Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK dyshon se Balluku paracaktoi edhe tenderin 20 mln euro të Unazës, një prej fituesve, i lidhur me familjen Berisha
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > SPAK dyshon se Balluku paracaktoi edhe tenderin 20 mln euro të Unazës, një prej fituesve, i lidhur me familjen Berisha
KronikeLajmi i fundit

SPAK dyshon se Balluku paracaktoi edhe tenderin 20 mln euro të Unazës, një prej fituesve, i lidhur me familjen Berisha

Published: November 20, 2025
Shpërndaje

Bisedat e zv.kryeministres me vartësit e saj, të zbuluara njëjtë si me tenderin e Tunelit të Llogarasë nga dekriptimi i telefonave – tregojnë se fituesi për lotin 4 të Unazës së Madhe ka qenë i paracaktuar. Skeda ju njeh se ç’ka ndodhur me tenderin e vitit 2021, si u shpall fituesi dhe u skualifikuan të gjithë konkurrentët e tjerë.

Tenderi i lotit të katërt të Unazës së Madhe u hap dhe u mbyll për tre muaj nga vartësit e Belinda Ballukut, Autoriteti Rrugor Shqiptar. Tenderi u hap më 16 gusht 2021, fituesi u shpall më 6 tetor dhe kontrata u lidh më 21 nëntor.

Bisedat e zv. kryeministres me vartësit e saj, të zbuluar njëjtë si me tenderin e Tunelit të Llogarasë nga dekriptimi i telefonave, tregojnë se fituesi ka qenë i paracaktuar.

- Publicitet -

Tenderi është fituar nga një bashkim i tre 3 operatorëve, “Euroteorema Peqin” shpk – “Pe-Vla-Ku” sh.p.k – “Nova Construction 2012” shpk. Oferta e tyre ka qenë sa 95% e fondit limit të tenderit, pra e kanë fituar ndërtimin e lotit të katërt me 19.9 mln euro pa TVSH, ndërkohë që fondi limit ishte rreth 21 mln euro.

Kompania Euroteorema rezulton se ka marrë shumë tendera edhe në kohën e qeverisjes së Berishës, kur merrte konsulenca juridike nga Argita Berisha, ndërsa “Nova Construction – 2012” shpk është në pronësi të Ilir Shtufit, i cili është ortak i një kuote në masën e 91% të vlerës së kapitalit të kësaj, i lidhur ngushtë me familjen Berisha.

Në faqen e prokurimit publik, tenderi rezulton me flamur të kuq, për dy arsye: janë skualifikuar të gjithë operatorët konkurrues, duke përfshirë edhe ato me ofertat më të ulëta.

Mes 8 kompanive konkurruese tre kanë pasur ofertë më të ulët: ALB – STAR që ka dhënë 16.8 milionë euro, BOE “CURRI” dhe “VELLEZERIT HYSA” dhe “BE – IS” që kanë ofruar ndërtimin e lotit të katërt me 17.4 milionë euro dhe KEVIN CONSTRUKSION që kërkoi vetëm 15.9 milionë euro. Të treja janë përjashtuar me argumentin se nuk plotësonin kriteret teknike të tenderit.

Kompanisë fituese i janë dhënë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave 267.6 pikë, ndërsa mesatarja e gjithë të tjerave ka qenë 89.2 pikë.

Pra, një fitues që shpallet me një procedurë shumë të shpejtë, një fitues dhe 7 konkurrues që s’kualifikohen, mes tyre edhe 3 oferta shumë më të ulëta. Nëse do të ishte shpallur fitues një kompani tjetër, përveç asaj që SPAK dyshon se Balluku kishte paracaktuar, taksapaguesit shqiptarë mund të shpëtonin disa miliona euro.

o.p. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Edi says:
    November 20, 2025 at 3:31 pm

    Ballukja ne te semes

    Reply
  • Remo says:
    November 20, 2025 at 3:42 pm

    A paska pasur fitues tenderash te lidhur me familjen Berisha, bere nga Ballukja? Epo atehere, sufllaqen e Ethemit, mbusheni vetem me qepe qe te lotoje tre dite me radhe.

    Reply
  • Yp Xhixhi says:
    November 20, 2025 at 3:43 pm

    Keta rraca Ballukeve e paskan per xhines ti sherbejne Partise e pastaj Partia t’ja rrase sa krahu e ti dergoje ne gop te s’emes!

