Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, është parë duke dalë nga ambientet e SPAK, pasi Struktura e Posaçme po zhvillon një aksion në kuadër të një hetimi ku ai është i përfshirë.
Mësohet se Proda është marrë në pyetje pasi emri i tij ka dalë pas materialeve që janë sekuestruar nga celularët në zyrën e Ergys Agasit.
Proda është shfaqur me kokën ulur dhe një cigare në dorë teksa largohej nga ambientet e SPAK.
Me urdhër të GJKKO-së, SPAK dhe BKH kanë kryer sot kontrolle në banesën e Ilir Prodës, ndërsa është përcaktuar edhe kontroll personal.
Në kuadër të të njëjtit hetim, sipas burimeve, janë lëshuar disa masa sigurie, mes tyre edhe ndaj drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, si dhe ndaj dy ekspertëve kriminalistik në Policinë e Shtetit.
Vijon

Tani do mykesh ne burg, shpresoj familja te ket vjedhur arsyeshem, mos shkoje kot burgu.
Po denohet nje vit,del nga burgu e shijon milionat e Europe.popull legen qe nuk ngrihet ti marre zvarre kete qeveri kriminele dhe kete drejtesi kriminele.
Popull legen,qeveri dhe drejtesi kriminele
O mavri Drejtor.Ti dukesh që nga veshja që mban,që je si Lymi i Tutit.Kush të vuri në ayë pos,çsjtë më keq se ty.
Asnje gje nuk do ta gjeje, nja 2-3 vjet burg e asgje tjeter