Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve
Uncategorized

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve

Published: December 19, 2025
Shpërndaje

Mbledhja e Këshillit të Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, ku do të vendoset heqja ose jo e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, është shtyrë, pa u lënë një datë për mbledhjen e radhës.

Gjatë mbledhjes deputetët pjesëmarrës ranë dakord që të merrnin në dorëzim, për të shqyrtuar provat që Prokuroria e Posaçme ka vënë në dispozicion të tyre në një USB.

Palët janë dakordësuar që deputetët ta marrin USB-në me vete. Fillimisht kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se dokumentacioni nuk duhet të dalë nga mbledhja e Këshillit të Mandateve. Balla u ka thënë demokratëve që provat (USB) ta shohin në mbledhje dhe të mos i marrin me vete. Por me sa duket palët kanë gjetur dakordësinë për të marrë USB-në.

- Publicitet -

Burime bëjnë me dije se prokurorët kanë sqaruar se materiali i USB-së mund të aksesohet vetëm nga anëtarët e Këshillit të Mandateve, duke respektuar procedurat ligjore. Prokuroria ka dhënë dakordësinë që edhe avokati i Ballukut të njihet me provat.

Dosja që SPAK ka përgatitur për të mbështetur kërkesën për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Ballukut mësohet se është 10 mijë faqe. Për këtë arsye, avokati i saj ka kërkuar që të marrë 3 javë kohë për t’u njohur me të, por SPAK thotë se 5 ditë është koha maksimale.

Partia Socialiste është dakord me avokatin e Ballukut kërkon që mbledhja të shtyhet për në datë 19 janar, propozim që kundërshtohet nga PD, që kërkon ta zhvillojë të hënën mbledhjen e radhës.

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri mësohet të ketë pyetur prokurorin e çështjes, Prençi: “Duke pasur parasysh që e pandehura nuk bashkëpunon sepse nuk jep dorëheqjen madje intimidon dëshmitarët, që qeveria e mbron publikisht, a keni ju personalisht një urgjencë, një afat të arsyeshëm brenda të cilit edhe avokati të njihet me provat, edhe hetimi të mos zvarritet?”.

Ndërsa Prençi është përgjigjur: “Afati mendoj të jetë 3-5 ditë”. I të njëjtit mendim ka qenë edhe prokurorja tjetër Dorina Bejko.

“Kur u bë kjo drejtësia e SPAK-ut, e donit ju ndërsa ne kishim frikë… Ne ende sot kemi problemet tona me SPAK, që janë publike. Ju, me gojën e Edi Ramës vazhdoni thoni ça të kërkojë SPAK, do ia japim pa kushte… Mos më detyroni të njoftoj Edi Ramën që po i shkelni urdhrin duke vonuar SPAK, se e dini ju ç’ju gjen…?”. 

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • KCK Live ne Surrel says:
    December 19, 2025 at 3:59 pm

    Kurre nuk e kishte menduar burgun Lali Eri kur dilte pernate ne TV duke inauguruar nja 4 here nje kapak pusete!
    Kurre nuk e kishte menduar arrestimin Bela ndersa perlotej (sic ju rrefye Grida Sumes) tekse shpohej ai Tuneli i saj!
    …Ndersa Ed Rama e ka nje avantazh – ka mjaftueshem sinjale qe te mendoje me te keqen…

    Reply
  • intelektuali says:
    December 19, 2025 at 5:09 pm

    Ketu ne SHBA shume njerez po shikojne estraden e Parlamentit Enverist te Edi Rames ne You Tube ose ne platformat digitale dhe cuditen per nivelin e ulet profesional edhe te deputeteve, edhe te opozites, por edhe te prokuroreve SPAK qe nuk e dine qe:

    PARLAMENTI NUK ESHTE GJYKATE

    Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, eshte vendi ku do të vendoset heqja ose jo e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, dhe jo Gjykata Supreme qe do te marre vendim per fatin e saj. Avokatet e Belinda Ballukut nuk jane zgjedhur nga populli qe te asistojne ne Këshillin e Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, as te perfaqesojne deputeten Belinda Balluku perpara ketij Keshilli qe eshte organ i zgjedhur me vota nga populli dhe keto vota nuk mund te delegohen sipas deshires se nje deputeti edhe sikur ai ta kete te pamundur prezencen fizike, aq me shume kur nuk tregohen arsyet e mungeses se Belindes ne Parlament (me arsye apo pa arsye), e cilla eshte nen akuze nga SPAK per vepra penale te karakterit kriminal. E pyetem Inteligjencen Artificiale ne internet – AI per kete ceshtje: “A mund te perfaqesohet nje senator ne Kongresin e SHBA nga avokate?” dhe ja pergjigja:

