Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK anulon tenderin “sekret” 321 mln lekë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > SPAK anulon tenderin “sekret” 321 mln lekë
KronikeLajmi i fundit

SPAK anulon tenderin “sekret” 321 mln lekë

Published: July 2, 2024
Shpërndaje

Një tender i klasifikuar sekret, me vlerë prej 321 milion lekë të vjetra, i cili kishte si qëllim blerjen nga prokuroria e posaçme SPAK të paisjeve teknologjike si çimka përgjuese, GPS dhe aksesorë të tjerë të sistemeve Software dhe Hardware, është anulluar.

Për këtë procedurë të dështuar, në datën 21 qershor 2024 SPAK ka njoftuar dhe Agjensinë e Prokurimeve Publike, duke argumentuar se asnjë nga ofertat e paraqitura nga operatorët ekonomikë nuk përputhte kriteret e caktuara në dokumentat e SPAK.

Më tej prokuroria e posaçme argumenton se në vijim do marrë të gjitha masat e nevojshme për rihedhjen e procedurës së klasifikuar të prokurimit.

- Publicitet -

Ky tender sekret i etiketuar si “Loti II” zhvillohet në kuadër të mbrojtjes dhe sigurisë, për blerjen e sistemeve Teknologjike si “Hardware” dhe “Software” me qëllim suportin e hetuesve në hetimet e tyre të kryera në terren.

Fondi limit për blerjen e këtyre aparaturave është 321 milion lekë të vjetra, para këto që janë vënë në dispozicion nga granti i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

SPAK dhe agjensia e administrimit të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara, në shumë raste bashkëpunojnë ngushtë me njëra-tjetrën, ku të gjitha pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara nga prokuroria e Posaçme, administrohen nga AAPSK-së.

Kësisoj një pjesë e buxhetit financiar, kalon për llogari të prokurorisë së Posaçme, me qëllim investim në infrastrukturë dhe mjete teknike për hetim.

Anullimi i këtij tenderi të kufizuar, vjen në një periudhë kur SPAK, vendosi në fillim të muajit qershor 2024 të anullojë një tender të dytë me vlerë financiare prej 1 milion e 105 mijë euro, shumë kjo që do shpenzohej nga prokuroria për blerjen e paisjeve për sistem mbrojtje antiransomware, storage, server dhe switch.

Ky tender u anullua për shkak se SPAK kishte paracaktuar si fitues Bashkimi i Operatorëve ekonomikë “Axians Albania” plus “ATOM”, që administrohen nga Kleanth Prifi dhe dy biznesmenët Luan Basha dhe Armand Agolli.

Tenderat sekret, kryhen në kuadër të formatit të mbrojtjes dhe sigurisë, ku shpesh herë ato aplikohen nga SHISH për qëllime zbulimi dhe kundërzbulimi, SPAK për qëllime hetimi, Ministria e Mbrojtjes, SHIU, Ministria e Shëndetësisë, Policia e Shtetit apo Ministria e Brendshme.

Në këto tendera marin pjesë ato kompani që çertifikohen dhe nga DSIK-ja dhe më pas është autoriteti kontraktues, në këtë rast SPAK, që mes 2,3 apo 5 subjekteve tregtare zgjedh më preferencialin për lidhjen dhe zbatimin e kontratës.

Në shumë raste në këto tendera fituesi është i paracaktuar dhe nuk  ka ndonjë garë të drejtë në pikëzimin e subjekteve pjesëmarëse.

Thuajse me të njëjtën praktikë kryhet dhe procedura për shërbimin dhe mirëmbajtjes së aparaturave të qëndrës së përgjimeve në SPAK, që prej dy vite rresht fitohet nga një kompani e vetme.

i.b/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?
  • Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  • Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  • Rama reagon për një postim për Porto Palermon
  • Ambulanca futet në ambientet e Gjykatës, njëri prej protestuesve të arrestuar shfaq probleme shëndetësore

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama reagon për një postim për Porto Palermon
  2. Cili ekip? on Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  3. Phoenix on Eurodeputetja: Ja kush qendron pas projektit për Sazanin dhe Nartën
  4. Deni on Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit
  5. Tártari on Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?