Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur verifikimet lidhur me përgjimet e bëra publike nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj që tregon lidhjet e qeverisë Rama me biznesmenin kontrovers Ron Yeffet.
Në intervistën e tij nga Zvicra ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka publikuar audiopërgjime që, sipas tij, zbulojnë një skemë të dyshuar të abuzimit me fondet publike, grabitjes së aseteve shtetërore dhe trafikut ndërkombëtar të armëve. Në qendër të denoncimeve të tij janë biznesmeni Izraelit, Ron Yefet, kompania “Timak Defense” dhe ajo që Ahmetaj e quan “koncepti KAYO”.
Ahmetaj, ka ngritur akuza të forta edhe për industrinë ushtarake, duke pretenduar se armët prodhohen e paketohen në Shqipëri për t’u dërguar më pas në zona konflikti. Ai e ka lidhur këtë skemë drejtpërdrejt me Edi Ramën, ashtu sikurse edhe në denoncimet e mëparshme.
Veprimet e SPAK vijnë vetëm dy ditë pas transmetimit të intervistës së Ahmetajt, i cili prej disa kohësh ndodhet në Zvicër.
Gjatë intervistës me gazetarin Çim Peka, ish-zëvendëskryeministri publikoi disa audiopërgjime dhe ngriti një sërë akuzash të rënda, të cilat tashmë janë bërë objekt verifikimi nga organet e drejtësisë.
Ahmetaj pretendoi se materialet e publikuara prej tij lidhen me një skemë të dyshuar që përfshin abuzimin me fondet publike, asetet shtetërore dhe trafikun ndërkombëtar të armëve.
Në qendër të deklaratave të tij përmenden biznesmeni izraelit Ron Yeffet, kompania “Timak Defense”, si dhe ajo që Ahmetaj e ka cilësuar si “koncepti KAYO”.
Ish-zëvendëskryeministri ngriti gjithashtu pretendime lidhur me industrinë ushtarake shqiptare, duke deklaruar se armët prodhohen dhe paketohen në Shqipëri dhe më pas dërgohen drejt zonave të konfliktit.
Ahmetaj e ka cilësuar Ron Yefetin si një “Ergys Agasi ndërkombëtar”, duke pretenduar se ai kryen të njëjtat funksione të koordinimit të punëve të pista për llogari të kryeministrit që prej vitit 2008.
Tashmë, SPAK pritet të shqyrtojë materialet e intervistës dhe përgjimet e publikuara, për të vlerësuar nëse ato përmbajnë elementë që mund të çojnë në verifikime ose hetime të mëtejshme.
Deri në këtë fazë, bëhet fjalë për verifikime të materialeve dhe deklaratave të publikuara, ndërsa pretendimet e bëra nga Arben Ahmetaj nuk përbëjnë vetvetiu prova të provuara përpara gjykatës.
Po kush është Ron Yeffet dhe lidhjet me Ramën?
Biznesmeni izraelito-amerikan Ron Yeffet është shfaqur vitet e fundit në Shqipëri përmes një rrjeti kompanish dhe projektesh, duke zgjeruar aktivitetin e tij nga sektori privat në një prej fushave më strategjike për shtetin shqiptar si mbrojtja.
Që prej gushtit 2025, shteti shqiptar ka nisur të krijojë marrëdhënie të rëndësishme biznesi në industrinë e mbrojtjes me kompani të krijuara së fundmi, mes tyre Timak Defence dhe Advanced Arms Technology. Në qendër të këtyre sipërmarrjeve ndodhet Ron Yeffet, një biznesmen i cili, sipas dokumenteve dhe raportimeve të ‘Pamfletit’ ka marrëdhënie të afërta me kryeministrin Edi Rama.
Të dyja kompanitë janë ngritur si partneritete publik-private, ku shteti shqiptar, përmes kompanisë shtetërore KAYO, zotëron 20%, ndërsa 80% e pjesës së kapitalit është në duart e partnerëve privatë.
Timak Defence është krijuar për prodhimin dhe furnizimin e Forcave të Armatosura me automjete dhe mjete ushtarake. Ndërsa Advanced Arms Technology synon prodhimin dhe furnizimin me armë të kalibrit të lehtë e të mesëm dhe dronë ushtarakë.
Përfshirja e Yeffetit në këto kompani e vendos atë në një pozicion të rëndësishëm në raport me shtetin shqiptar, ndërsa mënyra e përzgjedhjes së partnerëve privatë dhe mungesa e tenderëve publikë janë ndër çështjet që Exit.al vë në pikëpyetje.
Yeffet ka një aktiviteti i të cilit shtrihet në disa vende dhe në sektorë të ndryshëm, përfshirë ndërtimin, pasuritë e paluajtshme, energjinë dhe tashmë industrinë e mbrojtjes.
Ai është bërë shtetas shqiptar në nëntor 2018. Më herët ai është shfaqur si aksionar në pakicë në një kompani të lidhur me Air Albania.Gjatë viteve 2023–2024, emri i tij lidhet me krijimin e disa kompanive në Shqipëri, mes tyre 1820 Black Oil, 1820 Albania dhe UNO18.
Në vitin 2025, Yeffet bleu 49% të aksioneve të Timak, për një shumë të raportuar prej 500 eurosh.
Pas autorizimit nga Këshilli i Ministrave për krijimin e partneriteteve publik-private në sektorin e mbrojtjes, KAYO zgjodhi Timakun si partner. Nga ky bashkëpunim u krijua Timak Defence, ku 80% e aksioneve zotërohet nga pala private dhe 20% nga shteti shqiptar.
Më pas u krijua edhe Advanced Arms Technology, me të njëjtën strukturë pronësie: 80% private dhe 20% shtetërore.Kështu, aktiviteti i Yeffetit në Shqipëri kalon nga kompanitë private dhe investimet në sektorë të ndryshëm drejt një marrëdhënieje të drejtpërdrejtë biznesi me shtetin shqiptar në industrinë e mbrojtjes.
j.l./ dita
