Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sot 12 vite nga publikimet e para të Wikileaks, mediat perëndimore thirrje SHBA-së: Ndaloni ndjekjen e Assange
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sot 12 vite nga publikimet e para të Wikileaks, mediat perëndimore thirrje SHBA-së: Ndaloni ndjekjen e Assange
AktualitetBote

Sot 12 vite nga publikimet e para të Wikileaks, mediat perëndimore thirrje SHBA-së: Ndaloni ndjekjen e Assange

Published: November 28, 2022
Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara duhet t’i japin fund ndjekjes penale të Julian Assange, thanë mediat kryesore nga SHBA-ja dhe Evropa që janë bashkëpunuar me themeluesin e WikiLeaks, duke u thirrur në shqetësime të lirisë së shtypit.

“Kjo aktakuzë krijon një precedent të rrezikshëm dhe kërcënon që të minojë amendamentin e parë të Amerikës dhe lirinë e shtypit”, thanë kryeredaktorët e The Guardian, New York Times, Le Monde, Der Spiegel dhe El Pais përmes një letre të hapur.

Assange kërkohet nga autoritetet amerikane për 18 akuza, përfshirë edhe për spiunazh për shkak të publikimit që Wikileaks bëri të dokumenteve konfidenciale të ushtrisë amerikane dhe të kabllogrameve diplomatike. Mbështetësit e tij thonë se ai është një hero kundër establishmentit që është viktimizuar pasi ka ekspozuar keqbërjet e SHBA-së, përfshirë ato në konfliktet në Afganistan dhe Irak.

- Publicitet -

Më 28 nëntor shënohen 12 vjet që kur mediat që bashkëpunuan me të për të publikuar pjesë nga mbi 250.000 dokumente që Assage siguroi, në ato që njihen si publikime të “Cablegate”.

Materialet rrodhën te WikiLeaks nga ushtarja e atëhershme amerikane, Chelsea Manning, dhe zbuluan detaje për diplomacinë e brendshme amerikane në mbarë botën. Dokumentet ekspozuan “korrupsionin, skandalet diplomatike dhe çështjet e spiunazhit në shkallë ndërkombëtare”, u tha në letër.

Në gusht, një grup i gazetarëve dhe avokatët paditën Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA) dhe ish-drejtorin e saj, Mike Pompeo, lidhur me pretendimet se kjo agjenci kishte spiunuar ata kur vizituan Assange në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Assange qëndroi shtatë vjet në ambasadën e Ekuadorit para se të dërgohej në burg më 2019 lidhur me shkeljet e lirimit me kusht. Ai vazhdon të jetë në një burg në Londër, ku po pret që të vendoset për ekstradimin e tij. Nëse do të ekstradohet në SHBA, ai mund të dënohet deri me 175 vjet burgim.

Ekipi i tij mbrojtës ka dërguar çështjen në Gjykatën e Lartë të Londrës, teksa po tenton që të parandalojë ekstradimin e Assange.

“Publikimi nuk është krim”, thanë mediat në letrën e tyre të hapur të publikuar të hënën. / REL

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 25 shtator 2026
  • Një sfilatë turpi
  • Marrja në pyetje me dyer të mbyllura: Vlora Hyseni kërkoi që ekspertizën e telefonit të saj ta bëjnë “agjenci partnere”
  • Tedi Malaveci merr mandatin e radhës, përmbaruesit privatë i besojnë sërish drejtimin e Dhomës
  • Bashkia e Tiranës nis pastrimin dhe larjen e rrugëve, në terren flota e autoboteve

Komentet e Fundit

  1. Pensionisti i Porcelanit on Tjetër kthesë e fortë në politikën ndaj Moskës, Trump fton Putinin në samitin e G20 në SHBA
  2. Liria on E pyeti për Agasin, ish-drejtuesja e SHISH kapet me gazetaren: “Klodi, si po ia kalon ti me ata agjentët serbë në dhomat e Rognerit”
  3. demo on O Zot, janë vërtet kaq budallenj?
  4. Valbona on Vlora Hyseni del nga GJKKO, iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”
  5. Albi on O Zot, janë vërtet kaq budallenj?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?