
Po te zbulojne
I denigruar ke qënë
PËR ÇFARË FAKTESH PO FLET,O DITËZI?
FAKTET JANË TË QARTA.
PËRGJIMET JU NXORRËN ZBULUAR.
NUK KUJDESESHIT FARE PËR PACIENTËT.
BËNIT PAZAR ME JETËN.
O PAZAREXHI,TI DUHESH DËNUAR ME BURG!
Po na denigrojne!!!!!! Cfare cinizmi, seriozisht e ke ? Po te pyesim pacientet dhe familjaret e pacienteve cfare do te thoshin ? Edhe une qe nuk bej pjese ne grupin e atyre njerezve qe ti me qendrimin tend kriminal i denove, me gojen plote do te thoshja se ti meriton shume…… denim kapital !
Të drejtën të veprosh si kriminel t’a dha Edi Rama, prandaj mos e vrit mendjen, se me këtë qeveri do ja dalësh! Ne tani këto gjëra i prisnim, kur vet kryeministri bëri aprovimin e punës së mjekëve mbasdite të punonin në institucionet shtetërore duke rënduar qytetarin dhe mjeku të vendoste çmimin dhe të merrte 70% të vlerës. Ky ishte një krim qeveritar kjo u kuptua që ditën që u vendos. Se kryeministri çdo gjë i vendos spontanisht pa u këshilluar, populli e pëson.
TI O I DENIGRUAR,DENIGROVE VETEN
TASHME PERBALLU ME PRESIONIN DHE OPINIONIN PUBLIK,TJERET HUMBEN JETET PREJ TEJE NDERSA TY TE SHQETESOKA DENIGRIMI…SHK..DH..TE
Shteti Shqiptar me rregullime ligjore siç do vend perndimor duhet t’i japë fund konfliktit te interesit ne te gjitha aspektet e veprimtarise se shërbimeve dhe jo vetëm atyre! Askush nga deputetet apo gazetaret etj nuk flasin per kete. Ky mjek si dhe te tjere, punon edhe ne spitalin publik por ka dhe klinike private! Ketu fillon korrupsioni.
Kush eshte ai p.same qe te denigron ty ???
Un vitin qe kaloi sapo ashpersova ligjin per ata qe prekin mjeket si puna jote
Kurse dita si gazete kurve qe eshte kurre nuk i dha ze atyre qe u denuan se pse dhunuan mjeket kush ishte versioni i tyre qe shkoi ne dhune
por beri pjesen e saj te propagandes sepse mjeket ishin votat e partise ndersa sot po na hiqet si pararoje ne zbardhjen e fakteve
Ti nuk ke per tu denuar . Jo sepse nuk ke faj por sepse nuk mund te te provohet . Mjeket me ligj u lejohet puna ne privat edhe po te mos u lejohej perseri leket do i merrje tek shteti njesoj si i mer tek privati. Qeveria mendoi se mund te evitonte disi korrupsionin tek shtresat ne nevoje por cfare do qe te besh njerzit e pangopur te pangopur mbeten . Doktoret , Gjykatsit , Prokuroret, Shefat e Drejtoret jane bejleret e agallaret e sotem fiks me te njejtin mentalitet ,injorance e cinizem si ata te 100 apo 200 vjetve me pare. Gjendja eshte njesoj si tek Onkologjiku kudo, si ne privat e si ne shtet.Biles me jeq eshte tek privati qe gjasme paguan . Piken e besimit nuk ke askund. E po ndalem tej barajktaret e bejleret e nuk po permend pashallaret…Rama deshtoi te bente shtet e as denjon te thote nje fjale . Para 90 kishim nje shtet te varfer e me 1000 halle por as ne endrat me te keqija askush nuk imagjinonte se mund te shkelej me kembe e te trajtohej si bujkrobrit e kohes feudale .
Njeriu im i afert,nje ditë pas publikimit të skandalt,kishte diten per të bër kimjon e radhës dhe u sorollat kaq shumë (3 orë )dhe nuk po fillonte? Mbasi i futi në xhep “bakshihin” e kërkuar u fut në me njëher dhe mbaroi punë shumë shpejt. Doni më për doktor dergucët ? ! ‘
Doktori mashtrues në SHBA u dënua me 45 vjet burg, po tek ne? Tek ne e mbron Avokati, se mirë paguhet nga krimineli_mjek. Tek ne gjenden në këtë rast një seri klauzolash sa krimineli_mjek, zbutet në mjek _kriminel, më pas një mjek abuzues, më pas një mjek i ngarkuar me punë dhe përfundimisht akuza:shpërdorim detyre. Dhe pastaj njërëzit bëjnë vetgjyqjësi. Po si mund të zgjidhet ndryshe kjo punë?Ku është shteti, ku është media, ku është opinioni publik? Të gjithë kanë ikur në drejtim të paditur. Mafia është ulur këmbëkryq. Deri kur kështu më!