Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK “bastis” Ministrinë e Financave, sekuestrohen dokumentet për gjobën 120 milionë euro të “Bankers Petroleum”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > SPAK “bastis” Ministrinë e Financave, sekuestrohen dokumentet për gjobën 120 milionë euro të “Bankers Petroleum”
KronikeLajmi i fundit

SPAK “bastis” Ministrinë e Financave, sekuestrohen dokumentet për gjobën 120 milionë euro të “Bankers Petroleum”

Published: November 21, 2025
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet për heqjen e gjobës 120 milionë euro të Bankers Petroleum.

SPAK ka sekuestruar dokumentacionin në Ministrinë e Financave dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave mbi praktikën e heqjes së gjobës më të madhe të vendosur ndonjëherë nga autoritetet fiskale të vendit.

Kapitali shkruan se ka lexuar një përgjigje zyrtare të Ministrisë së Financave ku konfirmon sekuestrimin e dokumentacionit nga SPAK.

- Publicitet -

Gjoba 120 milionë euro mbi Bankers Petroleum u vendos në vitin 2019 nga dogana e Fierit pas një hetimi dyvjeçar të kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Sipas këtij hetimi të kryer nga doganat, Bankers Petroleum ka shmangur të paktën 30 milionë euro detyrim akcize përmes solarit të prodhuar nga ARMO në rafinerinë e Ballshit.

Mbi këtë detyrim është zbatuar edhe gjoba trefish prej 90 milionë euro sic parashikonte ligji i procedurave duke e çuar shumën totale që duhet të paguante kompania në 120 milionë euro.

Por menjëherë pas plotësimit të procesverbalit të gjobës nga dega e doganës së Fierit, Bankers Petroleum u ankua në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë duke e cilësuar gjobën si të paligjshme, pasi sipas saj ajo nuk ka patur detyrim për të paguar akcizën e holluesit.

Belinda Ballukiu iu drejtua me shkresë ministrisë së Financave duke i kërkuar që të konsultohej me avokaturën e Shtetit.

Rrjedhimisht, ministrja e atëhershme e Financave, Anila Denaj udhëzoi doganën që të pezullonte përkohësisht vendosjen e gjobës, me qëllim që kjo çështje të konsultohej me Avokaturën e Shtetit për të mos e ekspozuar Shqipërinë përballë rrezikut të një arbitrazhi.

Pas udhëzimit të ministrisë së Financave, Dogana e Fierit e pezulloi vendosjen e gjobës. Kjo ishte zanafilla e një kalvari neglizhencë dhe paligjshmërie.

Ligji shqiptar përcakton se çdo vendim përfundimtar mbi gjobat administrative duhet të përpunohet brenda 6 muajsh nga momenti i vendosjes. Por në këtë rast, gjoba u mbajt pezull për gati 7 vite, pavarësisht korrenspodencës mes institucioneve. Vetëm një muaj më parë, Dogana e Fierit vendosi riaktivizimin e gjobës 120 milionë euroshe, pasi e kishte mbajtur të pezulluar për vite të tëra.

Gazheli e mbajti gjobën pezull

Portali Skyweb.al raportoi pak ditë më parë mbi ekzistencën e të paktën dy shkresave, sipas të cilave drejtuesit e Doganës së Fierit i kanë rikujtuar kreut të Doganave, Gent Gazheli gjobën ndaj Bankers, duke e njoftuar për nevojën që të procesohej, pasi po mbahej pezull prej tij.

Megjithatë, pavarësisht njoftimeve me email dhe me shkresë zyrtare, vendimi nuk u trajtua nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Skyweb.al ka mësuar se gjatë vitit 2021, Gazheli është njoftuar disa herë nga ish-kreu i Doganës së Fierit, Olti Kuke për afatin ligjor të gjobës, por sërish nuk ka marrë asnjë vendim, duke e mbajtur çështjen të pezulluar.

