Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK bën bilancin: 15 procedime penale në korrik, 24 pasuri të sekuestruara
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > SPAK bën bilancin: 15 procedime penale në korrik, 24 pasuri të sekuestruara
KronikeKryesore

SPAK bën bilancin: 15 procedime penale në korrik, 24 pasuri të sekuestruara

Published: August 4, 2022
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme SPAK ka bërë bilancin e punës për muajin korrik.

Gjatë këtij muaji janë paraqitur 13 kallëzime penale, nga të cilat për 2 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimeve.

Janë regjistruar 15 procedime penale, nga të cilat, 4 procedime për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 11 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

- Publicitet -

Janë dërguar për gjykim 3 procedime penale me tre persona të pandehur, nga të cilat, një procedim me një të pandehur për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 2 procedime me 2 të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme janë miratuar nga Gjykata e Posaçme 21 masa sigurimi personale ndaj personave nën hetim.

Bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme janë miratuar caktime të masës së sigurimit pasuror nga Gjykata e Posaçme për 4 pasuri të paluajtshme me sipërfaqe totale prej 66 811 m².

Pas kërkesave përfundimtare të prokurorëve të posaçëm janë dhënë nga Gjykata e Posaçme 5 vendime themeli, duke deklaruar fajtorë 43 të pandehur.

Bazuar në ligjin Nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, (të ndryshuar), janë sekuestruar me vendim gjykate 24 pasuri, si më poshtë:

– 7 subjekte tregtare.

– 4 pasuri të luajtshme të llojit automjet.

– 13 pasuri të paluajtshme, nga të cilat, 10 sipërfaqe toke me sipërfaqe totale prej 24 233 m² dhe 3 objekte.

Janë kthyer 62 përgjigje për shkresa të ardhura nga institucione të ndryshme lidhur me statusin e shtetasve dhe zyrtarëve publikë shqiptarë në raport me procedimet penale ndaj tyre.

Janë ekzekutuar 5 vendime penale të formës së prerë si dhe janë nxjerrë 25 urdhra ekzekutimi për persona të dënuar nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë.

Janë nxjerrë urdhra ekzekutimi për konfiskimin e 51 pasurive të luajtshme, si më poshtë:

– 3 automjete.

– 48 aparate celulare të markave të ndryshme.

Janë nxjerrë urdhra ekzekutimi për konfiskimin e 75 pasurive të paluajtshme, si më poshtë:

– 73 sipërfaqe toke me sipërfaqe totale prej 305 175 m².

–  2 objekte.

Janë miratuar nga prokurorët e posaçëm 20 vendime për miratim takimesh të të paraburgosurve me familjarët e tyre dhe 5 vendime per lejimin e kryerjes së bisedave telefonike.

Është vënë në ekzekutim një letërporosi e ardhur nga autoritetet e huaja gjyqësore dhe është dërguar një letërporosi për ekzekutim autoriteteve të huaja.

Është vënë në ekzekutim një kërkesë për ushtrimin e ndjekjes penale në Republikën e Shqipërisë.

Janë mbajtur 2 takime koordinuese, palë e marrëveshjeve në kuadër të skuadrave të përbashkëta hetimore me autoritetet e huaja. Është dërguar dokumentacioni pranë Ministrisë së Drejtësisë me qëllim ekstradimin e një shtetasi shqiptar nga jashtë vendit në Republikën e Shqipërisë.

Është nënshkruar një marrëveshje për krijimin e një Skuadre të Përbashkët Hetimore me autoritetet e huaja.  Është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar e një shtetasi shqiptar.

U është kthyer përgjigje e plotë 22 kërkesave për informacion.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Mos u tallni me popullin duke bere parade suksesesh says:
    August 4, 2022 at 2:05 pm

    Na hengshit m… spak,keni gjet ca fakira per ti sekuestruar pasurine…
    Balozat e politikes e te drejtesis nuk dine sa pasuri kane dhe ju i beni fresk qe nga familja berisha,meta,zagarnjori,xhin xhoni e co

    Reply
  • Jimi says:
    August 4, 2022 at 7:35 pm

    SPAK perfundimisht ka humbur besimin tek njerezit . Ne deklaratat e herepashereshme jepen shifra si per te na mbushur mendjen, se po ben namin. Ne te vertet ato jane thjesht shifra te thata, te cilat tregojne se qellimi per te cilin SPAK u ngrite nuk eshte arritur. Qellimi i SPAK ishte dhe eshte arrestimi i figurave politike e shteterore, ne rastin konkret, arrestimi i Saliut dhe pse jo dhe i Ilirit.

