Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK, urdhërarreste në Tiranë dhe Shkodër të lidhura me trafikun e drogës (EMRAT)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SPAK, urdhërarreste në Tiranë dhe Shkodër të lidhura me trafikun e drogës (EMRAT)
AktualitetKronike

SPAK, urdhërarreste në Tiranë dhe Shkodër të lidhura me trafikun e drogës (EMRAT)

Published: September 26, 2026
Shpërndaje

Bledar Cafi, i njohur edhe me mbiemrin (Bokrri), u arrestua në orët e para të mëngjesit të sotëm në banesën e tij në Shkodër.

Operacioni i koduar “Muri i Lartë” u zhvillua nga Policia e Shtetit dhe BKH, nën drejtimin e SPAK.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, Gjykata e Posaçme kishte caktuar më 25 shtator 2026 ndaj Cafit masën e sigurisë “Arrest me burg”.

- Publicitet -

SPAK e akuzon për “Trafikim të lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Por ky nuk është rasti i parë kur emri i Bledar Cafit lidhet me hetime dhe dënime për trafik narkotikësh. Më 4 qershor 2020, Gjykata e Triestes në Itali e dënoi Cafin me 4 vjet e 2 muaj burg për trafik droge në sasi të mëdha.

Bledar Cafi

Në janar 2021, Policia e Shtetit e arrestoi në Shkodër me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Në atë kohë, ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe autoritetet italiane e kërkonin për veprat penale “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “Trafikim droge në sasi të mëdha”.

Emri i Bledar Cafit është shfaqur edhe në një raport të Policisë së Shtetit. Sipas këtij raporti, Bledar Cafi dhe vëllai i tij, Gëzim Cafi, ishin objekt verifikimesh nga Operacioni Forca e Ligjit. Raporti i referohej dënimeve të tyre brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe pasurive e aktiviteteve ekonomike të familjes.

Sipas të njëjtit raport, Cafi kishte pasur në Shqipëri aktivitete biznesi, mes tyre bar-kafe, aktivitet në sektorin e peshkimit në lumin Buna dhe një njësi për tregtimin me shumicë dhe pakicë të produkteve ushqimore në Shkodër.

Pesë vjet pas arrestimit për llogari të drejtësisë italiane, Bledar Cafi është sërish në pranga.

Këtë herë arrestimi lidhet me një hetim të SPAK. Në të njëjtin operacion, strukturat e Policisë dhe BKH-së ushtruan kontrolle për gjetjen e Endrit Dokles, i njohur edhe si Indrit Dokle.

Dokle është në kërkim që prej vitit 2024 dhe ndaj tij GJKKO ka vendosur masën “Arrest me burg” për akuza që lidhen me trafikimin e narkotikëve dhe grupin e strukturuar kriminal.

j.l. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Policët arrestojnë të rinj pas shpërndarjes së protestës
  • Ultimatum online: Afat Ramës deri nesër në mesditë, nëse nuk jep dorëheqjen…
  • Demo: 51 policë janë lënduar gjatë protestës në Tiranë
  • Tirana në flakë
  • Reuters për protestën në Tiranë: Shpërthim i dhunshëm i pakënaqësisë kundër Edi Ramës

Komentet e Fundit

  1. Ilir on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën
  2. Genci paris on Tirana në flakë
  3. K R on Tirana në flakë
  4. Skypion on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën
  5. Kalemi on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?