Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SONDAZHI: Shqiptarët të zhgënjyer nga Reforma në Drejtësi, 35.4% e tyre mendojnë se asgjë nuk ka ndryshuar (FOTO)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > SONDAZHI: Shqiptarët të zhgënjyer nga Reforma në Drejtësi, 35.4% e tyre mendojnë se asgjë nuk ka ndryshuar (FOTO)
KryesoreShoqëri

SONDAZHI: Shqiptarët të zhgënjyer nga Reforma në Drejtësi, 35.4% e tyre mendojnë se asgjë nuk ka ndryshuar (FOTO)

Published: October 21, 2022
Shpërndaje

Pavarësisht mbështetjes së ndërkombëtarëve, Reforma në Drejtësi nuk ua ka kthyer shqiptarëve besimin tek drejtësia. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania se si funksionon drejtësia sot krahasuar me 5 vite më parë, 35.4% e tyre mendojnë se asgjë nuk ka ndryshuar.

Ndërsa 28.1% e tyre janë shprehur se sistemi jonë i drejtësisë është përkeqësuar. 6.7% e të pyeturve mendojnë se drejtësia është shumë me keq se sa ka qenë 5 vite më parë.

Vetëm 27.3% e të pyeturve mendojnë se sistemi i drejtësisë me reformimin është më mirë. Ndërsa shumë më mirë mendojnë vetëm 0.1%, një shifër shumë e ulët.

- Publicitet -

Tek ata që mendojnë se drejtësia është përkeqësuar, mbizotërojnë meshkujt me 41% dhe 28.8% e zënë gratë. Ndërsa tek ata që mendojnë se drejtësia është përmirësuar në 5 vitet e fundit. diferenca është më e vogël, por mbizotërojnë gratë me 28.9% dhe burrat zënë 25.9% të të pyeturve.

Të ndara sipas grupmoshave, ata që mendojnë se drejtësia është më mirë janë grupmosha 18-24 vjeç me 36.2%, pasuar nga grupmosha 65-75 vjeç me 34%, 55-64 vjeç që zënë 29.4%, 45-54 vjeç që zënë 24.9%, 25-34 vjeç me 23.9% dhe grupmosha që zë më pak hapësirë në këtë kategori, është 35-45 vjeç me 20.9%.

Ndërsa tek ata që mendojnë se drejtësia është më keq, mbizotëron grupmosha nga 25-34 vjeç me 41.2% pasuar nga grupmosha 35-44 vjeç që zënë 38.2%, 55-64 vjeç me 36.6%, 45-54 vjeç me 33.9%, 18-24 vjeç me 28.3% dhe hapësirën më të vogël e zë grupmosha 65-75 vjeç me 23.7%.

Shifrat nuk duken aspak premtuese as për të ardhmen e drejtësisë në vendin tonë. Të pyetur se si e shohin shqiptarët sistemin e drejtësisë 5 vite më vonë, vetëm 31.1% janë përgjigjur më mirë, shumë më mirë e shohin vetëm 0.2% e tyre, ndërsa 29.9% mendojnë se nuk do të ndryshojë asgjë.

25.4% mendojnë se drejtësia pas 5 vitesh do të jetë më keq dhe 5.6% mendojnë se do të jetë shumë më keq.

Të ndarë sipas gjinisë, tek ata që mendojnë se do të jetë më keq, mbizotërojnë burrat me 36.9%, ndërsa gratë zënë 25.2%.

Tek ata që presin një përmirësim të sistemit të drejtësisë, mbizotërojnë gratë me 31.7% dhe burrat zënë 30.9%.

Ndërkohë të ndarë sipas grupmoshave, tek ata që mendojnë se drejtësia do të jetë më mirë mbizotërojnë grupmoshat 18-24 vjeç dhe 65-75 vjeç. Ndërsa tek ata që mendojnë se drejtësia do të përkeqësohet, mbizotërojnë grupmoshat 25-34 vjeç dhe 35-44 vjeç.

Gjetjet janë të Barometrit në Euronews Albania, realizuar gjatë periudhës 9-21 shtator 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • poshtë pisat e gazetës dita me gjithë shabanin pseudodiplomat says:
    October 21, 2022 at 6:53 pm

    ça 35 mo o servillat e sondazheve të bolinos.
    75 % e kan kuptuar lojën e pistë të amerikës me reformën gjoja në drejtësinë borgjeze që fur në burg pleq për një tullë pa leje dhe nuk fut në burg atë që bën kullë pa leje.

