Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK po heton transferta parash jashtë vendit nga kompani të lidhura me Ballukun
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > SPAK po heton transferta parash jashtë vendit nga kompani të lidhura me Ballukun
KronikeLajmi i fundit

SPAK po heton transferta parash jashtë vendit nga kompani të lidhura me Ballukun

Published: December 17, 2025
Shpërndaje

Në rrethet e bizneseve, të cilat kryejnë punë publike në infrastrukturë, flitej shpesh për disa kompani të preferuara në ministrinë e Infrastrukturës. Ato ishin 4 A-M e Metaliajve, 2T e Sakove dhe Alko Impex.

Bëhet fjalë për tre kompani, të cilat u rriten eksponencialisht me ardhjen e Belinda Ballukut në krye të ministrisë së Infrastrukturës duke arritur të qarkullonin deri në 130 milionë euro në vit. Jo rastësisht të treja kompanitë gjenden edhe në tenderat e Unazës së Madhe, për të cilat SPAK njoftoi një ditë më parë se e ka marrë nën hetim Ballukun.

4 A-M ishte fituesja e lotit të dytë së bashku me Ed Konstruksion dhe IDK Konstruksion me vlerë 25 milionë euro, ndërsa 2T dhe Alko Impex morën kontratën e lotit të shtatë me vlerë 23.5 milionë euro, në tortën e madhe të Unazës për të cilën SPAK dyshon se është ndarë e gjitha me tendera fiktivë dhe të paracaktuar.

- Publicitet -

Por teksa hetimet për zëvendëskryeministren vazhdojnë dhe SPAK ka kërkuar në Parlament heqjen e imunitetit të saj, një nga pistat kryesore të tyre janë flukset e lëvizjes së parave dhe transfertave të dyshimta, që kompanitë me status special kanë bërë jashtë Shqipërisë.

Prokuroria e Posaçme është duke verifikuar disa transferta të tilla të kryera nga kompania 4 A-M jashtë Shqipërisë. Prokurorët dyshojnë se këto transferta parash mund të kenë lidhje me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ndërkohë që verifikimet janë në proces.

Por si u shndërrua 4 A-M nga hiçi në një nga kontraktorët më të mëdhenj të shtetit? Zanafilla e suksesit fillon me Albcontrol.

Ndonëse fillimisht shihej si një kompani e lidhur me Partinë Demokratike për shkak edhe të origjinës tropojane të pronarëve të saj, në vitin 2012 kompania 4 A-M ishte një ndërmarrje me një xhiro prej rreth 3.3 milionë eurosh.

Por me ardhjen e socialistëve në pushtet, kompania e zotëruar nga Ardit Metaliaj dhe vëllezërit e tij nisi të ngjitej me një shpejtësi të rrufeshme duke u shndërruar në një nga peshkaqenët më të mëdhenj të fondeve publike.

Në vitet 2014-2015, 4 A-M mori disa kontrata të rëndësishme në Albcontrol, gjatë kohës kur ky institucion drejtohej nga Belinda Balluku. Kjo me sa duket ishte pikënisja e një marrëdhënie të veçantë, e cila do të forcohej edhe më shumë gjatë viteve në vijim, teksa pushteti i Ballukut rritej në mënyrë eksponenciale.

Në vitin 2018, xhiroja e kompanisë shkoi në 20 milionë euro. Një vit më vonë, në janar të vitit 2019, Belinda Balluku u emërua në krye të ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në vitin 2020, kompania realizoi një qarkullim vjetor prej 30 milionë eurosh. Por teksa pushteti i Ballukut konsolidohej edhe më shumë, kështu shtohej edhe fluksi i parave të buxhetit drejt 4 A-M. Në vitin 2021, kompania arkëtoi 43 milionë euro dhe në 3 vitet e fundit xhiroja e saj është konsoliduar në nivelin e 50 milionë eurove në vit.

Pjesa dërrmuese e këtyre parave vinin nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, KESH dhe OSHEE, tre institucione në varësi direkte të Belinda Ballukut.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Ok says:
    December 17, 2025 at 8:58 am

    Ndiqni parate dhe do gjeni ballukun

    Reply
  • Edi says:
    December 17, 2025 at 8:58 am

    Ndiqni parate dhe do gjeni ballukun

    Reply
  • SPAK says:
    December 17, 2025 at 9:52 am

    Sinqerisht nuk e kuptoj qendrimin e Dites dhe kush e paska shkelur kemben Thanos! Nje artikull pa emer dhe dashakeq! Duket sikur e ka shkruar Saliu! Te dashur bashkekombas! Bejuni europiane dhe lerini xhelozine dhe inatin menjane! Lereni drejtesine, ne se egziston, menjane! SPAK s’ka guxim te hetoje Saliun! Ka frike! dhe kane te drejte! Berisha eshte kriminel sadist! Por drejtesia eshte njelloj per te gjithe! Dhe keta prokurore e Gjykates Saliu i ka promovuar! Sistemin e drejtesise e rrotullon Argita! Ka miliarda Saliu! Belinda ne se ka vjedhur te dale para nje gjykate dhe te marre ate qe merriton,por ky gjyq popullor eshte krim! Dalja e sekretit nga SPAK ne media eshte krim tjeter! I lutem Parlamentit Shqiptar te ndryshoje disa ligje per drejtesine! Mendjemadhesia dhe marrezia e madheshtise tek Prokuroret, gjykatesit e plepave, BKH i ka kaluar masat e te qenit ligjore! Si mund te shkojne 4 BKH ne k/ministri dhe nuk lene arme tek garda! Pushtetet dhe detyrat jane te ndara! Kane shkuar kater me patllake ne brez dhe duan te hyjne …! Urime Shqiperi, urime drejtesia e re, urime Rama qe lejon keto gjera!

