Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mali i Zi mban sot zgjedhjet presidenciale, Gjukanoviç kërkon rikonfirmimin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Mali i Zi mban sot zgjedhjet presidenciale, Gjukanoviç kërkon rikonfirmimin
BoteKryesoreRajoni

Mali i Zi mban sot zgjedhjet presidenciale, Gjukanoviç kërkon rikonfirmimin

Published: March 19, 2023
Shpërndaje

Sot në Mal të Zi mbahen zgjedhjet presidenciale ku konkurrojnë 7 kandidatë.

Këto janë zgjedhjet e para presidenciale që nga përmbysja e Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit aktual Milo Gjukanoviç që ishte në pushtet më shumë se tre dekada, kur në gusht të vitit 2020, Fronti Demokratik pro-serb dhe pro-rus, Demokratët dhe lëvizja URA fituan shumicën në parlament.

Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë 542.154 qytetarë. Kandidatët janë kreu aktual i shtetit dhe i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviç, një nga liderët e Frontit Demokratik (DF) Andrija Mandiç, nënkryetari i Lëvizjes Evropa Tani (PES) Jakov Milatoviç, kryetar i demokratëve Aleksa Beçiç, deputet i Partisë Socialdemokrate (SDP), Draginja Vuksanoviç Stankoviç, kreu i Malit të Zi të Bashkuar Goran Daniloviç dhe influenceri Jovan Radulović Jodžir.

- Publicitet -

Presidenti aktual, Milo Gjukanoviç kërkon sërish rikonfirmimin në këtë detyrë. Ai është shprehur se në krye të vendit duhen njerëz seriozë dhe të përgjegjshëm.

Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në 20:00.

Këto janë zgjedhjet e katërta presidenciale që nga rivendosja e pavarësisë.

Presidenti i Malit të Zi do të zgjidhet kandidati që merr më shumë se gjysmën e votave të vlefshme të votuesve që kanë votuar.

Nëse asnjë kandidat nuk merr numrin e duhur të votave, raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet brenda 14 ditësh, pra më 2 prill.

Në raundin e dytë marrin pjesë dy kandidatët që kanë fituar numrin më të madh të votave. Presidenti i vendit zgjidhet për pesë vjet.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, shkak transferimi nga Durrësi në Fier
  • Ndryshojnë emrat e grupit të negociatorëve me BE-në për disa kapituj
  • Arrestohet në Greqi vëllai i sportistit të njohur Pirro Dhima
  • Dje u arrestua, drejtori i Spitalit të Fierit shtrohet me urgjencë, ka probleme me zemrën
  • Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve

Komentet e Fundit

  1. anti25642654censurë on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  2. Colpo grosso on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  3. Phoenix on Ku është ndjerë më shumë ndërprerja globale e Microsoft: Bankat bëjnë thirrje për kujdes, paralajmërojnë mashtrime
  4. Flamur Struga on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  5. rrena i ka kembet e shkurtera (pervec Rames) on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?