    Reply
  • Alfred says:
    October 21, 2022 at 7:03 pm

    Shume e vertete…
    Eshte BERE SHUME PAK …per te mos thene ASGJE.
    Perderisa eshte konfirmuar ne detyre nje nga GJYQTARET. ME TE KORRUPTUAR qe quhet ALBRRT MECA…
    REFIRMA NUL.
    Znj Ambasadore.KIM.
    DUHET NJE REFORME E VERTETE…NE RRAST TE KUNDERT JO VETEM QE NUK KA RREFORME …POR DO KEMI LEGJITIMIM TE KRIMIT DHE KORRUPSIONIT

    Reply
  • Hyseni says:
    October 21, 2022 at 9:10 pm

    Alfred. Je shume I sakte. Albert Meca eshte nje nga gjyqtaret me te korruptuar , ai bashke me gruan kane bere kasaphane ne sistemin drejtesise.
    Nje dite te gjithe do ti paguajne te gjitha. Shpirtrat e pafajshem qe keta monstra kane mare ne qafe do tju behet makth per gjithe jeten dhe mallkimi do ti ndjeke ne breza

    Reply
  • Rexha says:
    October 22, 2022 at 12:47 am

    Reforma ne Drejtesi deshtoi nga mungesa e nje prokurori me duar te pastra, pasi Arben Llalla nje dore e ka ne xhepin e Spiunit te Cepanit, Ilir Floririt, tjetren ne jelekun antiplumb te Perbindeshit te Vicidolit, Doktor Moertjes; qe te dy komshij ne Gjirin e Lalezit.

    Reply
  • Andis says:
    October 22, 2022 at 3:31 am

    Korrupsioni eshte ne cdo vend te botes. A ka probleme akoma sistemi I drejtesise ne Shqiperi ?
    Po patjeter qe ka por korrupsioni nuk po thellohet.
    Ai vetem po vetpastrohet si uji me plum.

    Reply
  • Niku says:
    October 22, 2022 at 9:08 am

    Cfare sondazhi behet, me keto njerez fjale si te drejtesise, beni sondazh per ato qe kapen drejtesine per krimin e organizuar per te mbrojtur krimine e organizuar, per ke beni sondazh? Beni sondazh per shkelqim ganaj qe edhe pse eshte larguar nga inspektoriati i larte i deklarimit tw pasurise vijone ta drejtoj me bandat e tij kriminale nen hiqmin e fatmir xhafes, per cilen drejtesi flisni, per olsi komici qe denuar per korrupsion ben viting per gjyqetare…A mund te me thoni ky eshte sondazhi per bandat e drejtesise qe mbrojne bandat kriminale..per cilen drejtesi flisni, per sokol como nje hajdut kriminal sot ben viting gjyqtareve, apo ina rama, qe ndare nga bashkeshorti si lavire dhe sot ben viting pa etik familjare dhe pretendoni qe ju keni drejtesi:
    Per cilen eshte sondazhet? Per bandat kriminale te blerona hasa, sokol sadushi etj. Turp turp fyeni intelegjence e mira e mira qytetar qe duan nje drejtesi te mire dhe te drejte.
    Engjell agaci, qe dergon njerez qe neqofte se jep drejtesi te heq nga puna..ku eshte artur metani qe ben nje lavire i engjell agaci. Turp..nxorri nga sitemi udheheqesit e drejtesise shqiptare, nxorren nga sistemi profesionistet e drejtesise shqiptare, larguan nga sistemi ato njerez qe nuk ushtruan ndaj presionit te bandave kriminale. Turp turp dhe sot bandat vrasin presin dhe kapen gjithe instancat e drejtesisw shqiptare.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja
  • Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  • Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë
  • Projektligj për të sjellë bitcoin të krimit nga Belgjika
  • Ndërron jetë senatori amerikan Lindsey Graham, aleati i ngushtë i Donald Trump

Komentet e Fundit

  1. Datmir on Të paktën ju Adriatik Lapaj, Arlind Qori mbajeni vath në vesh konstatimin e Kadaresë!
  2. 1thundrak on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’
  3. Sarkazma on ​“Nuk mund të flasim për historinë pa folur për Shqipërinë sot”, Dua Lipa kritika të forta ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura
  4. Dashi on Cinizëm me “5 yje”
  5. Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?