    “Po, një senator amerikan mund të përfaqësohet absolutisht nga një avokat, madje edhe brenda Kongresit, kur ata janë si individë te lire që i nënshtrohen çështjeve ligjore private, por përfaqësimi i tyre zyrtar në Senat qe ka lidhje me kryerjen e detyrave zyrtare i takon vendimit te Këshillit Ligjor të Senatit, një institucion dypartiak, ndërsa senatorët si individë mund të punësojnë këshilltarë personalë vetem për çështje ligjore private. Senatorët i nënshtrohen ligjeve, përballen me hetime dhe mund të paditen, duke kërkuar mbrojtje ligjore, por institucioni kryesor “Këshilli Ligjor të Senatit” avokatët e vet te zgjedhur sipas nje procedure tejet transparente ne baze te Kushtetutes se SHBA.”

    prandaj:

    Estradat qe po luan Edi Rama dhe Partia Socialiste me Gjykaten Kushtetuese me pare dhe tani me Këshillin e Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, te fyejne inteligjencen dhe vertetojne se sa poshte ka rene Shteti Ligjor shqyptar, por nga ana tjeter mungesa e profesionalizmit te dukshem te SPAK qe konsultohet nga SHBA.

    Reply
  • intelektuali says:
    December 19, 2025 at 5:40 pm

    SHKARKIMI I BELINDES NA KUJTON SHKARKIMIN E PRESIDENTIT NIXON QE KERKOI TE MANIPULONTE KONGRESIN

    Nje postim me perkthim nga intelektuali nga Britannica per ata qe duan dhe mund te bejne krahasim:

    Skandali Watergate, ose thjesht Watergate, ishte një skandal politik në Shtetet e Bashkuara që përfshinte administratën e Presidentit Richard Nixon. Më 17 qershor 1972, operativë të lidhur me fushatën e rizgjedhjes së Nixon në vitin 1972 u kapën duke vjedhur dhe duke vendosur pajisje përgjimi në selinë e Komitetit Kombëtar Demokrat në kompleksin Watergate të Uashingtonit. Përpjekjet e Nixon për të fshehur përfshirjen e administratës së tij çuan në një proces shkarkimi me dajak nga Kongresi në gusht 1974. Ne fillim Nixoni nuk e kuptoi se sa serioze ishte situata qe ishte futur dhe beri cmos te manipulonte provat me metoda mafioze, madje te rrembente e kercenonte deshmitaret me agjente te CIA-s, por harroi se ne SHBA institucionet punojne te pavaruara dhe Kongresi caktoi nje agjent te FBI, jurist te licensuar me karte sigurie nga Kongresi dhe Keshilli Ligjor i Senatit, qe te ndiqte procesin dhe në mesin e prillit, juristi paraqiti para Kongresit 64 biseda të tjera të regjistruara. Nixon më pas i kaloi ditët duke dëgjuar kasetat, duke mbajtur shënime dhe duke u menduar thellë për atë që Graff e quan “një nga javët më të çuditshme në të gjithë historinë moderne presidenciale”. Në vend që të publikonte kasetat, stafi i Nixon prodhoi transkripte të redaktuara dhe manipuluara keq, ku vetë Nixon hoqi gjuhën “jopresidenciale”, përkatësisht zëvendësoi fjalët e ndyra dhe vulgaritetin me qindra “fjalë të fshira”. Më 29 prill, Nixon publikoi 1,300 faqe transkripte që përfshinin 46 kaseta. Hetuesit e Dhomës së Përfaqësuesve zbuluan se vetëm 20 nga 64 bisedat e regjistruara ishin transkriptuar drejt. Krahasimi me kasetat e siguruara tashmë nga hetuesit e FBI tregoi keqinterpretime dhe manipulime kesqadashese, te qellimshme. Megjithatë, transkriptet e redaktuara ende tregonin fuqine e dukshëme të Niksonit për mbulimin e ngjarjes.

    Si vazhdon kjo histori interesante? BAJGAT e Enverit qe e vertisin bythen si “Kurvat ne Bordello” dhe justifikojne veprimet mafioze te Edi Rames ne te gjitha aferat e tij me nje llogjike qe te fyen inteligjencen, ta mbyllin HALEN dhe te fshihen poshte barit, se intelektuali per ata lexues te nerum qe duan te mesojne te VERTETEN dhe te mos cuditen me keto estrada enveriste qe po luhen ne Shqypni,

    vazhdon:

    Komiteti Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve e informoi Niksonin se transkriptet nuk përmbushnin kërkesat e thirrjes në gjyq.[418] St. Clair bëri një lëvizje për të bllokuar thirrjen në gjyq të Jaworskit, duke i quajtur kasetat “thashetheme të papranueshme” pasi Niksoni nuk ishte një konspirator.[419] Jaworski zbuloi se Niksoni ishte një bashkë-konspirator i papaditur dhe ofroi, si kompromis, ta mbante këtë sekret dhe ta hiqte thirrjen në gjyq nëse Shtëpia e Bardhë do të publikonte vetëm 38 nga 64 kasetat.[420] St. Clair e hodhi poshtë këtë si shantazh.[421]

    Më 9 maj, gazeta pro-Nikson, Chicago Tribune, e braktisi presidentin në një editorial: “Ai është pa humor deri në atë pikë sa është çnjerëzor. Ai është dinak. Ai është i lëkundur. Ai është profan.”[422][423] Udhëheqësi republikan i Senatit, Hugh Scott, i quajti transkriptet “të mjerueshme, të neveritshme, të shëmtuara dhe imorale”.[416] Llogaritja e gabuar e Niksonit dha rezultatin e sondazhit të parë që tregonte se shumica e amerikanëve mbështesnin shkarkimin.[413]
    Send feedback

    Reply
  • intelektuali says:
    December 19, 2025 at 5:57 pm

    vazhdon:

    Më 9 maj, filluan seancat dëgjimore për shkarkimin e Nixonit. Më 10 maj, avokati i licencuar nga Kongresi (jo si avokatet dru me pre te Belindes pa asnje licence), Jaworski publikoi një përmbledhje prej 39 faqesh duke e quajtur Nixon një bashkëpunëtor të Drejtesise, ende i paakuzuar, por Kongresi arriti në përfundimin se “presidenti ishte i dënuar” me kete paraqitje faktesh dhe provash. Për të shmangur apelimet e zgjatura, avokati i Nixon, Jaworski kërkoi që Gjykata Supreme të shqyrtonte drejtpërdrejt ligjshmërinë e thirrjes në gjyq te klientit te tij, me të cilën ajo u pajtua më 31 maj. Më 15 qershor, Woodward dhe Bernstein botuan “Të gjithë njerëzit e Presidentit”, i cili u bë një bestseller.[429][430] Më vonë atë muaj, Komiteti Ervin publikoi raportin e tij përfundimtar prej 1,094 faqesh, duke përshkruar sjelljen e keqe të Shtëpisë së Bardhë pa e fajësuar shprehimisht Nixon-in. Demokratët konservatorë të Jugut filluan ta braktisnin Niksonin dhe më 23 korrik Lawrence Hogan u bë përfaqësuesi i parë republikan që mbështeti shkarkimin. Të nesërmen, Gjykata Supreme vendosi unanimisht (8–0) se kasetat e derguara në gjyq ishin të pranueshme, duke pohuar gjithashtu privilegjin ekzekutiv. Niksoni u pajtua dhe publikoi 20 kasetat e para të kërkuara në gjyq më 30 korrik.

    He mo lexues te nerum te gazetes DITA e shikoni se edhe ne SHBA “strategjike” kane bere vaki keto pislliqe si te Edi Rames dhe Belinda Ballukut, por kujdes jo me hajduteri te papare si ne Shqypni, por JAZEK nuk duan t’e ndersejme BAJGAT e Enverit qe te fillojne te lexojne si hoxha ne xhami “Rrezikun Anglo-Amerikan per Shqypnine”, prandaj beni durim dhe mbani vesh se intelektuali per ju,

    vazhdon:

    Reply
  • intelektuali says:
    December 19, 2025 at 6:11 pm

    vazhdon:

    Më 27 korrik 1974, Komiteti Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve votoi 27 me 11 për të rekomanduar nenin e parë të shkarkimit: pengim i drejtësisë. Më 29 korrik, komiteti rekomandoi një nen të dytë, abuzim me pushtetin dhe, të nesërmen, miratoi një të tretë – pengim të Kongresit – dhe hodhi poshtë dy që lidheshin me bombardimet në Kamboxhia dhe mashtrimin tatimor. Nëntëdhjetë përqind e amerikanëve i dëgjuan procedurat në radio ose i shikuan direkt ne televizion (Ku avulloi sekreti i Peleshit dhe Taulant Balles me dyer tembyllura dhe kasaforta Kuvendi me 7 pale dryne?). Mbështetja e Kongresit për Niksonin ra ndjeshem dhe nëse shkarkohej nga Dhoma e Përfaqësuesve, Niksonit i duhej mbështetja e 34 senatorëve për lirim nga akuzat. Më 5 gusht, Shtëpia e Bardhë publikoi kasetën me biseden Haldeman-Nixon tregoi se presidenti kishte mashtruar dhe gënjyer dhe kishte qenë i përfshirë në mbulimin e ngjarjes që nga fillimi i saj. Publikimi i saj shuajti pjesën më të madhe të mbështetjes së Kongresit për Nixonin, veçanërisht midis republikanëve që ndiheshin të tradhtuar nga Presidenti i tyre. Të nesërmen, guvernatori i Kalifornisë, Ronald Reagan, dhe kryetari i RNC-së, George H. W. Bush, i kërkuan Niksonit të jepte dorëheqjen. Senatori Barry Goldwater i tha se Nixoni kishte vetëm 12 vota në Senat dhe tha: “Ai më ka gënjyer për herë të fundit, nuk dua qe te me genjeje serish”. Duke pasur frikë se një Nixoni me veprimet e tij po vertetonte se ishte i papergjegjshem, ose sic thuhej ne Kushtetute nje President “i çmendur” dhe mund të shkaktonte në mënyrë të njëanshme Armagedonin bërthamor, Sekretari i Mbrojtjes James R. Schlesinger njoftoi udhëheqësit ushtarakë që të konfirmonin çdo urdhër presidencial për lëshimin e raketave vetem nga Kissingeri.

