Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Skicat brenda gjyqit të Trump: Drejtësia do të vendoset në zgjedhjet e 2024
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Skicat brenda gjyqit të Trump: Drejtësia do të vendoset në zgjedhjet e 2024
AktualitetBote

Skicat brenda gjyqit të Trump: Drejtësia do të vendoset në zgjedhjet e 2024

Published: June 14, 2023
Shpërndaje

Një ditë nga seanca gjyqësore historike e ish-presidentit Donald Trump, po qarkullojnë dhe skicat nga bankat e gjykatës. 

CNN shkruan se Trump pasi deklaroi se ishte i pafajshëm ndaj 37 akuzave u rrethuar nga dhjetëra mbështetës të tij brenda restorantit në Versajë dhe më pas u nis drej Nju Xheris për të mbajtur dhe fjalimin e tij.

Gjatë fajlimit të tij Trump ndër të tjera e deklaroi veten viktimë të administratës së presidentit amerikan Joe Biden. Ai theksoI se “ në 5 nëntor 2024, ditën e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, drejtësia do të vendoset”.

- Publicitet -

“Ne dëshmuam abuzimin më djallëzor dhe të urryer të pushtetit në historinë e vendit tonë. Shumë e trishtueshme ajo që shohim, një president i korruptuar në detyrë ka arrestuar kundërshtarin e tij kryesor politik me akuza të rreme, për të cilat ai dhe shumë presidentë të tjerë do të ishin fajtorë, pikërisht në mes të zgjedhjeve presidenciale në të cilat ai po humbet me një diferencë të madhe”, u shpreh Trump në fjalimin e tij pas gjyqit.

Teksa të gjithë prisnin përballjen në gjyq të Donald Trump, pak minuta pas mbërritjes në gjykatën e Miamit për t’u përballur me akuzat për keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara, ish-presidenti dhe ndihmësi i tij Walt Nauta u arrestuan. Por, Trump u lirua me kusht, kundrejt një premtimi se ai do të paraqitet në datat e ardhshme të gjyqit. Tani gjykata do të vendosë caktimin e seancave të radhës dhe prokurori special i emëruar nga Departamenti i Drejtësisë, Jack Smith, po heton çështjen e dokumenteve të klasifikuara.

Ndërkohë,sipas specialistëve akuzat që rëndojnë ndaj Trump nuk do të ndikojnë në fushatën zgjedhore. Trump ëshë ish-presidenti i parë që përballet me akuza penale, por kjo nuk i ka zbehur shpresat e tij për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë. Ish-presidenti amerikan vazhdon mban një epërsi të gjerë ndaj rivalëve të tij për nominimin presidencial republikan në vitin 2024, me 81 përqind të votuesve republikanë që i shohin akuzat kundër tij si të motivuara politikisht. Trump ruan pafajësinë e tij dhe e ka portretizuar rastin si një përpjekje për të minuar përpjekjen e tij për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë.

Tridhjetë e një akuza me të cilat përballet Trump janë për mbajtje të qëllimshme të informacionit të mbrojtjes kombëtare, një akuzë që nuk ka të bëjë me faktin nëse dokumentet janë të klasifikuara. Përveç komplotit për pengim, ai përballet edhe me katër akuza lidhur me fshehjen e dokumenteve, si dhe një akuzë për deklarime të rreme.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Si po e rigjallëron Trump demokracinë
  • “Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
  • Netanyahu: Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e mi
  • Fëmijëria e një pene të rrallë: Fotot dhe kujtimet e pabotuara të Nasho Jorgaqit në 4 vjetorin e ikjes
  • Kauza “jetime” nё sheshin plot!

Komentet e Fundit

  1. Ushtarak on Si po e rigjallëron Trump demokracinë
  2. K R on Si po e rigjallëron Trump demokracinë
  3. V on Si po e rigjallëron Trump demokracinë
  4. Kllap on Si po e rigjallëron Trump demokracinë
  5. Protestuesi on Si po e rigjallëron Trump demokracinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?