Vetëm pak ditë më parë, pas shpërthimit të skandalit dhe referimit të dosjes nga Prokuroria e Fierit drejt SPAK-ut, Drejtoria e Doganave ka rikthyer në vëmendje çështjen, duke tentuar të procesojë vonë një vendim që duhej marrë pesë vite më parë. / Kapital

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
15 Comments
  • Vl says:
    November 21, 2025 at 9:17 am

    Aty eshte ti fusesh ne burg nga brigadieri me i thjesht deri te KM

    Reply
  • Toni says:
    November 21, 2025 at 9:39 am

    Faleminderit SPAK, po na rilindni shpresen! Eshte momenti me i rendesishem per vendin tone, dhe do te vendose per rrugen qe do marre ky vend: pastrim parash te pista deri ne rang shteteror, kapje te shtetit nga mafia, vjedhje te hapura dhe masive apo vend europian demokratik me sisteme funksionale. Shpresa vdes e fundit!

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    November 21, 2025 at 9:43 am

    Gjoba ishte e drejte dhe duhet paguar.Bankers ka shmankur taxat ne vlere 21 miljard dollare duke deklaruar veprimtari me humbje.Kaq di une.

    Reply
  • Dashi says:
    November 21, 2025 at 10:06 am

    Ti xhaxhi “merda-ratori” ke problem të madh me shifrat dhe haron , që matematika nuk është opinion , por shkencë ekzakte . Shifra 21 miliard dollarë , do të thotë tre buxhete vjetore të shtetit shqiptar .

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    November 21, 2025 at 10:59 am

    Aq jane DASH,Nga viti 2012 deri sot Bankers ka xhvatur naften shqiptare dhe nuk ka paguar detyrimet ne shtet (bilance fiktive,taxa,axiza,energji elektrike,deme ndotje,dhe demtime)plot 21 miljard dollare.Burimin e kesaj shifre nuk ta them dot ne cast,por do kerkoj ne internet mos gjej intervisten e inxh.te naftes Fatmir Shehu,Te Arbitrazhit,te Kontrollit te Shtetit dhe ca specialiste te tjere dhe do te jap pergjigje per burimin e shifres.

    Reply
  • Shqiptar says:
    November 21, 2025 at 11:59 am

    0 tolerance per hajdutet e kesaj pune. Pasuria e popullit u more neper kembe per shume vite me radhe. Leket qe mungojne nga kjo marreveshje do kishin rregulluar shume gjera per nevojat e shqiptareve.
    Jo vetem ne burg, por sekuestrime deri tek rrobat e trupit kush ka futur hundet ne kete pune.

    Reply
  • Xha jaho says:
    November 21, 2025 at 12:03 pm

    Cfaredo lloj politikani, biznesmeni, shoqeri e huaj nuk duhet te lejohet te tallet me pasurine e popullit.
    Te dalin personat pergjegjes dhe te marrin denimin e duhur.

    Reply
  • cuf dabjoni says:
    November 21, 2025 at 12:15 pm

    Por, mos ndermarrja e ketyre veprimeve qe nga denoncimi per here te pare ne shtyp apo kontrollet zyrtare,i ka mundesuar BANDES Qeveritare fshehjen e Parave dhe gjurmeve te KRIMIT. E dikush qe nuk ka vepruar ka shperdoruar detyren.. e po keshtu dhe ata qe kane mbyllur dosjen perkatese….

    Reply
  • Bylykbashi says:
    November 21, 2025 at 2:05 pm

    Kjo duhet varur ne qender te fierit ,pikerishte ne vendin ku ka bere krimin, pikerisht aty ku hodhi vallen edhe lubia Balluku, pikerisht aty kur vite me pare sali berisha vari dy djemet e libofshes qe bene krim, vrane nje familje pleqesh. Ata ishin kriminel por edhe kjo me Belinden, Ramen, manastirlliun, e kope kriminela jane dhe per ta ka vetem nje denim, me vdekje ne litar qe te shkojn ne te semes se groposen nje popull te tere, shkaterruan shqiperine.

    Reply
  • ILIR says:
    November 21, 2025 at 3:26 pm

    Keshtu eshte kur vihen ministre ca te paafta dhe lehtesisht te manipulueshme.Kjo ish ministre nuk ka bere gje pa gje,mendoj se e ka mare pjesen,sic ndodh rendome tek ne.

