Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK: Padia ne Itali ndaj Dumanit, manovër procedurale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > SPAK: Padia ne Itali ndaj Dumanit, manovër procedurale
AnalizaKronikeLajmi i fundit

SPAK: Padia ne Itali ndaj Dumanit, manovër procedurale

Published: August 4, 2026
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme e ka parë si manovër procedurale kallëzimin penal për “shpifje” të ngritur në Itali ndaj prokurorit Altin Dumani nga familja Çela. Përmes një reagimi zyrtar SPAK theksoi se Dumani po paditet për shkak të detyrës zyrtare institucionale dhe se ky kallëzim po përdoret nga Petrit Çela si instrument për të kërkuar përjashtimin e tij nga dosja e bujshme ku të pandehur janë djemtë e tij Suel dhe Mario Çela

Prokuroria e Posaçme, SPAK, e ka cilësuar si një manovër procedurale kallëzimin penal për “shpifje” të ngritur në Verona të Italisë ndaj prokurorit Altin Dumani nga familja Çela, i cili u publikua së fundmi në disa media në vend.

Përmes një reagimi zyrtar të martën, SPAK la të kuptohej se Dumani po paditet në shtetin fqinj për shkak të detyrës së tij, dhe se ky kallëzim po përdoret nga Petrit Çela si taktikë për të hequr prokurorin nga dosja e bujshme ku i biri, Suel Çela, akuzohet si kreu i një organizate ndërkombëtare kriminale.

- Publicitet -

“I vetmi element i identifikuar që lidh prokurorin Altin Dumani me bashkëpunimin ndërkombëtar në fjalë është nënshkrimi, në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, i një shkrese institucionale”, thuhet në sqarimin që SPAK bëri për publikun, ku shtohet se nisma për hetimin e pasurive të Çelajve në Itali, kishte ardhur nga prokuroria e vendit fqinj.

Familja Çela, përmes Petrit Çelës, ka paditur në prill 2026 në Itali për shpifje prokurorin Altin Dumani. Çështja u arkivua nga drejtësia italiane në maj 2026, por Çela ka apeluar kundër vendimit të arkivimit. Petrit Çela dhe kompania e familjes “Meral SRL” pretendojnë se u është shkatërruar biznesi në mënyrë të padrejtë, pasi u sekuestruan rreth 4 milionë euro asete në Verona me dyshimin e pastrimit të parave nga trafiku i kokainës. Mbrojtja e familjes argumenton se çdo euro ishte e ligjshme.

Ndërkohë, sipas SPAK, Petrit Çela ka përdorur faktin e hapjes së këtij procedimi në Itali për t’i kërkuar SPAK-ut në maj dhe qershor 2026 përjashtimin e Dumanit nga dosja hetimore ndaj organizatës së dyshuar se drejtohet nga i biri. Kjo kërkesë u rrëzua si e pambështetur në ligj nga drejtuesi aktual i SPAK, pasi prokuroria argumenton se Dumani nuk ka pasur rol operativ hetimor, por vetëm rol përfaqësues.

Sipas SPAK, prokurori nuk ka kryer sekuestrime apo marrje në pyetje për çështjen e nisur në Itali, çka e bën të qartë motivin e vërtetë të padisë. “…rezulton lidhja ndërmjet kallëzimit të paraqitur në Itali dhe interesit të drejtpërdrejtë familjar që kallëzuesi Petrit Çela ka në procedimin penal nr.193/2023… si dhe përdorimi i vetë faktit të kallëzimit penal si bazë procedurale për kërkesën e përjashtimit të prokurorit të çështjes”, njoftoi SPAK.

Procedimi nr. 193/2023 në ngarkim të Suel Çelës dhe vëllait të tij Mario Çela, dhe një grupi të dyshuar bashkëpunëtorësh, përfshi një ish-gjyqtare të Elbasanit, u dërgua për gjykim nga SPAK në shkurt të këtij viti. Në këtë dosje, Marius Lulaj, alias Suel Çela, akuzohet për drejtimin e një organizate kriminale të përfshirë në trafik droge nga Ekuadori në Evropë, sigurimin e kushteve për vrasjen e Bled Muça alias Bledar Muça dhe Elvis Koçi, mbajtje pa leje të armëve, si dhe për atentatin me snajper ndaj rivalit Ardjan Çapja në vitin 2020.

