Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SONDAZHI: 80% e të pyeturve mendojnë se java e punës me 4 ditë përmirëson balancën punë-jetë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > SONDAZHI: 80% e të pyeturve mendojnë se java e punës me 4 ditë përmirëson balancën punë-jetë
Ekonomi

SONDAZHI: 80% e të pyeturve mendojnë se java e punës me 4 ditë përmirëson balancën punë-jetë

Published: March 29, 2024
Shpërndaje

Një javë me vetëm katër ditë pune mund të sjellë një balancë më të mirë mes punës dhe jetës personale.

Një sondazh i zhvilluar nga “Monitor”, në faqen e saj të internetit dhe rrjetet sociale, tregoi se shumica dërrmuese e pjesëmarrësve mendojnë se një javë pune me katër ditë përmirëson balancën mes punës dhe jetës.

Pyetjes “Cili është mendimi juaj për javën e punës me katër ditë?”, 80% e pjesëmarrësve iu përgjigjën me alternativën “përmirëson balancën punë-jetë”.

- Publicitet -

Alternativa e dytë më e zgjedhur ishte që një javë pune me vetëm katër ditë do të kultivonte dembelizmin, me 10% të votave të pjesëmarrësve.

6% e pjesëmarrësve në sondazh votuan se një javë pune me katër ditë do të dëmtonte interesat e bizneseve, ndërsa 4% e votuesve u shprehën se kjo do të përkeqësonte cilësinë e ofrimit të shërbimeve.

Java e punës me katër ditë ka filluar të eksperimentohet që në vitet ’90 të shekullit të kaluar, por në dekadën e fundit, një numër në rritje kompanish po e testojnë këtë zgjidhje për të parë rezultatet në produktivitetin e punës.

Në parim, java e punës me katër ditë nënkupton që punonjësit të kryejnë të njëjtën punë në një kohë më të shkurtër dhe për të njëjtën pagë, por megjithatë ka kompani të veçanta që e kanë përdorur edhe si një mënyrë për të shkurtuar kostot, duke ulur pagat.

Në vitin 2019, Microsoft në Japoni testoi javën e punës me katër ditë dhe raportoi se kjo solli rritje të produktivitetit me 40%.

Në vitin 2022, Universitetet e Bostonit, Kembrixhit dhe Dublinit organizuan një studim në shkallë më të gjerë, për të testuar rezultatet e javës së punës me katër ditë. Në studim u përfshinë 33 kompani, shumica e të cilave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irlandë.

Nga 33 kompanitë, 27 prej tyre plotësuan një anketë përfundimtare në të cilën u përgjigjën

për përvojën e tyre të përgjithshme nga kjo provë dhe nëse do të vazhdonin praktikën e punës me katër ditë në javë.

Në një shkallë vlerësimi nga 0 në 10, nga shumë negative në shumë pozitive, vlerësimi mesatar i kompanive për këtë provë ishte 9.0.

Të pyetur se si u ndikua performanca e kompanisë nga kjo provë, rezultati mesatar i përgjigjeve të kompanive ishte 7.6.

Të pyetur në mënyrë specifike për produktivitetin, kompanitë raportuan një rezultat mesatar prej 7.7.

Ndër 27 kompani, 18 u përgjigjën se do ta vazhdojnë patjetër praktikën e punës me katër ditë, ndërsa 7 u përgjigjën se po planifikojnë ta vazhdojnë por nuk kanë marrë ende një vendim përfundimtar, 1 kompani se është e prirur drejt vazhdimit të kësaj praktike ndërsa dhe 1 u shpreh ende e pasigurt. Asnjë kompani nuk u shpreh se kishte vendosur të mos e vazhdonte një praktikë të tillë.

Një testim në shkallë më të gjerë u krye në Britaninë e Madhe, ku 60 kompani provuan një javë pune katër ditore midis qershorit dhe dhjetorit 2022. Më shumë se 90% e bizneseve pjesëmarrëse kanë zgjedhur të vazhdojnë me javën katërditore edhe pa përfundimit të provës.

Nga ana tjetër, edhe anketimet e punonjësve të përfshirë në këto testime kanë treguar se në pjesën dërrmuese ata e miratojnë një zgjidhje të tillë.

Java e punës me katër ditë po shihet si një mënyrë për të rritur motivimin dhe produktivitetin e punonjësve, sidomos në një periudhë kur mungesa e fuqisë punëtore po bëhet sfidë për shumë ekonomi të zhvilluara, por jo vetëm.

Nga ana tjetër, është e qartë se një javë pune me vetëm katër ditë është e vështirë të zbatohet për të gjithë sektorët të ekonomisë, sidomos për ato që parashikojnë ofrimin e shërbimeve të domosdoshme apo bazike.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Skender-beu says:
    March 29, 2024 at 6:38 pm

    Po kane para bisneset jo 4 dite pune por 3 dite pune dhe 4 dite pushim do ishte me mire. Te hene pune te matte dhe te mer kure pushim te enjoyed dhe te Orem te pune te shtune dhe te diele pushim. Ose te hene te marte dhe mer kure pune te enjte te premtime te shtune dhe te diele pushim. Dita e punes te jete 10 oreshe.

    Reply
  • Perparim kadiu says:
    March 29, 2024 at 8:04 pm

    Ok, te aplikohwt, jo çdo sektor e ka kete mundesi, ka mjafte sektor qe sote e kane te thjeshte kete, aq me teper qe efhe puna one live ndikon, madje kjo ule edhe kostot e prodhimit apo sherbomit. Por te diskutohet dhe te aplikohet sistemi i 30 oreve ne jave nga 40 sote. Kjo kryesishte per nenat me femije nga zero deri ne 10 vjet. Mundeson mire rritjen e femijeve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Koncerti i Kanye West, reagon rrjeti investigativ OCCRP: Mjet për të mbuluar protestat në Tiranë
  • Vrasje pas mesnate në fshatin Bërxullë në Vorë
  • Misteri i Mojtaba Khameneit: A ishte ai figura e fshehur në funeral?
  • Horoskopi 12 korrik 2026, zbuloni surprizat e yjeve për këtë të diel
  • Kushte atmosferike të qëndrueshme, ja parashikimi i motit për sot

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Cinizëm me “5 yje”
  2. Dashi on Cinizëm me “5 yje”
  3. Fashisti Edi Rama me topen Blendi Nyja nga mbrapa on Cinizëm me “5 yje”
  4. ILIR on Një rrëfim në korrikun e Aristidh Kolës: Ditëlindja e apostullit që zgjoi historinë e fjetur arvanitase
  5. ILIR on Ministria e Arsimit ndau bileta falas të Kanye West për fëmijët e 9-vjeçares, por këngët e tij kanë përmbajtje seksuale

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?