    Reply
  • capi says:
    November 21, 2025 at 4:54 pm

    Nuk dua te mbroj keta hajdutet. Por nuk duhet te nguteni. Ne kesi kontratash ne pergjithesi shteti i perjashton operatorin nga taksat e shit-blerjes perfshire dhe aksizat. Duhet te shikohet marrveshja hidrokarbure, ose ndonje dokument nga ministria perkatese (financave ose energjitike) qe i perjashton nga keto lloj taksa. Duhet te shikojne mbrapsh qe kur eshte lidhur kontrata fillimish, sa di bankers e mori nga dikush tjeter.
    Qe eshte vjedhur eshte vjedhur, ndoshta me rimbursimet fiktive. Kete le ta gjejne hetuesit.

    Reply
  • Jovan Bregu says:
    November 22, 2025 at 7:50 am

    Shume shpejte u kujtua SPAK per dosjen, do gjej gje brenda!?!?

    Reply
  • edi says:
    November 22, 2025 at 8:12 am

    Po jo o Ilir nuk jane ministra apo ministre te pa afte sepse aftesite per te vjedhur i kane te medha . E dyta qe desha te them eshte qe mos merni guximin te kritikoni qeverine sepse jashte dritares eshte Dashi qe eshte i gatshem tju ofendoje me far e fis sepse e keni prekur nga familja !

    Reply
  • aSPAK personale says:
    November 22, 2025 at 8:23 am

    Bastisjen e rradhes SPAK i takon ta beje ne Surrel per ato 130 milion Euro te gjobes Becchettit qe i jane bllokuar Shqiperise nga Arbitrazhi.

    Reply
  • demo says:
    November 22, 2025 at 9:02 am

    Sikur NAFTA E NENTOKES SHQIPTARE,(kjo qe eshte,,e zeze sterre,pise,me shume squfur dhe pislleqe te tjera,te pariciklueshme,qe nuk e ha as qeni)te ishte kollondrisur si ne Norvegji,shqiptaret sot vetem me fitimet e naftes do te kishin cdo familje nje vile dhe nje mercedes C klass.
    E para-Truku i neveritjes,i peshtirosjes qe i bejne Pushtetaret e pas 90 naftes shqiptare,i ngjan frikes dhe neverise qe kishte ay hajduti lab nga Bullica Myzeqese. Ne mengjes kur u zgjua myzeqari,Labi ja kishte mbathur bashke me bullicen ne Hardhi te Bute.Nafta shqiptare,jo me squfur te jete,po te jete edhe me mut,edhe bitum fare,prape digjet,bile digjet ca me mire kur eshte me squfur,prape mund t`ja hedhesh cakullit dhe te shtrosh rruge,Prape te gjitha Rafinerite e botes e kerkojne.Por keta jane kurvat me te felliqura te njerezimit. Keta shkaterruan Rafinerine e Ballshit dhe rafineri te tjera per Interesat e tyre personale.Fondi Sovran qe tallin bythen keta me shqiptaret,eshte Fondi nga fitimet e naftes,qe Qeveria e Sotme dhe Qeverria e djeshme ,kane akumuluar ne Parajsat fiskale ne emer te Bankers,Taci oil dhe ca Taca te tjere.
    Nqs detyrimet e papaguara te Bankers per 12 vjet(qe nuk kalojne 10% te fitimit)jane 21 miljard dollare,Fitimet e ketyre Bankersave nga shitja e naftes shqiptare arrijne ne 300 miljard Dollare.Po Taci oil,po Albana Vokshi oil?????;
    Me 300 miljarde dollare sikur ta shembesh Shqiperine te tere dhe ta ndertosh nga e para,i bie qe cdo shqiptar te kete nje vile dhe nje C klass ne garazh.
    Ne folklorin popullor ka mbetur fashizmi italian,qe zbuloi vendburimet e naftes..Ka mbetur gerneta Kinostudios,Plasi ne Kucove! Por Kinostudio nuk dinte cfare eshte Hajduti malok dhe cfare eshte Klowni hajdut.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?