Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Spanja mund Francën 2-0 dhe arrin në finalen e Kupës së Botës, “gjelat” francezë zhgënjejnë në gjysmëfinale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Sport > Spanja mund Francën 2-0 dhe arrin në finalen e Kupës së Botës, “gjelat” francezë zhgënjejnë në gjysmëfinale
Sport

Spanja mund Francën 2-0 dhe arrin në finalen e Kupës së Botës, “gjelat” francezë zhgënjejnë në gjysmëfinale

Published: July 15, 2026
Shpërndaje

Spanja është finalistja e parë e Kupës së Botës 2026. Ajo mundi mbrëmë Francën në një duel yjesh të futbollit botëror. Kjo gjysmëfinale ishte konsideruar me të drejtë edhe si finalja e madhe nisur nga përbërja e lojtarëve cilësorë që kanë të dy ekipet. Mbrëmë spanjollët treguan potencial të madh në mesfushë dhe e izoluan Francën, duke ia pamundësuar asaj të dalë në lojën e vet më të mirë. 15 minutat e para të ndeshjes ishin të barabarta, ku të dyja skuadrat analizonin lojën e njëra-tjetrës.

Por një episod do të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes. Gjyqtari akordon penallti për Spanjën në minutën e 22-të. Golin e epërsisë 1:0 për spanjollët e shënoi Mikel Ojarzabal. Ai ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 22-të. Portieri i Francës, Mike Maignan kuptoi anën, por nuk arriti ta presë gjuajtjen e Ojarzabalit. Ishte goli i pestë i sulmuesit spanjoll në Kupën e Botës 2026.

Pjesa e parë e takimit u mbyll 1-0 për spanjollët. Në pjesën e dytë pritej që Franca të përmirësote lojën e saj dhe ajo e bëri këtë, por nuk arriti të imponohet përballë një kundërshtari që luajti një “tiki-taka” të sofistikuar taktike, duke bllokuar hapësirat dhe duke ushtruar një kundërpresion që e mbajti Francën të izoluar në fushë, me reparte të shkëputura dhe me sulmues që u markuan mjaft mirë.

- Publicitet -

Atë që nuk e bëri Franca në fushë e bëri Spanja për herë të dytë. Pedro Porro shënoi golin e dytë pas një kombinimi perfekt të lojtarëve spanjollë në fazën ofensive. Ballëpërballë me portierin francez ai arrin ta mposhtë dhe të dërgojë topin në rrjetë, duke dyfishuar rezultatin.

Trajneri Deshamps bën ndryshime të shumta te Franca, duke fuqizuar sulmin, por Spanja me moral të lartë di ta përballojë presionin. Madje Lamine Jamal tregohet i rrezikshëm në çdo prekje topi. Nga ana tjetër, edhe trajneri De la Fuente bën ndryshime në ekip, duke nxjerrë lojtarët e lodhur dhe duke futur elementë të rinj si Uilliams e të tjerë që bënë mirë detyrat e tyre në fushë.

Pavarësisht se Franca pati gati 40 minuta kohë për të bërë kthesë pas pësimit të golit të dytë, nuk ia doli. Goditjet e Mbape përfunduan të gjitha mbi traun e portës spanjolle. Për pasojë, Spanja e fitoi këtë ndeshje 2-0 dhe siguroi finalen e madhe. Franca u eliminua dhe pret pa shumë motivim kundërshtarin për vendin e tretë në Botëror. Pritet të mësohet finalisti i dytë mes Argjentinës dhe Anglisë, një ndeshje që pritet të prodhojë emocione të tjera të mëdha nga kjo Kupë Bote.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Bie Netanyahu? Opozita izraelite bashkon forcat, nisin negociatat për koalicionin e madh
  • ​Dita e zgjedhjeve në SHBA
  • Ndihmoi Ergys Agasin gjatë kohës në arrati, lirohet nga qelia Embro Sulejmani
  • PRIZREN: Promovohet libri “Vallëzim me hënën” i shkrimtarit Namik Dokle, i botuar në Sarajevë
  • “Je transferuar me urdhër të Ramës”, Veliaj letër gjykatëses së GJKKO-së: Hetoni urdhrin

Komentet e Fundit

  1. Ish-naftetar on Trump e quajti “nevojtore”, kush është sekreti i një prej vendeve me mirëqenien më të lartë në botë
  2. Luan Myrtaj on Kutia e Pandorës që zbardhi një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash, në qendër të së cilës ndodhet ish-zëvendës kryeministrja e vendit
  3. Fieri 11 on Kutia e Pandorës që zbardhi një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash, në qendër të së cilës ndodhet ish-zëvendës kryeministrja e vendit
  4. RROFTË QENDRESA !!! on Kutia e Pandorës që zbardhi një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash, në qendër të së cilës ndodhet ish-zëvendës kryeministrja e vendit
  5. Kokpalari 21 janarit on Kutia e Pandorës që zbardhi një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash, në qendër të së cilës ndodhet ish-zëvendës kryeministrja e vendit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?