    Reply
  • alphade says:
    August 4, 2022 at 10:02 pm

    Z,Lereni “bilancet” tuaja sepse beheni
    qesharake ne syte e 95% e shqiptareve !
    Shqiptareve nuk i plas bytha fare me
    “bilancet” per derisa PESHKAQENET , te
    kirruptuarit, minuesit e demokracise, shantazhuesit e drejtesise, spiunet e
    Sigurimit te Shtetit, agjentet e UDB-s
    se Milloshevicit, jo vetem bejne gjumin
    e embel per shtate pale qejfe ne Gjirin
    e Lalezit, atje ku edhe zoti KRAJA ka vi-
    len e vet por I bejne karshillek deri edhe
    superfuqise boterore, SHBA-s ! Imagjino-
    jeni se si e ndjen veten “boseti” KRAJA
    ne poturet e Vicidolasit dhe Cepanozit ?!
    MJERAN ! Frika dhe korrupsioni ia ka ver-
    buar syte dhe ndergjegjen e tyre te kalbur
    deri ne qelizen e fundit ! Sa per K/ministrin
    Ai e ka gjetur alibine e ndarjes se 3 “bran-
    cheve”, parimi palevizshem I demokacise,
    atij legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqesorit !
    Por kur vjen puna per 15 mije leke gjobe
    KM nuk heziton t’i leshoi katilinaret e tij
    duke propoziar edhe denimet ! Pse ky KM
    shkon me pushime apo merret me pune
    te parendesishme kur eshte emergjente
    Ndryshimi I Kushtetutes per Spiunet e
    agjentet si duke i hedhur ne koshin e baj-
    gave te historise, binomin Berisha- Meta !
    Ky do te ishte hapi i pare dhe mbase jo
    I fundit qe shpirtat e trazuara te shqip-
    tareve te qetesoheshin….! Por me sa duket
    KM nuk ka kellqe per te hyre ne histori si
    Reformatori I vertete i Shqipetise post-
    komuniste ….! Clitimin e vertete te Shqipe-
    rise nga mafia qe ka kapur per fyti kete
    vend…….!!!

    Reply
  • alphade says:
    August 4, 2022 at 10:17 pm

    Shenim: Tash ne keto momente u arres-
    tua ish-gobernadora è Porto Rikos, Jolan-
    da Vazkes u arrestua para disa minutash
    me motivacionin : Korrupsion ! Ndersa ne
    Shqiperi Korrupsioni ka rendesine e vet
    por korrupsionit i shtohen krimet maka-
    bre te Sali Berishes: 97-ta, Gerdeci, 21
    Janari …..etj.etj. nuk po i hyne gjemb ne
    kembe sepse Drejtesia shqiptare eshte
    e kalbur, korruptuar edhe sot e kesaj dite!
    Fale SHBA qe me etiketimin e Sali Vicidolit
    e pengoi deri ne nje fare shkalle revanshin
    fashist, terrorist te modelit ISSI- it dhe te
    Non La Den-it ……!! B

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • SHIFRA: Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt resorteve strategjike të qeverisë
  • Kokainë dhe Beton
  • Valë ekstreme i nxehti në Europë, alarm në 53 zona të Francës, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C
  • Pavarësisht epërsisë numerike, Turqia humbi ndaj Paraguajit dhe u eliminua nga Botërori
  • Brazili gjen fitoren falë Cunhas dhe Vinicius, Haiti skuadra e parë e eliminuar nga Botërori

Komentet e Fundit

  1. Kafshën time ma Përgojoni on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Anonymous on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  3. Deda on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  4. Leka on “Nuk e dua as si fanse”, përplasje mes Trump dhe Melonit, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër
  5. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?