Sipas SPAK, organizata e Çelës kishte ngritur një skemë të mirëfilltë ndikimi duke korruptuar ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu dhe ish-zyrtarin e policisë Dedan Gjoni për të lehtësuar pozitat e grupit në procese penale dhe rënduar ato të rivalëve.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Vl says:
    August 4, 2026 at 7:59 pm

    Ore rrota K po prokurori ate pune ka te ngrehi akuza . Gjukata qe eshte gjukat e pavarur jo si ne shqiperi jep te drjten kujt i takon.

    Reply
  • ANA says:
    August 4, 2026 at 8:34 pm

    Prokurori nuk ka nevoje t’u pergjigjet atyre;kjo qartazi duhet te jete nje manover procedurale qe synon ta largoje nga ceshtja ose te demtoje reputacionin e tij.Te gjithe e kemi pare se sa i afte eshte-dhe cfare kercenimi perben per shkelesit e ligjit-te gjithe politikanet dhe zyrtaret e profilit te larte qe kane abuzuar me fondet publike,jane ndeshkuar fale guximit dhe punes se tij.Perpara se te largohej nga drejtimi i SPAK-ut,arriti deri ne kryeministri tek ish-zevendeskryeministjra-dhe me nje levizje,demaskoi gjithe sistemin korruptiv shumevjecar.Prandaj,fakti se ne Itali i eshte bere nje padi,nuk do te thote asgje,eshte i parendesishem,kushdo mund te beje nje te tille.Ajo qe ka rendesi jane provat.

    Reply
  • Keta jemi ky eshte niveli says:
    August 4, 2026 at 9:58 pm

    Po e tregojn pak ndryshe problemin me nuanca furberisht akuzuese pa prova, si zakonisht, por ne itali tregohet pak ndryshe dhe SPAK apo Dumani akuzohet per shpifje dhe shkaterim biznesi nga pasoja e bllokimit te aseteve ekonomike pa prova…….

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    August 5, 2026 at 5:55 am

    Keta jane kiriminele te rrezikshejm,te lidhur ngushte me mafiozin Qzim Sejdini.Pas vdekjes Qazim lales kane formuar trustin e lule lakres.Princesha burgjeve eshte perfaqsuese ligjore e Trustit.

    Reply
    • Jeton Gjoleka says:
      August 5, 2026 at 8:03 pm

      Altin Dumani ēshtē idjot i ler dhe njē burec fshatar ordiner frikacak.

      Reply
  • Brunilda Stefa says:
    August 5, 2026 at 12:08 pm

    Altinin ta mbroje shteti se keta kriminela gjithmone mundohen ti fshehin krimet e tyre, me gjithe ato fakte qe ka nxjerre prokurori ata kundershtojne haptasi se mendojne se me pushtetin qe Kane mund te sundojne mbi drejtesine, por e Kane gabim e duhet tu hiqet cdo mbrojtje atyre, e cdo e drejte qe pretendojne.
    Te paguajne per krimet qe Kane bere.

    Reply
  • Otto says:
    August 5, 2026 at 3:05 pm

    Nuk e di kur SPAK MERR NE PYETJE TE PANDEHURIT A REGJISTROHEN NE VIDEO INTERVISTA

    Reply
  • Liria says:
    August 5, 2026 at 3:39 pm

    Une e akuzoj dhe e mallkoj SPAK-un vetem per nje njeri qe e dua te varur per kembesh ne mes te Elbasanit: Kryekriminelin Perbinsesh: Talo Cela!