    Reply
  • Iso says:
    November 20, 2025 at 5:11 pm

    Ore shoku Enver ne 98%te denimeve ka patur te drejte,po keshtu edhe per gjyshin e kesaj kuckes.Kur ishim me punime ne Kaptine te Martaneshit,tregonin se ne Bize beqoja(balluku) me petrit dumen e kompani benin harem ne bazen ushtarake.ADN-ja eshte e rendesishme.Flitet se kjo bucja ka dashnor met hasen,vellai i bujar hases nga vrasesit e pare te sali vukut prandaj dhe i kane bere bashkarisht komplot Erjon Veliajt.

    Reply
    • Xoni says:
      November 20, 2025 at 5:14 pm

      Çër thu mer tina, vallahi bilahi me u njall Enveri ta shkerdheu rracen. Po si vetem 98% paska pas te drejt ai. Rregullo gojen mer Iso Halja se ne Enveristat do te zhdukim pa lon gjurm,, mo keq se gjyshin e ksajt.

      Reply
  • Iso says:
    November 20, 2025 at 5:56 pm

    Te kuptova xano,ta paska kaleruar komandanti familjarisht.

    Reply
    • Xoni says:
      November 20, 2025 at 6:39 pm

      Kuptove lesh, ti dukesh qi ke mut n’ven trunit. Una t’dola borxhit, me komandantin mos e krruj shum se t’thash, kena me t’shkerdhy ne enveristat, ene para se m’u njall lugat Enveri.

      Reply
  • Skypion says:
    November 20, 2025 at 6:53 pm

    Tani s’ka me rendesi permendja e Doktorit. Per dite te tera, e permendet, u hodhet msyshin socialisteve fanatike dhe naiveve qe ky vend i ka me shumice. E c’bete ne fund te fundit?-Asgje. Edhe ate qe mendonit se do ta arrinit, duke terhequr vemendjen me Doktorin, ua prishi Lubia qe i ka hyre ne saraj sulltan-salep rames, dhe nuk po del qe andej.
    Po bejne pazar – thone; natyrisht qe po bejne pazar; secili per koken e vet; kane thirrur edhe Uluzi -oj zi kokshpatin qe te behet shehit.
    Nuk ka diskretitim me te madh per socialistet, tek shohin udheheqjen e tyre, te beje takime mu si ato te trafikanteve te droges, te anetareve te karteleve, apo ato te Mafies.
    Bile ca me keq akoma; mafiozet origjinale i bejne takimet fshehtas, sa me fshehtas te munden; kurse palloshi me lubine, e bejne ne mes te dites…

    Reply
  • demo says:
    November 20, 2025 at 9:29 pm

    Une nuk i marr vesh keto palaco opinionista,.Deri dje therrisnin te Arrestohet Balluku per keto e keto tendera.Sot kane dale neper ekrane dhe therrasin:Te mos arrestohet Balluku per pabarazi ne tendera.
    Kreshnik Spahiu dhe nje Specialist i kriminalistikes kerkojne Vendimin e Parlamentit per ndjekjen e Ballukut.
    Hip se te vrava,zbrit se te vrava,.Parlamenti me shumice votash nuk e dorzon Ballukun.Ik Balluke se shpetove.Gjykata Kushtetuese do te ktheje ne Detyre.
    Fevzi ti rri pushim sot,se Gjebrea ka nje Festival,qe e shohin vetem kengetaret me te afermit.

    Reply
  • Filoni says:
    November 21, 2025 at 12:00 am

    Doktorr ho me,ca bone?
    Ver emrin qytetari dixhital,ose emrin tend fundja fundit se je legjenda e parafundit nga komunistet ne glob,te parit nuk ja mer dot,Rroft Kim Jung-un dhe doktorr,e pac te shpejte.

    Reply
  • Filoni says:
    November 21, 2025 at 12:02 am

    ca barcoletash tregon mer jahu?!
    ne internet i gjen?ke chatgpt ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjyqi i Metës, prokurori: Kemi provat për 279 mijë dollarë, produkt korrupsioni, ish-kreu i LSI bëri pastrimin e tyre
  • Mega-dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  • FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  • Goditje ndaj ndërtimeve pa leje në Sarandë, 12 masa sigurimi për policë, zyrtarë dhe biznesmenë
  • “Zoti Bideja”, kolegët i bllokojnë foltoren deputetit Bido

Komentet e Fundit

  1. demo on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  2. xhaxhi moderatori on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  3. Kushtrimi on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. deputete pordha, meriton cjapin on I kërkuan mbrapsht mandatin, reagimi i Marjana Koçekut: Shkojmë në zgjedhje, do marr dhe kecin
  5. Anonymous on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?