Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK kontrollon banesën dhe zyrat e administratorit të OSHEE, Enea Karakaçi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > SPAK kontrollon banesën dhe zyrat e administratorit të OSHEE, Enea Karakaçi
KronikeLajmi i fundit

SPAK kontrollon banesën dhe zyrat e administratorit të OSHEE, Enea Karakaçi

Published: October 18, 2025
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar një aksion të befasishëm ndaj administratorit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Enea Karakaçi.

Sipas burimeve konfidenciale, kontrollet janë kryer mëngjesin e sotëm nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), me urdhër të lëshuar nga SPAK.

Agjentët kanë ushtruar kontroll në banesën e Karakaçit, në zyrën e tij pranë OSHEE dhe kanë sekuestruar pajisje elektronike, përfshirë celularë dhe kompjuterë, që dyshohet se përmbajnë komunikime apo të dhëna të rëndësishme për hetimin.

- Publicitet -

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se hetimi është pjesë e një dosjeje më të gjerë që lidhet me dyshime për korrupsion, shpërdorim detyre dhe abuzim me fondet publike në sistemin energjetik, veçanërisht në procedurat e prokurimeve, kontratat me kompani private dhe menaxhimin e aseteve të OSHEE-së.

Nuk dihet ende nëse Karakaçi ka statusin e të dyshuarit apo është thjesht subjekt i verifikimeve, por ky zhvillim vjen në një kohë kur SPAK ka intensifikuar hetimet për sektorët strategjikë të shtetit, përfshirë energjinë, ku janë evidentuar prej kohësh problematika të thella në menaxhim dhe transparencë.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Mentori says:
    October 19, 2025 at 3:16 am

    OSHEE e ka marrë lumi, shtyllat e elektrikut në shumë lagje të qytetit të Durrësit janë të kalbura dhe gjysmë të rëna i kemi lajmëruar në zyrat përkatëse të kompanisë dhe ku na kanë ardhur nuk kanë bërë gjë tjetër vetëm drejtimin e asaj shtylle kalbësirë. Arësya e humbjes së jetës para një muaji e një qytetari në Durrës ishte puna e dobët e OSHEE edhe pse ishte lajmëruar nga banorët e asaj lagje. E njëjta gjë në lagjen nr2 të qytetit mos të flasim pastaj në lagjet periferi të tij.
    Jeta e qytetarëve në shumë rrugë kryesore është e rrezikuar..
    Qytetarët kanë bërë ankesa drejtuar bashkisë por OSHEE përsëri e bën punën sa për të thënë e bëra.
    Situata është shumë serioze.

    Reply
  • Dursakja says:
    October 19, 2025 at 3:51 am

    Ky është realiteti i hidhur në Durrës.
    Është e pafalshme që në vitin 2025 ende qëndrojnë shtylla druri të kalbura dhe kabllo të varura rrezikshëm — ato të viteve të elektrifikimit, që atëherë ishin më të sigurta se sot! Abuzimi në OSHEE është skandaloz në çdo sektor dhe në çdo hallkë të administratës. 35 vite papërgjegjshmëri kanë sjellë dështim total në menaxhim dhe faliment moral e financiar. Kjo nuk është thjesht neglizhencë — është vjedhje e hapur dhe shpërfillje ndaj jetës së qytetarëve.

    Reply
  • Arbeni says:
    October 20, 2025 at 11:26 am

    Se mos OSHEE është e korruptuar !!!Çdo zyrë shteti dhe zyrtarë që kanë në dorë pasuritë publike është është i korruptuar e grykës për të vjedhur.Krim e korrupsion gjithëandej.Shteti hedh para e zhvillohen tendera,por puna ose nuk bëhet fare ose bëhet shkel e shko,sepse paratë ndahen me pronarët e kompanive që i fitojnë tenderat me fondin limit që vendos ministria përkatëse.Pra tenderat u jepen personave që janë të besuarëve të politikës.Këtë gjë e pashë nga 1991 e gjer më 1999,prandaj u largova nga ai vënd ku çdo qelizë e shtetit është e korruptuar.Dhe bëra mirë sepse shpëtova fëmijët nga mizerja të cilët u shkolluan në shkollat më të mira të botës.

    Reply
  • Pellumb burreli says:
    October 20, 2025 at 9:59 pm

    Po te Rakip SULI KUR DI SHKONI SE KA SHKU 2 her ne Spak Dhe as nje njoftim Nuk kemi degju se !!!!!!!!!!!!!😡😡😡😡😡😡😡😡😡😡😡😡

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Skandali i spiunazhit me trupat e KFOR-it: Prokuroria kroate ngre aktakuzë ndaj ish-pilotit dhe partneres së tij serbe
  • Normalizimi i inkompetencës
  • ​Goditje politikës së emigracionit të Trump: Gjykata Federale në SHBA rrëzon pezullimin e vizave për 75 vende, përfshirë Shqipërinë
  • 200-300 euro për një votë, SPAK pushon hetimin për dy kandidatët e Tom Doshit
  • Turqia lëshoi urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj tij, reagon Netanyahu: Erdogani diktator antisemit

Komentet e Fundit

  1. Dajti on “Diella” është një guaskë e zbrazët dixhitale
  2. Anonymous on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  3. Hysen Likaj on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  4. Replikuesi on Përplasja e gazetarit me truprojat e Kryeministrit, Rama: Shau si i përdalë një grua, e bullizoi bashkë me fëmijën
  5. Turisti on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?