Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sot dita botërore e Holokaustit, në Shqipëri hapen dosjet e sigurimit për hebrenjtë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sot dita botërore e Holokaustit, në Shqipëri hapen dosjet e sigurimit për hebrenjtë
Aktualitet

Sot dita botërore e Holokaustit, në Shqipëri hapen dosjet e sigurimit për hebrenjtë

Published: January 27, 2023
Shpërndaje

Në ditën botërore për Përkujtimin e Holokaustit, Autoriteti për Informim mbi Dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit ka bërë publike një sërë dokumentesh të krijuar nga ish-Sigurimi i Shtetit për hebrenjtë.

Kryetarja e Autoritetit, Gentiana Sula vendosi theksin në programet e kujtesës në kurrikulat mësimore.

“Indiferentizmi shkakton dehumanizimin. Vihet re se shume njerëz gjejnë zgjidhje të vogla të thjeshta. Sot ajo që ne mësojmë nga Holokausti, nga e kaluara është se njerëzimi mbarë adoptoi standarde të reja, me miratimin e Konventës Kundër Gjenocidit, ngritjen e Tribunalit për Krimeve Kundër Njerëzimit. Vetë përkujtimi i Holokaustit si datë historike buroi nga kjo tragjedi e madhe”, tha Sula.

- Publicitet -

Ajo tha se, “ne besojmë se në punën tonë të përditshme, ato viktima, ato dhimbje, ato sakrifica që ne i nderojmë dhe i respektojmë duhet të sjellin një gjë më të mirë që shoqërinë tonë ta ngremë në një standard më të lartë drejt humanizmit, mosdiskriminimit dhe vendosjes së drejtësisë”.

Në këtë takim, ligjërata kryesore u mbajt nga ish-kreu i OSBE-së, në Shqipëri, Bernd Borchardt, i cili ka studiuar nga pikëpamja historike dhe dokumentare se si shqiptarët historikisht dhe kryesisht gjatë Luftës së Dytë Botërore mikpritën, strehuan dhe nuk i dorëzuan hebrenjtë tek nazistët.

“Në Shqipëri, hebrenjtë kurrë nuk e kanë fshehur identitetin e tyre. Historianët kanë arritur në përfundimin se gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, në Shqipëri nuk janë evidentuar akte viktimizimi, dëbimi dhe as bashkëpunimi me nazistët kundra hebrenjve. Në atë kohë vetë Shqipëria ishte pushtuar nga nazistët dhe qeverisej nga administrata shqiptare e ngritur gjatë luftës, e cila refuzoi të jepte listat e hebrenjve në vend. Shqiptarët, myslimanë, të krishterë nuk dorëzuan asnjë hebre tek autoritetet e pushtimit dhe shpesh i mbrojtën ata duke rrezikuar dhe jetën e tyre”, tha ai.

Trajtimi i Holokaustit vazhdon të mbetet sfidë e shoqërisë së sotme kudo në botë, po për Shqipërinë ky rast merr një ngjyrim të veçantë. Shqipëria dhe shqiptarët me qëndrimin e tyre të vendosur për t’i fshehur hebrenjtë e rrezikuar prej shfarosjes së madhe tregoi shumë. Një popull i vogël, i kërcënuar nga ambiciet e fqinjëve për territore, nuk qëndroi indiferent, i mbrojti hebrenjtë, ndaj dhe këtë tregim Autoriteti, historianët, edukatorët synojnë t’ia përcjellin brezave nëpërmjet teksteve shkollore, aktiviteteve përkujtuese, dëshmive dhe formave të tjera, njohëse dhe edukative. m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nën hijen e ullinjve shekullorë, një mbrëmje shqiptare në një nga peizazhet më mbresëlënëse të jugut
  • Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  • Tani i Madh, Topi i Madh
  • Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  • Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit

Komentet e Fundit

  1. Si arritëm deri këtu? on Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  2. Miri on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  3. Anonymous on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  4. Flamingo on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  5. Patriot on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?