Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Sot ndihem më krenare se kurrë”, flet kampionia e Europës: “Doja t’u tregoja që edhe ne mundemi”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “Sot ndihem më krenare se kurrë”, flet kampionia e Europës: “Doja t’u tregoja që edhe ne mundemi”
KryesoreSport

“Sot ndihem më krenare se kurrë”, flet kampionia e Europës: “Doja t’u tregoja që edhe ne mundemi”

Published: August 23, 2022
Shpërndaje

Sportistja Luiza Gega u nderua ditën e sotme me një ceremoni zyrtare, pas fitimit të titullit Kampione e Europës, në garën e 3000 metrave, që u zhvillua në Mynih.

Në fjalën e saj, Gega falënderoi të të gjithë ata që e kanë mbështetur në rrugën e saj për t’u bërë kampione Europe, teksa ka treguar edhe vështirësitë e këtij rrugëtimi.

Ndër të tjera, ajo zbuloi se ka pasur oferta dhe nga vende të tjera, por theksoi se e do Shqipërinë dhe ndihet krenare që përfaqëson ngjyrat kuqezi.

- Publicitet -

Ajo dha dhe një mesazh për të gjithë të rinjtë, për të cilët tha se shpreson t’i ketë frymëzuar sado pak.

“Sot ndihem më e emocionuar se kurrë, vendosa të vij me ngjyrat kuqezi sepse ndihem më krenare se kurrë. Jo për atë që arrita, por doja t’i tregoja edhe Europës që ne mundemi. Jemi një vend i vogël, por me punë mund t’ia dalim.

Familja ka sakrifikuar shumë, besoj që kam arritur t’i bëj krenar.

Falenderoj trajnerin tim, pa të cilin nuk do isha sot këtu, as në majat më të larta të Evropës.

Ndihem më e vlerësuar se kurrë. Sporti kërkon pasion, por edhe mbështetja financiare është e rëndësishme për të ecur përpara.

Sporti nuk do t’ia dijë për politikë. Ne ndiejmë krenarinë e vendit tonë, duam ta bëjmë vendin tonë sa më krenar.

Falenderoj Brikenin, Izmirin, Erkandin që më keni motivuar me arritjet tuaja dhe më keni mbështetur si pjesë e sportit.

Faleminderit Amarda nga Spitali Amerikan që më ke ndihmuar kur jam dëmtuar.

Dua të kthehem pak në kohë sepse dua të tregoj me pak fjalë si ka nisur rrugëtimi jonë.

Unë kam marrë pjesë në kampionatin europian para 12 vitesh. Dola nga fundi dhe me diferencë. Nuk isha ndjerë kurrë kaq keq. Biseda ime me trajnerin ishte që unë kurrë nuk do e përfaqësoj vendin tim në këtë formë. Aty ishte ndarja se çfarë doja të bëja. Nëse doja ta prezantoja duhet të punoja fort. Rruga nuk ishte e lehtë, jam stërvitur në shi, në të ftohtë. Filluam të bëjmë hapa jo të mëdhenj, por jo të sigurt.

Fillova të thyej rekorde kombëtare, të dominoj Ballkanin, pastaj në Lojërat Mesdhetare.

Vendosa për të mos u dorëzuar. Kam pasur oferta për të vazhduar me vende të tjera. Por unë e dua këtë vend. Unë besoj që vendi ynë do ndryshoj.

Nuk është kurrë vonë nëse punon dhe do t’ia dalësh. Kam ndjerë shumë emocione në pistën e Mynihut, pavarësisht se kam qenë pretendente. Ishte arsyeja pse e doja medaljen, t’i tregoja edhe Europës në një pistë me 70 mijë veta që ne mund t’ia dalim.

Dua t’i them vetëm dy fjalë gjithë të rinjve: Mund t’ia dalin! Uroj që sado pak t’i kem motivuar, me gjithë ato vështirësitë që unë përmenda sot.

Falenderoj gjithë njerëzit në vendin tim që janë ndjerë krenar për mua, kam marrë mesazhe nga të gjithë”, tha Luiza.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Arnold A Salillarii says:
    August 23, 2022 at 11:53 am

    Dite NJEMIJE me shendet arritiete tilla me ATDHEUN kryefjale si keni bere deri sot.Nga tej oqeani me mbi
    mbare emigrantete bashkeatdhetare mes tyre *100 Pasues veteane* kryesisht te rinj e te reja si Ju ne krye,qe per atdheun dhe me atdheun jetojne. Ju prifte e mira dhe MIRENJOHIE gjithsa ju keni prane me ate TRANIER Paionat si ju e atdhetar se pari. KRENARE qofsh per here dhe fitore te reja te pasushi,
    Nga Toronto e mbare Kanadaja -Bashkeatdhetaret ju UROJNE-Luiza Gega-Bija e ATDHEUT tone!
    Me Ju dhe Atdheun,krah*Pasuesit Veterane*ne Toronto; Kryetari Arnold A.Salillari. 23-08-2022!

    Reply
  • reti11 says:
    August 23, 2022 at 8:29 pm

    Goc flori! Rrofsh sa malet Luiza!

    Reply
  • LEON says:
    August 24, 2022 at 1:09 am

    Merrja leket rrangalles dhe hik shpejt prej aty,,se brekushja me ato kukumjackat jane si zifti.
    Po vyre kemben,ngjit dhe nuk shqit.Nuk behesh me jo per 3000 m,po as per 3 metro.

    Reply
  • Gen4Al says:
    August 24, 2022 at 4:46 am

    Per sport po flitet ktu.

    Reply
  • Arben says:
    August 24, 2022 at 4:56 am

    Fol për veten moj çupë,

    se ajo “ne” është edroga hajduti

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, rrugët e Tiranës sërish plot në ditën 17 të protestës. Ironizohet edhe Marta Kos
  • Me “bukë me vete”? PO!
  • Paralele historike SHBA, Iran dhe Vietnam
  • Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3

Komentet e Fundit

  1. Luzati on Me “bukë me vete”? PO!
  2. Remo on Deputetja e qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, njofton largimin nga Partia Socialiste
  3. Arse1234 Se on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  4. Remo on Pankartat më pikante nga protesta e nëntë e qytetarëve (FOTO)
  5. Jimi on Rasti Koçeku dhe Rama

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?