    Reply
  • Skypion says:
    December 17, 2025 at 10:17 am

    SKAP qe te behet me te vertete SPAK, jo vetem qe duhet t’i arrestoje keta hajdute, por duhet edhe tu gjeje parate e vjedhura bashke, plus gjoben respektive per demin e shkaktuar shtetit dhe qytetareve shqiptare.
    Pa kthye mbrapsht gjene e vjedhur nga keta hajdute te panginjur, nuk mund te kete drejtesi te vertete.
    Po, u kap krimineli Sajmir Tahiri, i vune prangat, e plasen ne burg; beri a s’beri 2 vite, dhe dolli jashte birbua, per tu marre me mbarevajtjen e bizneseve qe i ka ngritur pikerisht me parate vjedhura. Jane miliona; per kete gjysopinnge, ia vlen te besh ndoca vite burg, per miliona euro.
    Si ky rasti i kriminelit Tahiri, jane te gjithe; te gjithe attyre qe jane ne burg akoma, apo kane dale, gjeja e vjedhur nuk u eshte konfiskuar.
    Edhe me Kryehajdutin e Tiranes, me shume gjase, keshtu do te ndodhe; do te ndeshkohet per breket dhe tangat e se shoqes, por jo per qindra milionet e vjedhura shqiptareve.
    Meqe paska nisur hetim pasuror per Ballukun, kjo sikur te jep pak shprese; nese ndodh qe kthimi i gjese se vjedhur, te behet duke nisur nga Balluku, atehere edhe Kryehajdutit te Tiranes Veliajt patjeter qe do t’i nisin nje te tille.
    E prapeseprape, pa nisur hetim pasuror per hajdutin e hajduteve, Kryehajdutin e Shqiperise, sheikun e Ballkanit, tashme miliarder, monstres Rama, nuk mund te kete drejtesi te vertete.
    Zoterinj te SKAP, do ju quaj te tille te SPAK, vetem nese ktheni mbrapsht gjene e vjedhur nga kjo lukuni hajdutesh socialiste qe po plackisin Shqiperine.

    Reply
  • XYZ says:
    December 17, 2025 at 10:26 am

    SPAK,gazeta Dita në kohën e fundit është bërë buria e PD,dadove,dumdumanëve…

    Reply
  • Artan says:
    December 17, 2025 at 10:43 am

    Kur SPAK hetoi “Doktor Berishen” koqet e fishkura te te cilit thith çdo dite Skarypioni,ishte SKAP, tani na qenka kthyer ne SPAK.Jo po thoni qe nuk eshte gjeni Skarypioni dhe nuk thith vetem koqet e fishkura te Doktorit.

    Reply
  • Remo says:
    December 17, 2025 at 11:15 am

    @SPAK, sufllaqet kane filluar t’ua nakatosin
    me mish Qeni. Tashti, jo se ata kursehen e tregohen doreshternguar, milionat, vershojne
    nga te gjitha anet. Po ata larte, kerkojne qe ju, te LIHNI sa me shume. Kini kujdes, qente endacake, jane te pa vaksinuar, dhe nga agresiviteti qe te tregoni ne komente, me ben te dyshoj s’e jeni infektuar me virusin e terbimit. SPAK-one, vazhdoni te hani sa me shume, situata po shkon drejte anormales, dhe, po u keput zinxhiri i Beles(belase), keni per te ngrene njeri-tjetrin, ashtu sic edhe u’a kam thene. Me keq nga Qeneria e SHQUP-it, do perfundoni. E sic ndodh ne te tilla raste , Qeni i terbuar, kafshon edhe te zotin, kete do t’i beni edhe Shallvaregjerit te Surrelit!

    Reply
  • Haka Tekizoti says:
    December 17, 2025 at 1:59 pm

    Idiotësira të SPAK-ut. Paratë e transferuara nga kompanitë që kanë fituar tenderat, nëse janë në emër të tyre dhe jo të Ballukut, dyshimi është amatoreskt, thjesht një dëshirë e prokurorëve për të goditur dikë që i jep kapital për propagandë Saliut. Publiku dyshon se SPAKU dhe GjKKO janë vegla të Saliut, mirëpo këto nuk janë prova, megjithëse janë shumë afër provave, sepse mbështeten në faktin që i zvarritin heetimet ndaj tij, lejojnë ose ndihmojnë të shfrytëzohen prej tij mender hapësira procedurale, si dhe te faktti që ai i shan nga mëngjesi në darkë siç ia do qejfi dhe ata duket sikur e pëlqejnë këtë sjellje të tij, ngaqë u shërben si “provë” që nuk janë duke e favorizuar, se me demek, ai që të shan nuk mund të favorizohet.

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    December 17, 2025 at 2:56 pm

    Bllokimi i pasurise kudo te fshehur nen emra te vet,apo nen emra te tjere perben denimin kryesor te ketyre hajduteve te babezitur. Pershendes prokuroret e SPAK qe nuk lejuan kryehajdutin e Tiranes te marre pjese ne Keshillin bashkiak per te nenshkruar buxhetin e vjedhjes.Rama tani i ka lshuar nga zinxhiri te gjithe.Ka hequr dore nga Hypokrizia.
    Moto e Re:Asnje vjedhes ne duart e Drejtesise!
    Ata qe nuk i mbrojme dot me Imunitet qeverritar dhe parlamentar,t`ja fusin vrapit ne drejtim te paditur si Ergys Agasi me Ermal Beqirin.ulkonjen Balluku do ta mbrojme me voten e kartonave.Edi Ramen do ta mbroje Garda.Pasurite e vjedhura shpejt drejt Rinasit mos na i kapi SPAKU.Kemi lidhur kontrate me Canada air Lines.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?