    Shyqyr qe Belinda Balluku dhe Edi Rama nuk kane Raketa apo Bumje bërthamore sepse Putini dhe Kimi do te na dukeshin LULE, por si vazhdon kjo histori interesante Me Bumje Berthamore? Beni durim se intelektuali,

    vazhdon:

    Reply
  • intelektuali says:
    December 19, 2025 at 6:17 pm

    vazhdon:

    Më 7 gusht, udhëheqësi i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Rhodes, udhëheqësi i pakicës në Senat, Hugh Scott, dhe Senatori Goldwater – një burrë shteti i respektuar republikan – vizituan Nixonin në Zyrën Ovale dhe, e kërkuan në mënyrë të qartë dorëheqjen e tij, e informuan se nuk kishte mbështetje të mjaftueshme për t’u liruar nga akuzat. I përballur me pashmangshmërinë e shkarkimit dhe shkarkimit të tij, Nixon vendosi të jepte dorëheqjen. Në një fjalim në Zyrën Ovale më 8 gusht, Nixon njoftoi dorëheqjen e tij, e para e çdo presidenti amerikan dhe që hyn në fuqi në mesditë të ditës tjetër, dhe pasardhësinë e tij nga Ford. Edhe pse deklaroi se nuk ishte “i dorëhequr”, Nixon shpjegoi se i mungonte mbështetja në Kongres dhe duhej të “vendoste interesin e Amerikës në vend të parë”. Avikati i tij. i caktuar dhe licensuar nga Kongresi, Jaworski vuri në dukje se fjalimi i lamtumirës nuk shprehte asnje keqardhje per pislliqet qe kishte kryer. Në mëngjes, Nixon dhe familja e tij i dhanë lamtumirën stafit të Shtëpisë së Bardhë në Dhomën Lindore. Ata u nisën me helikopterin presidencial, Army One, për në Bazën Ajrore Andrews të Maryland, ku hipën në Air Force One për në Kaliforni. Ford mbajti një fjalim 8-minutësh për inaugurimin, gjithashtu në Dhomën Lindore, duke deklaruar se “makthi ynë i gjatë kombëtar ka mbaruar”. Specialja e dorëheqjes së gazetes “Time” shiti 527,000 kopje – më shumë se çdo gazetë javore ndonjëherë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • EMRAT: SPAK shpall pretencën për të bashkëpandehurit në dosjen “Veliaj”, ja sa vite burg kërkon
  • Berisha: Mbështesim investimin e huaj në Zvërnec, është tokë private
  • Shpërthim bombe në Përmet, dy persona bien në kontakt me lëndën plasëse dhe gjymtohen
  • Aeroporti i Vlorës, Karakaçi: Kemi lëshuar gjobat e para për vonesat, 30 ditë afat për marrëveshje
  • E veshi në finalen e Kupës së Botës në 1958, fanella me numrin 10 e Pele do të dalë në ankand

Komentet e Fundit

  1. TRENI on Frenat e botës, në duar pleqsh
  2. Dashi on Rrezikonte hetimin qendror me Arbitrazh? SPAK liron llogaritë e dy arabëve të Zvërnecit, del emri që dyshohet për tjetërsim masiv pronash
  3. Patriot on Rama: Nëse pronat janë të ligjshme, shitësit do të marrin paratë. Projekti në Zvërnec nuk ndalet
  4. magi on Rama: Nëse pronat janë të ligjshme, shitësit do të marrin paratë. Projekti në Zvërnec nuk ndalet
  5. TRENI on PS dekoron babain e Ergys Agasit dhe ish-deputetin e sapodalë nga burgu Jurgis Çyrbja

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?