Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Skandali Uber”, si u përfshinë Biden, Macron e Scholz në biseda negociuese me CEO-n e kompanisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Skandali Uber”, si u përfshinë Biden, Macron e Scholz në biseda negociuese me CEO-n e kompanisë
BoteKryesore

“Skandali Uber”, si u përfshinë Biden, Macron e Scholz në biseda negociuese me CEO-n e kompanisë

Published: July 11, 2022
Shpërndaje
France's President Emmanuel Macron greets Germany's Chancellor Olaf Scholz (R) at the Palace of Versailles, near Paris, on March 10, 2022, prior to the EU leaders summit to discuss the fallout of Russia's invasion in Ukraine. - EU leaders are scrambling to find ways to urgently address the fallout of Russia's invasion of Ukraine that has imperilled the bloc's economy and exposed a dire need for a stronger defence. (Photo by Ludovic MARIN / AFP) (Photo by LUDOVIC MARIN/AFP via Getty Images)

Me qindra dosje që tregojnë sesi kompania e taksive Uber ka korruptuar politikanët kryesorë të arenës ndërkombëtare dhe sesa larg ka shkuar kompania për të shmangur drejtësinë kanë rënë në duart e mediave. Informacionet e siguruara nga The Guardian tregojnë ndihmën e madhe që Uber u ka dhënë liderëve si Emmanuel Macron dhe ish-komisionerja e BE-së Neelie Kroes.

Po ashtu, në dosjet e siguruara tregohet sesi ish-drejtuesi i kompanisë së taksive urdhëroi përdorimin e një mekanizmi që fshinte të dhënat në mënyrë arbitrare për të mbajtur policinë larg aksesimit të kompjuterëve.

Megjithatë, Uber thotë se “ato vlera të së shkuarës nuk janë në një linjë me vlerat aktuale dhe se sot bëhet fjalë për një kompani tërësisht tjetër.” Në dosjen Uber ndodhen më shumë se 124,000 regjistrime, duke përfshirë 83,000 emaile dhe 1,000 dosje të tjera që përfshijnë biseda nga viti 2013 deri në 2017.

- Publicitet -

Veç presidentit aktual të Francës Emmanuel Macron, në skandalin e Uber janë të përfshirë edhe emra si Joe Biden, atëherë  zëvendës president dhe Olaf Scholz, që në atë kohë ishte kryebashkiak i Hamburg-ut.

Rrjedhja masive e infromacionit që është siguruar nga The Guardian përban 124,000 dokumente, të njohura si dosjet e Uber, nxjerr zbuluar praktikat e dyshimta etike që nxitën transformimin e kompanisë në një nga eksportet më të famshme të Silicon Valley.

Rrjedhja e informacionit për periudhën 5-vjeçare gjatë së cilës Uber drejtohej nga bashkëthemeluesi Travis Kalanick. Ky i fundit tentoi që ta fuste me zor shërbimin e taksive në qytete të ndryshme të botës, edhe pse duke shkelur ligjet dhe rregulloret e taksive në vendet përkatëse, raporton The Guardian.

Në dosje ka mesazhe mes Kalanick dhe Emmanuel Macron, të cilët e ndihmonin fshehurazi kompaninë në Francë kur ai ishte ministër i ekonomisë, duke i lejuar Uber-it akses të shpeshtë dhe të drejtpërdrejtë tek ai dhe stafi i tij.

Ndërsa, pasi kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili ishte kryebashkiak i Hamburgut në atë kohë, u tërhoq kundër lobistëve të Uber dhe këmbënguli për t’u paguar shoferëve një pagë minimale, një ekzekutiv u tha kolegëve se ai ishte “një komedian i vërtetë”.

Kur zëvendëspresidenti i atëhershëm i SHBA-së, Joe Biden, mbështetës i Uber-it në atë kohë, ishte vonë në një takim me kompaninë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Kalanick i dërgoi një mesazh kolegut: “Kam kërkuar që njerëzit e mi ta njoftojnë se çdo minutë që vonohet, është një minutë më pak që do të ketë me mua.”

Pas takimit me Kalanick, Biden duket se e ka ndryshuar fjalimin e tij të përgatitur në Davos për t’iu referuar një CEO, kompania e të cilit do t’u jepte miliona punonjësve “lirinë për të punuar sa më shumë orë që dëshirojnë, për të menaxhuar jetën e tyre ashtu siç dëshirojnë”.

Në një deklaratë në përgjigje të informacioneve të botuara, Uber pranoi “gabime dhe hapat e gabuar”, por shtoi se ishte transformuar që nga viti 2017 nën udhëheqjen e shefit ekzekutiv aktual, Dara Khosrowshahi.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Përalla me mbret! says:
    July 11, 2022 at 7:55 am

    Këto janë “përalla me mbret”! Taksitë Uber, konkurojnë taksitë e tjera në çmim dhe në organizim. Nuk i jepet para shoferit, pra as bakshish, por paguhet nëpëmjet internetit, duke patur një antarësi me qëndrën. Jenë të saktë dhe mund të dish se ku ndodhet shoferi, çfarë ngjyre ka makina dhe emrin e shoferit. Asnjëherë nuk ke tensionin e taksive të tjera, në se të vonohet dhe të ikën avioni. Kjo kompani nuk ka nevojë për mbështetje politike, perderisa klientët e preferojnë dhe konkuron mirë në treg. Në rast se nuk paguajnë taksa duke u mbështetur në politikanë, kjo është histori tjetër. Por, mua më duket si akuzat e opozitës shqiptare që duke qenë vetë e koruptuar, akuzon të tjerët për ato që i ka bërë vetë.

    Reply
  • Avokat Ngjela qe nuk ka fituar asnje gjyq. says:
    July 11, 2022 at 2:19 pm

    Qe politikanet perendimore dhe ata amerikane jane te korruptuar kjo nuk perben lajm, lajm do te ishte e kunderta.
    Uber, Lyft dhe DoorDash themeluar ne Amerike jane e ardhmja sherbimet per trasportimin te shpejte te qytetareve duke nxjerre jashte loje si te vjeteruar sherbimin taxi dhe kjo e fundit ne sherbimet qe te sjelle ne shtepi apo ne pune ushqime, etj….
    Te tjerat jane kazan mediatik.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  • “Dy ballista…”, Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin
  • Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative
  • Dështojnë bisedimet SHBA-Iran në Zvicër? Teherani tërhiqet në minutën e fundit
  • Çmimet në bursë kanë rënë, qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës për karburantet

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. ANA on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Anonymous on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. Thash_e_S'them-xhiU on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Thash_e_S'them-xhiU on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?