Gjykata e Lartë ka vendosur që më 5 mars të zhvillohet seanca për kërkesën e SPAK për rikthimin në qeli të Jamarbër Malltezit, dhëndri i Sali Berishës. Shorti ka caktuar relator të çështjes, gjyqtarin Sokol Binaj dhe anëtarë Ilir Panda e Sandër Simoni.
Sipas SPAK, Malltezi për të kryer korrupsion akuzohet se ka bashkëpunuar me një nga pushtetarët më të lartë të kohës, e konkretisht ish-kryeministrin Sali Berisha duke cenuar në këtë mënyrë themelet e shoqërisë madje duke e shtrirë korrupsionin edhe në vetë strukturat më të larta shtetërore.
Po kështu sipas prokurorisë, vepra penale e korrupsionit, por edhe ajo e pastrimit te parave klasifikohen në vepra të rënda që në fund dënohen vetëm me burg dhe ndaj Malltezi duhet të shkojë në qelitë e paraburgimit.
Malltezi u arrestua në tetor të 2023, për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” dhe pas një muaj qëndrimi në qeli u lirua nga gjyqtarja e Apelit, Iliriana Olldashi që caktoi masën e “arrestit shtëpiak”.
Sakaq, në të njëjtën datë, në orën 12: 30 do shqyrtohet edhe rekursi i Sali Berishës për heqjen e masës detyrim paraqitje që u caktua ndaj tij fillimisht. Berisha prej datës 30 dhjetor mbahet i izoluar ne banese për shkak se SPAK i kërkoi gjykatës ashpërsim të masës pasi nuk respektoi vendimin e parë të gjykatës.
Ish-kryeministri dhe dhëndri i tij po hetohen nga Prokuroria e Posaçme për vepra penale të korrupsionit në lidhje me privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani” dhe ndërtimin aty të 17 pallateve – një biznes që sipas SPAK i mundësoi Malltezit që të fitonte 5.4 milionë euro nga ndërtimi.
j.l./ dita

Kthimi i Malltezit ne burg do te thote kthim ne normalitet,ne te kundert skeni bere asgje kunder korrupsionit te larte dhe pandeshkueshmerise.5.4 milion euro jane nje shume qe fuste ne burg edhe kancelarin gjerman.
Po Erjon Veliaj kur do arrestohet? Beqaj kur do arrestohet? Rama koka Korrupsionit dhe Boshatisjes se Shqiperise kur do Arrestohet o Mashat e Diktatures se Re. Nga 2.8 milion shqiptare ne 2010 tani fale Rivdekjes se mrekullueshme Jemi 1.4 milion. Jeni normale o Spordhjak Qeverritar