    Reply
  • Anonymous says:
    August 5, 2026 at 4:21 pm

    Lexova shkrimin e Tarifes sot : pervec se filozof volterian qenka bere edhe psikanalist frojdian.
    Urime, tani shpetoi Shqiperia…

    Reply
  • nastradini says:
    August 5, 2026 at 5:30 pm

    Po mire ju ithtare te katunarit Altin Dumani dhe fansa te SPAK-OTURAK ku dhjet Edi Rama jashteqitjet e tij papushim:

    PO BURGOSJA E FREDI BELERIT NGA GJKKO E IRENA GJOKES, ME AKUZA TE SAJUARA PUTINISTE NGA SPAK DHE ME DESHMITARE TE REME, TE DEGJENERUAR TE PAGUAR NGA POLICIA CFARE ISHTE?

    sepse:

    Kjo burgosje turpi dhe rezili per Drejtesine shqyptare te deputetit te BE, Fredi Beleri, qe ngjan si ato burgosjet e Aranit Celes ne Kohen e Qepes te Enverit nuk tregon se Altin Dumani e perdor autoritetin e prokurorit te SPAK per shkak të detyrës zyrtare institucionale, por vepron me urdhera Partie nga gangsteri Edi Rama, qe eshte shume me i rrezikshem se drogaxhiu Suel Cela, sepse ka fuqine e gjithe shtetit dhe i jep urdherat per SPAK nga studiot TV qe i ka blere me parate e droges dhe krimit,

    Po shefi i Antidroges Dritan Zagani qe u masakrua nga Edi Rama dhe Drejtesia e tij enveriste? Dritan Zagani trgoi me gisht Saje Qorrin e Habilajve te Vlores, Gjykata Kushtetuese i dha te drejte, por a keni degjuar ndonje llaf te vetem, apo dike nga Shteti qe te rehabilitoje komisarin e policise te masakruar nga Drejtesia bedele e Edi Rames, apo nga Arben Kraja dhe Altin Dumani i SPAK, qe t’i thote Dritan Zaganit: “BUJRUM! EJA NE ATDHE, SE GABUAM!”

    Po komisari i policise se Fushkrujes Emeliano Nuhu qe u masakrua nga gangsteri Taulant Balla me patllake ne koke dhe me pas nga Edi Rama, sepse nuk pranoi te griste kallezimin e vajzes se perdhunuar nga Rraja e Krimit dhe shpetoi koken ne arrati?

    Po burgosja e deputetit Ervin Salianji, vetem sepse tregoi me gisht drogaxhiun vella te Fatmir Xhafes cfare ishte o FANSA trushkulur te Altin Dumanit? Sepse “…Dumani po paditet për shkak të detyrës zyrtare institucionale…” eshte nje genjeshter, nje mashtrim.

    Reply
  • nastradini says:
    August 6, 2026 at 5:52 pm

    Katunari Altin Dumani e kujton gjykatesen italiane sikur te jete Irena Gjoka Maneku dhe Drejtesine italiane sikur te jete GJKKO e tij, qe “…jep vendimet sipas Akt Akuzes se SPAK…”

    KY ESHTE KATUNARI GDHE ALTIN DUMANI, TURPI DHE REZILI I DREJTESISE DEMOKRATIKE

    qe:

    Rasi ne burg Fredi Belerin, si KOPJE e xhelatit te Enverit, Aranit Cela dhe si prokuror BEDEL i Putinit ne Rusi. A mund t’i besohet nje BEDELI te tille?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së. Kriza në Prishtinë shkon përtej emrit të kandidatit për President
  • Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Evis Salës?
  • 4iG dhe SpaceX nënshkruajnë marrëveshjen e parë në Europë për prezantimin e komunikimeve satelitore Starlink me pajisjet mobile
  • Rama shpjegon dorëheqjen e Evis Salës
  • Homazhet e Serbisë për vdekjen e Mlladiçit s’janë as të nderuara, as dinjitoze

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Pasojat e përplasjes politike të Varshavës me Kievin po ndihen në rrugët e Polonisë
  2. demo on “Top sekret 2”, dokumenti që trazoi debatin fetar në Kosovë
  3. Socialpis i ndershëm... on Ministrja e Shëndetësisë jep dorëheqjen nga kabineti i Ramës, zëra se nuk pranoi të firmoste monopolizimin e ilaçeve
  4. Toni on VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  5. sfilitje.com on Gruaja që tentoi të vriste Leninin më 1918

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?